Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/3
Pamja
< 2 |
faqe - 3 - |
4 > |
.
.
Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak
--------------------------------------------
Zonja Doris Pak, - nuk po Ju besojmë aspak!
.
.
Shkruajnë: Kadri Mani dhe Shukrije Bunjaku-Mani[1]
.
.
Me të vërtetë, disa përfaqësues të OKB-së dhe të BE-së[2] jopublikisht do të mirëpresin
një shtyrje të formimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës.[3]
.
.
Zonja Doris Pak, edhe përpara e kemi ditur se jeni fort alergjike ndaj Kosovës dhe lirisë
e pavarësisë të saj, por në lajmet e sotme keni dalë përfushe me një transparencë dhe
arrogancë prej një dashakeqeje të egër!
.
Paraqitja Juaj kundër Kryeministrit të ri, Zotni Ramush Haradinajt[4], me shprehjet
retorike se nuk dini se kush i beson atij, që nënkupton edhe përgjigjen Tuaj se nuk i beson
askush, mund të llogaritni vetëm në veten Tuaj, me përkrahje të një pakice kombëtarësh
ndërkombëtarësh, që i ka hetuar edhe komentatori zotni Bugajski, porse jemi të bindur se
do të dështoni me turp.
.
Ta paragjykoni Kryeministrin tonë që në start, është ligësi, por edhe trashtinë! Kështu,
sepse kjo është qeveria jonë e parë: kompakte, komplete dhe unike. Dhe pikërisht pse
është e këtillë dhe me perspektivë, reaksioni kombëtar-ndërkombëtar parapëlqeu ngutjen,
përshpejtimin e pengesave që të eliminojë çdo nismë!
.
Poashtu Ju u shprehët e pakënaqur edhe me Presidentin e Kosovës! Por nuk e morëm
vesh përse? - në mos qoftë për shkakun që Kryetarin dhe Kryeministrin ta caktonin ato
struktura sekrete bashkë me miken tuaj - Serbinë!?!
.
Ngaqë atë që thatë Ju, se ka vite që Dr. Rugova[5] ua thotë të njëjtat fjalë, nuk janë hiç
bindëse? - eventualisht nëse nuk është fjala pikërisht kundër dëshirave dhe vendosmërisë
të Presidentit: për njohjen e pavarësisë formale të Kosovës, për inkuadrimin e Kosovës
përkrah forcave Veriatlantike dhe në miqësi të përhershme me Amerikën? Dhe nëse është
kjo, Ju duhet të kërkoni ndihmë në ndonjë spital psikiatrik, sa s’keni shkalluar
krejtësisht?
.
Themi kështu, sepse ato qëndrime janë antidemokratike, janë paternaliste dhe me
pasoja.
.
Me ju pajtohen dhe përputhen forcat reaksionare në Kosovë: ”Epoka e Re”, “Fokus”,
“Koha Ditore”, “Çlirimi”, “Kosovapress” etj.[6]
.
Ne presim që Ju t’iu kërkoni falje Kryetarit e Kryeministrit tonë dhe votuesve të
Kosovës.
.
.
Në pritje e sipër, Ju përshëndesim.
.
.
< 2 |
faqe - 3 - |
4 > |
- ↑ në Enc.> w:Kadri Mani dhe w:Shukrije Bunjaku-Mani.
- ↑ OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara, BE - Bashkimi Evropian. në Enc.> w:OKB dhe w:BE.
- ↑ Pavarsia e Kosovës, një proces me pengesa që ka filluar 1999 dhe vazhdon në Enc.> w:Pavarsia e Kosovës.
- ↑ Ish-Kryeministëri i cili përshkakë të politikave të ngjajshme si të Doris Pak-ut, u deshë që të lëshonte postin dhe të mbrohej në procesin e Hagës. në Enc.> w:Ramush Haradinaj.
- ↑ Ibrahim Rugova, presiden i parë në Kosovë dhe prirës i lëvzjes paqësore në Kosovë. në Enc.> w:Ibrahim Rugove.
- ↑ në Enc.> w:Gazeta Epoka e Re, w:Gazeta Fokus, w:Gazeta Koha Ditore, w:Gazeta Çlirimi dhe w:Gazeta Kosovapress.