Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/2
Appearance
< 1 |
faqe - 2 - |
3 > |
Me atë rast, fort i vlefshmi Vehbi Kajtazi[1] pati shkruar: . . “Pra, deklarata e shefit të diplomacisë shqiptare, jo vetëm që nuk është për t’u qortuar, por është për t’u vlerësuar lart, sepse për herë të parë diplomacia shqiptare ka një qëndrim të drejtë për Kosovën. Për herë të parë Besnik Mustafaj[2] e nxjerr nga gjumi i thellë servil, politikën e përgjithshme shqiptare. Për herë të parë diplomacia shqiptare shoqërohet edhe me tërheqje të vërejtjes që i paska shqetësuar të tjerët. Pse duhet të shqetësohen të tjerët nga e drejta legjitime për mbrojtjen e vetvetes? Si nuk reagoi askush kur Maqedonia bëri marrëveshje me Serbinë duke gëlltitur territorin e Kosovës?” Ku ishin dorispakët e xhonboltonët me kompani dhe pse i mbyllnin të dy sytë përpara Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të vitit 1986- (Memorandum SANU, 1986), apo janë aq të paditur!?! . Përse nuk reagoi askush për varrosjen solemne të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviqit!?[3] Përse nuk identifikohen as pas 7 (shtatë) vjete kufomat e të masakruarve, të humburve e të pagjeturve!?- iu vrafshin lotët e nënave shqiptare! Dhe historia ka me iu akuzuar dhe ndëshkuar për bashkëpunëtorë të kriminelit të ndjerë e të mjerë-Sllobodan Millosheviq: sa hektarë tokë shqiptare të Komunës së Vitisë ia ka falë Serbia Maqedonisë!?[4] . Ku ishit Ju zonja Doris Pack që nuk u angazhuat kurrë për arrestimin e kriminelëve të luftës Karaxhiq-Mladiq!?! Në cilat raste Juve, Zonjë, iu funksionon gishti kërcënues e në cilat raste iu paralizohet!?! . . Pikërisht tash është rasti t’ua përkujtojmë edhe paudhësitë Tuaja paraprake: . .
< 1 |
faqe - 2 - |
3 > |
- ↑ në Enc.> w:Vehbi Kajtazi.
- ↑ Deklaratë e Ministrit të Punëve të jashtme të Shqipërisë, të cilën e kishte sulmuar Doris Pak Në Enc. w:Besnik Mustafa
- ↑ I njohur në Evropë dhe Botë si Kasapi i Ballkanit.Në Enc. w:Besnik Mustafa
- ↑ Marrëveshje në mes Serbis dhe Maqedonisë për kufirin e Kosovës e cila për administratën ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe shqiptarët ishte e plavlefshme, pasi që Serbia nuk kishte kopetenca për një gjë të till. Në Enc. w:Marrveshja e Serbis dhe Maqedonis për kfirin Kosovë-Maqedoni