Jump to content

Jeta dhe Vdekja/1

Nga Wikibooks

Ç’ËSHTË FILLIMI


Hyrje e autorit
faqe
- 1 -

Faqe 2
Asnjë temë nuk e ka preokupuar njerëzimin më shumë se tema rreth jetës dhe vdekjes. Kjo temë mendojmë se ka shtuar kureshtjen dhe ka hapur debate të mëdha. Gjithashtu, asnjë temë më shumë se kjo, nuk ka shtjelluar mendime dhe gënjeshtra të ndryshme, të cilat janë futur nga dijetarë të llojllojshëm! Kjo për faktin se vdekja është një sekret, një çështje e panjohur për ne, prandaj, për të folur për të, ne duhet të mbështetemi në informacionin që na ka dhënë All-llahu xh.sh.

Përderisa nuk kemi dëshmi bindëse, atëherë ndërhyrja e shkencës në këtë fenomen është e gabueshme. Nëse shkenca do të merrej me këtë fenomen,atëherë, ajo do të mbështetej ve-tëm mbi supozime dhe iluzione. Mbështetja e saj mbi supozi-me, do të krijonte mundësi që të dëgjonim gënjeshtra të ndry-shme dhe të humbej koha së koti, pasi këto supozime nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin.

Edhe dijetarët e të gjitha kohërave, kanë dhënë mendi-me nga më të ndryshmet, rreth fillimit të krijimit tonë. Ato janë përplot kundërshtime me njëra tjetrën. Dikush prej tyre bazohet në teorinë e evolucionit, e cila thotë se njeriu e ka pre-jardhjen prej majmunit me emrin Lusi!

Këtyre trilluesve ju themi: kush iu informoi për këtë!? Gjatë gjithë historisë nuk është regjistruar kurrë ndonjëherë një gjë e tillë, (nuk ka ) shkrime që të dëshmojnë se majmuni është shndërruar në njeri, edhe pse ne kemi shumë shkrime dhe mendime të ndryshme, të ruajtura që nga kohërat e lashta. A është shndërruar ndonjëherë majmuni në njeri, dhe kjo gjë nuk është përsëritur më? Ky majmun, kur u ‘shndërrua’ në njeri, ishte mashkull apo femër!? Nëse do të ishte shndërruar në femër do të ishte i përgjysmuar, nëse është shndërruar në mashkull, gjithashtu do të ishte gjysmak. Ku u gjet kjo teori, të cilën e sajuat dhe për të cilën konkludoni (se është e vetmja e mundshme), se nuk ka mundësi tjetër veç saj!?

Tani kemi të bëjmë me një shkencë mjaft të zhvilluar. Hulumtimet shkencore kanë arritur një piedestal të tillë të la-rtë, që historia njerëzore nuk e ka arritur kurrë më parë. Gji-thashtu, kemi një teknologji të tillë, si kjo e kohës bashkëkohore, e megjithatë, akoma, ju jeni duke diskutuar për të argumentuar supozimin tuaj!! Ju lutem, na tregoni se si shndërrohet majmuni në njeri!?

Ndërkaq, neve, për trillime të tilla si këto të tuajat, na ka informuar All-llahu xh.sh. në shumë shembuj në Kur’anin fisnik, në të cilat thotë:

" ما أشهدتهم خلق السماوات و الأرض و لا خلق أنفسهم وما كنت متخذ المضلين عضدا "
“Unë, nuk i mora ata (Iblisin-Shejtanin dhe pasardhësit e tij) për dëshmitarë, me rastin e krijimit të qiejve dhe të tokës. (Gjithashtu, nuk i mora për dëshmitarë) as gjatë krijimit tuaj. Unë, nuk kisha nevojë për mbështetjen e të humburve.[1]

I Lartëmadhëruari na ka informuar se do të vijnë njerëz të humbur dhe do të merren me (hipoteza mbi) krijimin e qie-jve, tokës dhe krijimin e njeriut. Ata do të trillojnë dhe do të “tregojnë se si ndodhën” të gjitha këto!!! Këta të humbur nuk kanë qëllim tjetër, veçse t’i humbin edhe njerëzit e tjerë (prej së vërtetës), pasi ata nuk kanë qenë vetë dëshmitarë në kriji-min e qiejve dhe të tokës. Gjithashtu, ata nuk kanë qenë dëshmitarë në krijimin e vetvetes së tyre, që të jenë në gjendje, në emër të shkencës, të na tregojnë se çfarë ndodhi.

Ardhja e këtyre të humburve, e atyre që thonë se preja-rdhja e njeriut është prej majmunit, dhe e atyre që ‘argume-ntojnë’ me anë të teorive të tyre ‘shkencore’ rreth krijimit të njeriut, ka për qëllim vetëm një gjë, e ajo është se: këta të hu-mbur, vetëm sa e vërtetojnë Kur’anin dhe me këtë ia përfo-rcojnë imanin besimtarëve në tokë. Sikur të mos vinin këta njerëz që e kanë humbur rrugën e tyre, ne do të kishim thënë se All-llahu xh.sh., kur na ka informuar në Kur’an për gjërat që do të vijnë, na ka treguar për disa njerëz që do të na thonë se qielli dhe toka janë krijuar ‘kështu e ashtu’, ndërsa, realisht, këta njerëz nuk erdhën. Pra, ardhja e tyre ishte e domosdo-shme, pasi ato përforcojnë imanin e besimtarëve.

  1. Kur’an, 18 / 51

Hyrje e autorit
faqe
- 1 -

Faqe 2