Jump to content

Jeta dhe Vdekja/2

Nga Wikibooks

DEBAT I KOTË DHE LLOMOTITJE


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3
Njerëzimi, gjithashtu, ra në grackën e ideve filozofike dhe ideve të kota, të cilat nuk posedojnë kurrfarë argumenti. Njësoj si ajo filozofi e thatë (shterpë), e cila kërkon të dijë se cila u gjend e para, veza apo pula?! Vërtet, rreth kësaj teme është polemizuar gjerë e gjatë. Lindën shkolla të shumta, të cilat vetëm sa e përgënjeshtronin njëra-tjetrën. Të gjitha këtyre shkollave iu drejtojmë pyetjen: pse kjo llomotitje e gjatë? (Përse e gjithë kjo) Kurse i Lartmadhëruari na treguar dhe na ka qetësuar, rreth fillimit të krijimit kur thotë:
" ومن كل شيء خلقنا زوجين لعلكم تذكرون "
“Dhe, të gjitha sendet i kemi krijuar çift, ndoshta do të mendoni (për Fuqinë Tonë).” [1]

Kjo ka kuptim (të saktë), pasi ne, këtë dije e kemi marrë nga i Lartësuari. Jeta nuk mund të vazhdojë ndryshe, pra, nuk do të kishte jetë sikur të mos ekzistonte çifti: mashull-femër. Ndërkohë, mendoj se polemikat e tyre janë shterpe, dhe se interpretimet e tyre janë tallje me shkencën (nëse ia vlen të thuhet kështu), pasi nga sjellje të tilla nuk kemi kurrfarë dobie. All-llahu xh.sh. na ka treguar se çdo gjë është krijuar prej çiftit. Sikur të mos ishte gjeli për të fekonduar vezën në brendësi të pulës, veza do të ishte sterile dhe nuk do të jepte asgjë.

Ishte, pra, dëshira e All-llahut xh.sh., që të ekzistojnë katër etapa të krijimit. Secila etapë, në vetvete konsiderohet mrekulli, pasi në të shfaqet Fuqia e All-llahut xh.sh. Këtyre (etapave) nuk ju njihen kufijtë, pasi ato nuk përkufizohen brenda rregullave të njohura prej nesh. Ademi a.s. ka qenë krijesa e parë në rruzullin tokësor.

Për këtë, na tregon i Lartësuari, në Kur’anin fisnik:

" إذ قال ربك للملائكة إني خالق بشرا من طين . فإذا سويته و نفخت فيه من روحي فقعوا له ساجدين "
“(Përkujtoni kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë po krijoj njeriun nga balta. Pra, kur Unë t’a kem përsosur atë, dhe t’i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë, ju përuljuni atij (bëjini sexhde).” [2]

Ky ishte fillimi i krijimit, ashtu si na ka treguar All-llahu xh.sh. All-llahu i Lartmadhëruar i fryu Ademit, nga shpi-rti i Vet. Ajo (Hava-çiftuesja e Ademit) u gjend atëherë, kur u krijua Ademi a.s., për të vazhduar më pas, në këtë mënyrë të krijimit me pasardhësit e tij deri në ditët tona e deri në Ditën e Fundit, me një precizitet i cili është shkruar dhe etiketuar me një shifër hyjnore, karakteristika e veçantë që do t’a ketë nje-riu. Për këtë lloj të krijimit, Ai na ka informuar Vetë, në Kur’anin Kerim:

" وإذ أخذ ربك من بني ءادم من ظهورهم ذريتهم و أشهدهم على أنفسهم ألست بربكم قالوا بلى شهدنا أن تقولوا يوم القيامة إنا كنا عن هذا غافلين. أو تقولوا إنما أشرك ءاباؤنا من قبل و كنا ذرية من بعدهم أفتهلكنا بما فعل المبطلون"
“(O Muhammed, kujtoju njerëzve kohën) Kur Zoti yt nxori nga kurrizi i bijve të Ademit pasardhësit e tyre, dhe kërkoi prej tyre të dëshmojnë ndaj vetes së tyre: (Ju tha) ‘A nuk jam Unë Zoti juaj?’ ‘Po, gjithsesi, i thanë, ne këtë e dëshmojmë’ (Kështu vepruan), që të mos thoni Ditën e Kija-metit “Ne, nuk kishim njohuri për këtë (ekzistencën Tënde) ”. Apo të thoni: “Por, të parët tanë ishin ata që të kishin vënë ortak, ndërsa ne ishim brezi pas tyre! A do të na dënosh për atë që bënë (të parët tanë) gënjeshtarët!?” [3]

Disa njerëz edhe mund të pyesin: çfarë lidhje ka midis meje dhe Ademit, ndërkohë që kanë kaluar kaq shumë shekuj? Atyre, që pyesin kështu, iu themi: edhe ti je njëra pjesë e asaj fryme të All-llahut xh. sh., që Ai ia dha Ademit a.s. Ai (xh. sh.) t’a ka dhënë këtë jetë që ke. Ata do të pyesin: si? Atyre iu themi se jeta është një zinxhir i pashkëputur. Kur ai këputet, (jeta) mbaron. P. sh. merr rezultatin e shembullit fizik të jetës së babait tënd: sikur të mos ishte ekzistenca e babait të babait tënd, pastaj sikur të mos ishte babagjyshi, nuk do të ishte (as) babai yt. Babagjyshi yt ka qenë i gjallë, si rezultat i jetës së më hershme së babait të vet (katragjyshit tënd), jetë e cila është përcjellur hallkë pas hallke, kështu vijon deri tek Ademi a.s. Ky i fundit (Ademi a.s.) sikur të mos ishte i gjallë, nuk do të kishte fëmijë, ndërsa fëmijët e kanë marrë jetën prej mikrobit [4] të gjallë që ishte te Ademi a.s. Pra, prej jetës së Ademit a.s. e morën jetën fëmijët e tij, të cilën ua përcollën më pas fëmijëve të tyre.

Kështu, sipas vullnetit të All-llahut xh.sh., jeta është përcjellë deri në ditët e sotme dhe do të vazhdojë t’u përcillet fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave, deri në Ditën e Kijametit.

  1. Kur’an, 51 / 49
  2. Kur’an, 38 / 71-72
  3. Kur’an, 7 / 172-3
  4. Autori e ka përdorur tekstualisht shprehjen ‘mikrob’, që ndofta ka për qëllim spermatozoidin (shën. i përkth.)

Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3