Jump to content

Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/5

Nga Wikibooks

< 4
faqe
- 5 -

6 >
Megali Idea[1]
.
.
          Greqia dhe Serbia kishin hartuar, qysh më 1844, "Megali Idenë" (Ideja e Madhe),
    projekt ky i Jani Kuktit.[2]
.
.
                  Me rastin e 121-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
                  ----------------------------------------------------------
.
          Kriza Lindore[3] që filloi në vitet e `70-ta të shekullit XIX, ishte një paralajmërim i
     ndryshimeve të mëdha politike-ushtarake, posaçërisht në Evropën Lindore.
.
          Tokat shqiptare gjendeshin nën Perandorinë Osmane. Ndërsa, shtetet fqinje ballkanike,
     tashmë synonin pushtimin e viseve shqiptare. Për këtë qëllim, Greqia dhe Serbia kishin
     hartuar, qysh më 1844, "Megali Idenë" (Ideja e Madhe), projekt ky i Jani Kuktit, dhe
     "Naçertania" (Projekt) i Ilija Garashaninit.
.
          Në vitin 1875 filluan kryengritjet e popullit në Bosnje Hercegovinë kundër pushtetit
     Osman, një vit më vonë në Bullgari, e më vonë edhe Serbia dhe Mali i Zi, të nxitura dhe
     të përkrahura nga Rusia, filluan luftën kundër Osmanëve.
.
          Përpjekjet e sllavëve të Ballkanit, ishin të pasuksesshme. Prandaj, për këtë arsye,
     Rusia, më 24 prill 1877, i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Rrethanat e krijuara nga
     lufta ruso-turke, qenë një rrezik i pandërprerë për shqiptarët, shihej qartë se lufta
     pansllaviste, kishte qëllime ekspansioniste, sidomos ndaj tokave shqiptare. Këtë e
     vërteton Traktati i Shën Stefanit[4], i nënshkruar më 3 mars 1878, fitores ruse kundër
     turqve.
.
          Ky traktat ishte tërësisht në favor të Rusisë dhe të shteteve tjera të Ballkanit,
     përkatësisht cenonte rëndë integritetin e Shqipërisë, sepse, sipas këtij traktati, 
     Bullgarisë do t`i jepeshin krahina shqiptare, si: 
     Pogradeci, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Shkupi, Tetova, Kaçaniku dhe Kumanova.
.
          Serbia do të aneksonte Kosovën Veriore, deri në afërsi të Mitrovicës, Mali i Zi
     përvetësonte: Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Kelmendin, Rugovën, Ulqinin, Krajën e
     Anamalin, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej përsëri nën Sundimin e
     Perandorisë Turke.[5] Publikimi i Traktatit të Shën Stefanit, shqetësoi së tepërmi qarqet
     patriotike shqiptare, por edhe Fuqitë e Mëdha, sidomos Anglinë dhe Austro-Hungarinë."  
. 
.                                                                                                                          
                                                                              Nga Frashër Demaj[6]
                                                                              -----------------
.
.

< 4
faqe
- 5 -

6 >

  1. Megali Idea, një planë program, platëformë e nacionalistëve grekë ; në Enc.> w:Megali Idea, w:Greqia dhe w:Serbia.
  2. Jani Kukti, një nacionalist grekë pro sllavë; në Enc.> w:Jani Kukti.
  3. Kriza Lindore 1870, kundërthënjet e përcjellur me disa marrëveshje të mëshefta për kufinjë pas dështimeve Osmane në Vjenë; në Enc.> w:Kriza Lindore 1870.
  4. Një marrëveshje gjatë Krizës Lindore; në Enc.> w:Traktati i Shën Stefanit.
  5. Vise shqiptare të cilat edhe përkundër marrëveshjeve Lidhja e Prizrenit nuk e pranonte të ndaheshin nga Shqipëria; në Enc.> w:Lidhja e Prizrenit dhe w:Lufta e parë Ballkanike.
  6. Nga Frashër Demaj: "SHQIPTARËT NËPËR SHEKUJ", botoi revista "Shqipëria Etnike", nr. 1 dhe 2/1999, f. 6 dhe 4-6. në Enc.> w:Frashër Demaj dhe w:Revista Shqipëria Etnike