Jump to content

Jeta dhe Vdekja/25

Nga Wikibooks

EMRAT E QENIES DHE EVIDENTIMI I ATRIBUTEVE


Faqe 24
faqe
- 25 -

Faqe 26
Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të themi patjetër: Vërtet, prej atributeve të All-llahut janë: Jetëdhënësi dhe Vdekjeprurësi (Jetëmarrësi). Cilësitë ose emrat e All-llahut të Lartmadhëruar të shpiejnë, në të njëjtën kohë, deri tek evidentimi dhe krijimi. Qenien e All-llahut të Lartmadhëruar e përbëjnë edhe cilësitë e Tij, cilësi të cilat kanë të bëjnë me Vetë Qenien. Kur ne themi: ‘All-llahu është Furnizues’ - kjo do të thotë se Ai ishte Furnizues para se të kishte cilin t’a furnizonte, ose para se të ekzistonte ndonjë krijesë për t’a furnizuar All-llahu xh.sh. All-llahu i Lartmadhëruar e ka furni-zuar krijesën e Tij të parë me cilësinë e Tij të qenurit Furni-zues. Sikur i Lartmadhëruari të mos ishte Furnizues para se t’a krijonte atë (krijesë) që do t’a furnizonte, atëherë si do t’a furnizonte krijesën e Tij në momentin e krijimit të saj?

All-llahu ishte Krijues para se të krijonte. Ai krijoi me cilësinë e Tij të krijimit. Cilësia e të krijuarit tek All-llahu ekzistonte para se të krijohej krijesa e parë. Cilësia, ekzistonte në qenien e Tij që nga amshueshmëria-ezeli. Si jeta, ashtu edhe vdekja, janë të krijuara. Ne jetojmë brenda krijimit të jetës dhe krijimit të vdekjes. Jetojmë brenda krijimit të jetës në këtë botë, dhe brenda krijimit të jetës së amshueshmërisë-ahiretit. Gjithashtu, jetojmë brenda krijimit të vdekjes para se të vinim në këtë botë.

Pastaj do të shkëputemi sërish deri në ringjallje. Përderisa All-llahu xh.sh. është i vetmi Krijues, çdo gjë vjen në jetë në saje të All-llahut. Gjithashtu, çdo gjë që shkëputet nga kjo jetë, për në vdekje, i atribuohet All-llahut. Transformimi nga bota e gjallë, në botën e vdekur e ka burimin tek All-llahu xh.sh., transformim të cilin ne e quajmë vdekje dhe jetë.

******
*****
****
***
**
*

Faqe 24
faqe
- 25 -

Faqe 26