Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/6
Pamja
< 5 |
faqe - 6 - |
7 > |
.
.
Zotni Xhon Bolton as që merakoset se me qëndrimet e tija proserbe, del i padrejtë dhe
injorant në histori e në letërsi, gjë që nuk i dinë apo nuk ia kanë thënë padronët e tij, por
mjafton që intrigat dhe krimet serbe i dimë ne dhe i di shkrimtari ynë:[2]
.
.
"Do ta sjell si shembull dëmtimin e syve të afreskës së Simonidës në Manastirin e
Graçanicës. Nuk e di sa e ke vërejtur ti këtë dëmtim të tmerrshëm!”- foli me ironi drejtori
i shkollës.
.
„Ky dëmtim nuk i përket kësaj kohe! Kam lexuar edhe studime arkeologjike dhe
variantet e pranuara shkencërisht mbi dëmtimin e syve të afreskës. Njëri variant thot
se...”- ndërhyri kësaj radhe Van Joviqi.
.
“E di se ç’dëshiron të thuash! Ato janë gjepura! Variantin më të besueshëm e jep poeti
ynë i mirënjohur Rakiq, kur thotë:
.
„T`i nxorën sytë e bukura, pikturë
.
Një natë shqiptari, i mbrojtur nga terri
.
Në kishën e vjetër, aty mbi mur,
.
"Me maje të thikës të dy sytë t`i theri."
.
„Mos u nxito, o i uruari i perëndisë! Edhe gospodine Joviq ka të drejtë kur thotë se...”
Për të dytën herë pa majorin që me një vështrim të rrufeshëm e përlau drejtorin e
shkollës, i cili në heshtje uli kokën. Pastaj iu drejtua patrikut, duke ia ndërpre bisedën:
.
„Nuk dua biseda politike, patër!”
.
„Si urdhëro, gospodine majore!”- foli patriku me zë nënshtrues."
.
.
(Muharrem Blakaj, shkrimtar)
.
.
< 5 |
faqe - 6 - |
7 > |
- ↑ Xhon Bolton, një politikan evropian i njohur si kundështarë i shqiptarëve ; në Enc.> w:Xhon Bolton.
- ↑ Është fjala për shkrimtarin shqiptar në përgjithësi, në këtë rastë jepet teksti i Muharrem Blakaj ; në Enc.> w:Muharrem Blakaj, dhe w:Shkrimtarët shqiptar.