Jeta dhe Vdekja/26
ISHIM PARA SE QË JEMI | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Ne kemi qenë të krijuar para se të vinim në jetën e kësaj bote. Për këtë që themi, ne bazohemi në informacionin që na ka dhënë All-llahu xh.sh. I Lartmadhëruari na ka folur të gjithëve. Ai ka kërkuar që ne, të dëshmojmë për ekzistencën (e Tij). Ai ka marrë, gjithashtu, prej nesh edhe premtimin. Ne, atëherë ishim të krijuar, por ishim në botën e të vdekurve, pastaj jemi transferuar, me urdhërin apo lejen e All-llahut xh.sh. në botën e gjallë. U bëmë të gjallë, pasi ishim të vdekur. Si?
Ne u transferuam nga bota e vdekur, në botën e gjallë[1] - në botën e kësaj jete, të cilën po e jetojmë tani. Ashtu siç thamë më sipër: çdo gjë që ekziston në këtë botë është e gjallë. Thjesht, vetëm duke na trasferuar nga bota e vdekur në botën e gjallë, u bëmë të gjallë. Kur ne do t’a lësho-jmë këtë botë, do të transferohemi përsëri, nga bota e gjallë në botën e vdekur. Pastaj përsëri do të ringjallemi, dhe do të tra-nsferohemi nga bota e vdekur në atë të gjallë. Kjo nuk nënkupton se vdekja është inekzistente, por kjo nënkupton se ne transferohemi prej një bote që ka ligjet e veta, në një botë tjetër, që gjithashtu ka ligjet e veta. Ky tra-nsferim i krijesave, nuk bëhet pa lejen e All-llahut të Lartmadhëruar. Ne u transferuam nga Bota e Dherr-it[2], në botën e gjallë, pra, ishim të vdekur dhe u bëmë të gjallë, pastaj transferohemi, nga jeta e gjallë e kësaj bote, në Botën e Berzah-it. Duke qëndruar në atë botë (të Berzah-it) ne jemi të vdekur, pastaj do të kthehemi përsëri në botën e gjallë, në kohën e Ringjalljes për t’u marrë në pyetje. Askush nuk mund të thotë se ne në botën e Berzah-it nuk kemi ndieshmëri (idrak). Jo! Ne ndiejmë, por kjo ndodh në një formë të veçantë. Ne do t’i ndiejmë ose njohim gjërat, bile edhe do të logjikojmë. Kur ne do të dergjemi për të dhënë shpirtin (në momentin e agonisë), neve do të na zbulohen botërat, të cilat na ishin të fshehura (të panjohura). Do të shohim ato që nuk i shihnim dot më parë. Ky moment është shumë i rëndësishëm saqë disa do të kërkojnë, duke iu lutur shumë të Lartmadhëruarit, që të kthehen përsëri në këtë botë, sepse e kanë parë vendimin (për vendin) e tyre. Kanë parë xhennetin ose xhehennemin, të plotëbindur. Le të lexojmë thënien e All-llahut xh.sh.:
“Derisa, kur t’iu vijë vdekja (ndonjërit prej mohuesve, i penduar), do të thotë: “ O Zoti im, më kthe (përsëri në këtë botë). Që të bëj vepra të mira, të cilat i kisha lënë pa bërë” Jo-Kurrsesi! Nuk ka dyshim se, ai ato i ka vetëm fjalë të kota që i thotë. Nga prapa e kanë Berzahin[3], deri në ditën kur do të ringjallen”[4] Njeriu, në këto momente, do t’a kuptojë me plotëbindje se cili do të jetë fati tij i ardhshëm. Ai, qoftë besimtar apo femohues, do t’a dijë saktë, nëse do të jetë prej të shpërblyerve me xhennet, apo me xhehennem (All-llahu na mbroftë prej tij). Ai e kupton saktë se çdo gjë mori fund dhe se rrugëtimi i jetës së tij nuk ka përfunduar me vdekjen e tij. Bile, ai do t’a dijë saktësisht se tani është duke shkuar në jetën pasive, pasi ishte aktiv. Përndryshe, nuk kishte për të kërkuar nga All-llahu i Lartmadhëruar për t’u kthyer, në mënyrë që të bëjë vepra të mira. Zgjatja ose shtrirja e kësaj ekzistence do të ketë kuptim dhe do të jetë bindëse, edhe pse është në botën e të vdekurve. Njeriut do t’i paraqiten shumë gjëra, që do e bëjnë atë të jetë i bindur. Ai do t’a kuptojë se nuk paska ikje nga caktimi (kaderi) i All-llahut. Ai do t’a kuptojë se do të kthehet përsëri në jetë (i gjallë). | ||||
|