Jeta dhe Vdekja/27
VETËVRASËSI – PËRJETËSISHT NË ZJARR | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Ashtu siç thamë më sipër: jeta dhe vdekja janë dy gjëra të kundërta. Njeriu nuk ka kurrfarë mundësie t’i bashkojë ato. Askush prej krijesave nuk ia merr shpirtin tjetrit. Dikush mund të thotë se: është e vërtetë (e saktë) se njeriu nuk ka mundësi t’a nxjerrë vetveten nga vdekja në jetë, dhe këtu nuk ka vend për polemikë, por, ama, njeriu mundet që t’a kalojë veten nga jeta në vdekje. (Kjo ndodh atëherë) Kur dikush vendos të vetëvritet. I jep vetes një plumb, ose e hedh veten nga një farë lartësie (ndërtese), kodër ose hidhet në det, etj.
Këtyre, që mendojnë kështu, iu themi: Pse e përzieni vdekjen me vrasjen!? Vetëvrasësve iu është caktur dënimi në xhehennemin e përjetshëm. A e dini pse? Sepse njeriu nuk e ka krijuar vetë veten e tij, atëherë pse të veprojë kështu!? All-llahu xh.sh. ishte Ai që e krijoi atë, me trup dhe me shpirt. Jeta e tij është dhunti e All-llahut. Kur dikush vetëvritet ka shkaktuar dëm në pronën, e cila nuk është pasuri e tij. Ai i cili vret një njeri pa qëllim, do të dënohet me shpagim të vlerës së caktuar. Ndërsa, ai i cili e vret veten me qëllim, kot së koti, ose prej ngatërresave që i janë shkaktuar në tokë, dënimi i tij është në xhehennemin e përjetshëm. Vetëvrasësi e ka mbytur veten me qëllim dhe, për këtë, dënimi është i drejtë. Me këtë, i Lartësuari, dëshiroi që ne të mësojmë se jeta, përsa i përket njeriut, është pararendësja e vdekjes. Pra, njeriu nuk e përjeton këtë jetë, nëse nuk ekziston me të edhe e kundërta e saj - vdekja. Për të kuptuar se kjo jetë do të mbarojë, (dhe se ai do të shkojë) në atë vend ku ai ishte më parë. Pra, aty ku kishte filluar roli i tij. Por nëse është i vdekur, atëherë (ligjet) vdekja do t’a përcjellë atë. Duhet t’a kuptojmë se kemi dallim midis jetës së konceptuar sipas vizionit tonë dhe jetës reale. Jeta sipas vizio-nit tonë mund të kuptohet si kënaqësi, lojë, mburrje me pasuri dhe fëmijë. Mbase ky duhej të ishte kuptimi, sipas vizionit tonë, i jetës së kësaj bote. Për këtë arsye, ngarendim pas tyre, sa për t’i arritur ato gjëra që na joshin. Por, i Lartmadhëruari All-llah, nuk na e krijoi neve jetën e kësaj bote për këto kotë-sira (për lojra dhe kënaqësi). All-llahu këtë e krijoi për një qëllim, i cili duhet të realizohet. Le të lexojmë thënien e All-llahut në Kur’an:
“Ne nuk e krijuar qiellin dhe Tokën, dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për t’u zbavitur. Sikur Ne të dëshironim të argëtoheshim do ta bënim atë sipas mënyrës Sonë (ashtu si i përket Mbretërisë Sonë), por Ne nuk e bëjmë këtë (për zbavitje).”[1] Pra, prej kësaj mësojmë se i Lartësuari ka përcaktuar detyrimet për secilën gjallesë. Kjo përgjegjësi është edhe qëllimi i jetës, bile është qëllimi i krijimit në tërësi. Nëse je kurioz për të kuptuar funksionin e ndonjë gjëje, atëherë pyete atë që e ka krijuar ose prodhuar atë objekt: Përse e krijove atë? Kjo është ekuivalente me rastin e të pyeturit të prodhuesit të ndonjë fabrike për prodhimet e saj. P.sh. prodhimi i lavatriçeve ka për qëllim që t’ia lehtësojë punët zonjës së shtëpisë për larjen e rrobave. Ajo ka një sistem dhe një rol të caktuar, pasi prodhuesi ia ka caktuar detyrën (funksionin) asaj. Me këtë prodhuesi realizon qëllimin e vetvetes. Prodhuesi shpiku pjesë dhe mjete të ndryshme dhe i sistemoi ato për t’a realizuar qëllimin e tij. Gjithashtu, ai ka caktuar mënyrën, formën dhe sistemin e punës. Ka paraparë që në rast ngarkeseje, makina të sigurohet me anë të siguresave. Pra, kur ajo të mbingarkohet, nuk do të mund të funksionojë për t’a kryer punën e caktuar. Nëse ndodh që të prishet, prodhuesi na e ka lehtësuar punën, duke na ofruar katalogun për të marrë udhëzimet e para. Kjo na shërben për t’a evide-ntuar prishjen. Nëse ne ndërhyjmë në riparimin e saj, pa udhëzimet e prodhuesit ose mjeshtrit dhe i përvishemi punës me hamendje, ka shumë mundësi që t’a prishim edhe më shumë atë, në vend që t’a riparojmë. Është për t’u çuditur se ne veprojmë kështu, me të gjitha makineritë ose mjetet që ka prodhuar qenia njerëzore. Kështu veprojmë me veturat, frigoriferët etj., por kur bëhet fjalë për sigurimin e jetës së njeriut sipas udhëzimeve të Krijuesit, stepemi dhe nuk i marrim këto udhëzime. Ai është Krijuesi, Ai e di më së miri se çka i duhet, e çka nuk i duhet njeriut. Çuditërisht, ne veprojmë sipas tekave tona dhe kështu bëhemi shkaktarë të ngatërresave. Ne, sigurisht nuk jemi të aftë të dimë se si t’a riparojmë sistemin programor të krijimit, të parashikuar nga Ai, për jetën tonë. Jemi të mbingarkuar me ide dhe programe njerëzore, të cilat po na ngulfasin. Propagandohen dhe paraqiten ide të ndryshme, që orvaten të na bindin se janë në gjendje t’a riparojnë mirëqenien njerëzore më mirë se All-llahu!! All-llahu xh.sh. na e ka sqaruar këtë, në Kur’anin Kerim:
“Kur atyre ju thuhet: mos bëni ngatërresa në botë, ata përgjigjen duke thënë: “Por ne jemi reformistë (mundohemi për të mirën e njerëzimit)!”[2]. Veni re ata janë ngatërrestarë? - por këtë nuk e ndiejnë”[3] Nëse, tani, duam t’a përfshijmë shkurtimisht atë që thamë në këtë kapitull, do të kishim: All-llahu i Lartësuar e krijoi njeriun për të qenë i përjetshëm në jetë. Secilit që i fryu nga Shpirti i Tij, që prej kohës së Ademit e deri tek Dita e Kijametit, e ka të garantuar përjetësinë. Ai ose do të jetë i kënaqur në xhennet, ose do të pësojë dënimin në xhehennem. Kjo do të thotë se ai është i përjetshëm. Askush nga kjo botë nuk vdes për të mos u ringja-llur[4], dhe askush nuk do të ringjallet kot së koti. Secili do të merret në pyetje dhe kjo, gjithashtu, nuk do të ndodhë pa ndonjë qëllim (kot), por (për të caktuar se) do të hyjë në xhennet, apo në xhehennem. All-llahu i Lartmadhëruar ka bërë që fillimi i etapave të jetës të fillojë me vdekjen. Ne kemi ardhur në këtë botë nga vdekja e botës së parajetës - Dherrit. U transferuam nga të qenurit të vdekur, në të qenurit të gjallë. E këtë, ju siguroj, se askush nuk mund t’a bëjë me përjashtim të All-llahut xh.sh. Ai është i Vetmi që është Krijuesi i vdekjes dhe i jetës. Është i Vetmi i Cili do t’i ngjallë të vdekurit nga varrezat. Nuk ka asnjë forcë tjetër, në univers, ekuivalente me Të. Kushdo qofshin ata, qofshin individë ose grupe njerëzish (forcash), nuk do të mundeshin t’a transferonin të vdekurin në jetë, ose t’ia ndalojnë ndokujt transferimin prej jetës në vdekje. Ne, të gjithë, jemi të paaftë t’i japim dikujt jetë ose t’ia ndalim atë. Jeta dhe vdekja janë dy gjëra të kundërta. Ai i cili është i gjallë nuk është i vdekur, gjithashtu, ai i cili është i vdekur nuk është i gjallë. Secili ka ligjet dhe botën e vet. Thamë se ne e dallojmë vdekjen nga vrasja, si dy gjëra të ndryshme. Këto ndryshojnë dukshëm nga njëra tjetra. Pastaj theksuam qëllimet e krijimit të universit. Pse e krijoi All-llahu xh.sh.? Cili ishte qëllimi i kësaj? Pastaj thamë: prodhuesi i një gjësendi (objekti) e realizon qëllimin e tij. Por njeriu, gjithmonë, mendon gabimi-sht se është në gjendje vetë t’ia përcaktojë vetvetes qëllimin, qëllim për të cilën ai nuk është krijuar, duke e mashtruar veten dhe të tjerët se është duke bërë reforma në tokë, por që në rea-litet është duke u bërë shkatërrues i tyre dhe i vetvetes. Por, atëherë, pse All-llahu e krijoi jetën në këtë botë? Këtë do të mundohemi që t’a shpjegojmë në kapitullin e ardhshëm, inshalla. | ||||
|