Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/7
Pamja
< 6 |
faqe - 7 - |
8 > |
.
.
Në gjashtëdhjetë vjetorin e Masakrës së Tivarit që ndodhi në prill të vitit 1945
.
.
Kolonat e vdekjes përfunduan në Tivar[2]
--------------------------------------
.
.
Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar më 1 prill 1945 u vranë dhe u
masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan
këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh...
.
1. Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.3.1945 dhe pas 5-6 ditësh
arriti në Tivar; ku iu dorëzua reparteve të Divizionit IX jugosllav.[3]
.
2. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën
përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës
X malazeze.[4]
.
3. Eshaloni i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 nën përcjelljen e
Brigadës XXVII.[5]
.
Gjatë muajve mars-prill 1945 përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për Frontin
e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u
dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë.
.
Ndërkaq, në janar 1945 për në frontin verior (të Sremit)[6] janë mobilizuar rreth 18.500
shqiptarë në përbërje të Brigadës të "Kosmetit"[7] dhe 5.000 të tjerë nga Maqedonia.
.
Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm
rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike, për frontet e ashtuquajtura të
"Sremit" e të "Adriatikut".
.
.
Sheradin Berisha, historian
.
.
< 6 |
faqe - 7 - |
8 > |
- ↑ Masakra e Tivarit, një ndër kurthat Doktrinës së shejt serbe në fund të luftës së dytë botërore; në Enc.> w:Masakra e Tivarit dhe w:Doktrina e shenjt serbe.
- ↑ Nga historiani Sheradin Berisha, shkëputje nga një faqe e plotë,botuar te gazeta "Zëri i ditës", e shtunë-e diel, 2-3 prill 2005, f. 20) në Enc.> w:Sheradin Berisha dhe w:Gazeta Zëri i ditës
- ↑ Divizion i forcave të armatosura të Jugosllavisë komuniste në Enc.> w:Divizionit IX i APJ-së#Historia
- ↑ Brigada e forcave të armatosura të Jugosllavisë komuniste dhe Brigada e X e ushtrisë që më vonë paraqitet si Mbrojtja Teritoriale e Malit të Zinë Enc.> w:Brigada XXVII e APJ-së#Historia dhe w:Mbrojtja Teritoriale e Malit të Zi#Brigada X
- ↑ Brigada e forcave të armatosura të Jugosllavisë komuniste në Enc.> w:Brigada XXVII e APJ-së#Historia
- ↑ Sremi - qytet në afërsi të cilit ishte krijiuar një frontë luftues të forcve të armatosura pro komuniste dhe pro fashiste;në Enc.> w:Fronti i Sremit
- ↑ Brigad e përbërë kryesisht nga sgqiptarët;në Enc.> w:Brigada Kosmet e APJ-së