Jump to content

Jeta dhe Vdekja/29

Nga Wikibooks

ADHURIMI - I DOMOSDOSHËM POR, SI BËHET?


Faqe 28
faqe
- 29 -

Faqe 30
Njerëzit mendojnë se adhurim janë (vetëm) pesë dispozitat e Islamit: (eshhedu en la ilahe il-la llah ve eshhedu enne Muhammeden resulullah- Dëshmoj se nuk ka Hyjni tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Tij), falja e namazit, dhënia e zekatit[1], të agjëruarit e muajit të ramadanit (ramazanit) dhe shkuarja në haxh e të gjithë atyre që kanë mundësi materiale për të shkuar atje. Themi se mbi këto shtylla është ngritur feja.

Në këtë mënyrë, Zoti ynë ka paraparë që ne, me anë të kësaj feje, të jemi në një lidhje të vazhdueshme me Të, sepse shejtani kështu nuk do të ketë gjasa të na mashtrojë, përderisa ne të paraqesim prezencën, dhuntitë dhe bollëkun e Tij në çdo kohë, apo në çdo çast.

Namazi pas namazit, apo namazi i njëpasnjëshëm e ‘grason’ (yndyros) imanin[2] dhe padyshim, ai na mbron nga devijimi prej programit të All-llahut xh.sh., bile na forcon dhe na afron tek All-llahu i Lartmadhëruar. Kështu është edhe me agjërimin, zekatin dhe haxhin. Secili adhurim mban me vete dritën (nurin) e All-llahut xh.sh.

Sa herë që e ndiejmë veten të tensionuar, apo kemi presione të brendshme, përqëndrohemi dhe shkojmë marrim një pjesë drite (nuri) prej All-llahut xh.sh., i cili na kthen në vete barazpeshën tonë imanore. Njëlloj, sikurse ndërmarrim masat e duhura kur dobësohen bateritë. Sigurisht që i drejto-hemi karikuesit të baterive për t’a mbushur atë përsëri. Islami përfshin programin e të gjithë jetës njerëzore.

Nuk dua të futem në polemika të kota me ata të cilët thonë se: Islamin e përbëjnë vetëm (pesë) dispozitat e Islamit. Nëse t’i falesh, jep zekat, agjëron dhe shkon në haxh, me këtë e ke siguruar afrimin tënd tek All-llahu xh.sh. Pasi t’i bësh këto, më pas ti vepro ç’të duash, apo leri punët e kësaj bote të gjy-kojnë lirshëm pa mbështetjen e imanit!

Të gjithëve atyre, që mendojnë kështu, iu them: nuk kam për qëllim të polemizoj, por do të flas vetëm nga një kënd i obligimeve fetare që ne kemi. Të marrim lutjen (namazin). Për të hyrë në namaz, apo për të dalë para All-llahut, është i domosdoshëm angazhimi ynë jetësor në:

E para, që duhet të bëjmë, e që na i obligon qëndrimi në këmbë para All-llahut në namaz, është mbulesa e pjesshme e trupit apo e pjesëve të turpshme. Nuk kam për qëllim të them se nevojiten rroba ose diçka të ngjajshme me to, por kam për qëllim qoftë edhe një copë arneje apo bezeje, sa për t’i mbuluar pjesët e obligueshme. Kjo arnë (që të prodhohet) ka nevojë për pambuk, ndërsa pambuku ka nevojë për bujkun. Pastaj bujku ka nevojë t’a lëvrojë tokën për të hedhur farën. Kjo farë mund të gjendet ose jo këtu tek ne (në vendin tonë). Në këtë situatë detyrohemi t’a importojmë nga jashtë. Pastaj, për t’a lëvruar tokën, domosdo, bujkut i nevojitet plugu prej metali të rëndë, si plugu i thjeshtë që e përdorte njeriu primitiv.

Kështu njeriut i bëhet e domosdoshme të hapë xeherore nëpër kodra e male, për t’a nxjerrë xehen e papërpunuar të hekurit. E gjithë kjo punë gjigante për të bërë një plug të thjeshtë. Kjo xehe, pastaj, obligon ndërtimin e fonderive e pastaj punën e farkatarëve dhe kështu, derisa t’i dorëzohet bujkut për t’u shërbyer. Pastaj, kur pambuku bëhet i gatshëm, nevojitet që t’a mbledhë dikush e pastaj t’a transportojë atë deri në magazinë. Prej aty, dërgohet më pas për t’u përpunuar në fabrikat e tekstileve, për t’u shndërruar në fije (penj). Pasi të bëhet fija (e pambukut), ajo dërgohet në veg, për t’a bërë copë bezeje. Aty shkon tek tregtari, që merret me shitjen e tij, për t’a marrë, e prej tij e blejmë ne. Të gjitha këto lëvizje janë të domosdoshme, që ne të mundemi të qëndrojmë para All-llahut të Lartmadhëruar, pra për t’a mbuluar trupin dhe për të na u pranuar namazi.

  1. Zekat-populli ynë është mësuar të thotë Zeqat. është dhënia obligative e 2.5% të pasurisë (ngase është prej urdhërave të All-llahut xh.sh.) një herë në vit. Pra, nga pasuria e tubuar, këtë shumë besimtarët ia japin institucioneve fetare ose drejtpërsëdrejti të varfërve. Kemi edhe shuma të tjera të zakatit të cilat ndryshojnë sipas prodhimit...etj.
  2. E bën imanin të fuqishëm, pasi çdo send që është i grasuar (yndyrosur) mirë nuk ndryshket (apo vyshket). Kështu është edhe kur ‘grasohet’ imani.

Faqe 28
faqe
- 29 -

Faqe 30