Jeta dhe Vdekja/28
JETA E DUNJASË | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
All-llahu i Lartmadhëruar e krijoi universin për një qëllim të caktuar dhe na tregoi për të, me qëllim që ne t’a kuptojmë arsyen e krijimit. Pra, cili ishte qëllimi dhe cili është përfundimi.
I Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:
“Xhindët dhe njerëzit nuk i krijova për gjë tjetër, përveçse të më adhurojnë. Prej tyre nuk kërkoj furnizim (risk), e as të më ushqejnë. Pa dyshim, All-llahu është i vetmi Furnizues! Ai posedon Fuqi të Plotë të pakontestueshme!”[1] Pra, qëllimi i krijimit tonë në këtë univers qenka që t’a adhurojmë dhe t’a lartësojmë All-llahun, t’a lavdërojmë e t’a madhërojmë Atë. Shtrohet pyetja, pse i Lartmadhëruari i paska përcaktuar vetëm qeniet njerëzore dhe xhinn-ët, ndërsa krijesat e tjera në univers i ka lënë pa përcaktim? Pse? Kjo është për arsyen se i Lartësuari vetëm këtyre dy krijesave u ka dhënë lirinë e të shprehurit. Këto dy krijesa mund të besojnë (pohojnë) dhe të mohojnë. Këto kanë lirinë t’i binden ose (mos e thashtë Zoti) kanë lirinë t’a mohojnë. Ndërsa llojet e tjera, në mbarë universin, janë të detyruara t’i binden (nënshtrohen) Madhërisë së Tij. Atyre nuk iu është dhënë mundësi alternative. Ato, gjithnjë, e madhërojnë All-llahun e Lartmadhëruar, nuk hamenden, e as nuk harrojnë për t’a madhëruar. Lexojeni thënien e All-llahut xh. sh. në Kur’an Fisnik :
“'A nuk po e sheh se All-llahut i bën sexhde çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që ekziston në tokë. (I bën sexhde:) dielli dhe hëna, yjet dhe malet, drunjtë dhe shtazët. (Atij i bëjnë sexhde:) edhe shumë nga (qeniet) njerëzore, prej të cilëve shumë prej tyre e meritojnë dënimin. Atë të cilin e turpëron All-llahu, s’ka kush që mund t’a nderojë. Pa dyshim, All-llahu vepron sipas Vullnetit të Tij.”[2] Nga ky ajet kuptojmë se të gjitha gjallesat i bëjnë sexhde të Lartmadhëruarit All-llah, qofshin ato në tokë apo në qiell. Askush nuk e shkel respektin, bindjen, përkujtimin dhe lartësimin ndaj All-llahut xh.sh.. Njeriu nuk i përket absolutisht këtij grupi. Njerëzit janë dy tabore. Ata besimtarë dhe ata femohues (kafirë). Vetëm kur është përmendur emri i njeriut ndodhi sqarimi i këtyre dy taboreve. Pse? Sepse All-llahu i Lartmadhëruar, ashtu siç thamë, njerëzve dhe xhinn-ëve u ka dhënë lirinë e zgjedhjes. I Lartësuari, e krijoi këtë univers madhështor për t’i shërbyer njeriut, zëvendësit të Tij në tokë. I tërë universi iu bind Krijuesit të vet. Me përjashtim të shumë njerëzve, të cilët All-llahu i bëri zotërues të universit të Tij! All-llahu xh.sh. ia kishte paraqitur Amanetin ( në këtë rast amaneti është liria e zgjedhjes alternative) të gjitha llojeve të universit. Të gjitha u copëtuan në vetvetet e tyre, sepse nuk ishin të disponuara t’a mbanin këtë barrë, dhe thonin: O Zot, duam dhe pranojmë të jemi të detyruara në nënshtrim dhe në bindje. I Lartësuari, në Kur’an, thotë:
“Ne, kur ua ofruam amanetin qiejve, tokës dhe maleve, ato u drithëruan nga frika e atij (amaneti)[3] dhe nuk e morën përsipër këtë barrë. (Këtë amanet) e pranoi njeriu. Ai, ( njeriu në momentin e pranimit) vërtet ishte dëmtues (i vetvetes) dhe injorant (xhahil-ngase nuk e kuptoi se ç’kishte pranuar).”[4] Kjo ishte përzgjedhja e parë dhe e fundit për të gjitha llojet e krijesave në univers. Ishte njeriu ai i cili pranoi t’a mbajë këtë barrë, pra, këtë amanet. I Lartësuari ia paraqiti këtë liri nga dashuria, e jo nga urrejtja. Të bëhet i fortë për t’a mundur mohimin. Të besojë me plotdashuri në All-llahun xh.sh. Xhinn-ët dhe njerëzit janë dy krijesa, të cilat do t’a vërtetojnë cilësinë e dashurisë së All-llahut. Këta do të përzgjedhin duke u bazuar në programin e Tij, me dëshirën e tyre. Këtë do t’a bëjnë nga dashuria, e jo nga domosdo-shmëria. Këta do t’a lartësojnë, do t’i përkulen, do t’a madhë-rojnë, do t’i luten dhe falënderojnë All-llahun, vetëm e vetëm për t’a shprehur dashurinë ndaj Tij. I Lartmadhëruari thotë: “Nuk i krijova xhinn-ët dhe njerëzit (për gjë tjetër) përveçse të më adhurojnë”. Për t’ia dhënë saktësinë adhurimit, duhen të përfshihen të gjitha rrymat lëvizëse të jetës. Pra, të gjitha veprat njerëzore duhet t’a shprehin dashurinë ndaj All-llahut xh.sh. Secila lëvizje në jetë, është argument i gjallë për këtë dashuri. Programi është argument, sinqeriteti është shkëlqim, gjithashtu, edhe rrugë-timi tij nuk duhet të ketë shtrembërim. Nuk duhet që All-llahu t’a shohë njeriun, aty ku ia ka ndaluar të qëndrojë, gjithashtu, mos t’a ndiejë mungesën (e kryerjes së veprave) për të cilat është urdhëruar. | ||||
|