Jump to content

Pepili/Gjuha Shqipe për të huaj dhe shqiptarët jashtë atdheut

Nga Wikibooks
(Përcjellë nga Hipi Zhdripi i Pepilit/9)

Redaktor: As. Prof. Rahim Memushaj
Recensent: Prof. Dr. Xhevat Lloshi
Piktor: Jusuf Shahini
Përkujdesja grafike: Lavdie Cenmurati
Kopertina: Irena Toçi


Botues: Fatmir Toçi

ISBN 99927 - 1 - 454 - 9
@Copyright 2001: Sh.B.TOENA
SHTËPIA BOTUESE TOENA
Rr "Muhamet Gjollesha", K.Postare 1420, TIRANE
Tel.:++355 4 240 116; 240 117
Tel./Fax: ++355 4 227 232; 240 117
e-mail: toena@icc.al.eu.org
http://www.toena.com.al


Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj
Prof. Dr. Enver Hysa


GJUHA SHQIPE
PËR TË HUAJT DHE SHQIPTARËT JASHTË ATDHEUT

ALBANIAN FOR FOREIGN STUDENTS
L'ALBANAIS POUR LES ÉTRANGERS
ALBANISCHE FÚR FREMDE
L'ALBANESESE PER GLI STRANIRI



BOTIMET TOENA
Tiranë 2001

CIP. Katalogizimi në botim - B.K. Tiranë

Shkurtaj, Gjovalin Gjuha shqipe për të huaj dhe shqiptarë jashtë atdheut / Gjovalin Shkurtaj, Enver Hysa; RedRahmi Memushaj. - T.: Toena 2001
448f.; 23 cm
ISBN 99927 1 - 454 - 9
1. Hysa, Enver
811.18:37

Formati: 70x100/16
Nr. i botimit: 00793
Shtypur në Shtypshkronjën TOENA
Tel: 00355 4 355199
Tiranë, 2001


Pjesë të nxierrura për lexuesin:


P A R A T H Ë N I E
       Ky libër synon t'u japë njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare, në radhë të parë, atyre që shqipen e kanë gjuhë të nënës, por nuk i kanë sot mundësitë për ta nxënë në shkollë me program të rregullt si lëndë mësimore. Pavarësisht nga rrethanat dhe kushtet në të cilat ndodhen, ata dëshirojnë ta njohin dhe ta mësojnë shqipen, duan të lexojnë dhe të flasin shqip. Ky libër u shërben dhe u drejtohet, gjithashtu, edhe atyre që shqipen nuk e kanë gjuhë të nënës, porse dëshirojnë ta nxënë atë, duan të jenë në gjendje të lexojnë dhe të flasin në gjuhën shqipe.
       Interesi për gjuhën shqipe në përgjithësi e për gjuhën letrare shqipe në veçanti ka ardhur duke u shtuar aq shumë, saqë sot në botë ka jo vetëm shumë njerëz që duan ta nxënë shqipen, po edhe asish që prej kohësh, qoftë në Shqipëri qoftë jashtë saj, ia kanë hyrë punës për të botuar libra e metoda për mësimin e gjuhës shqipe. Mund të themi se tashmë është krijuar edhe një udhë e mirë a një përvojë e vlefshme, të cilën, natyrisht, në librin tonë e kemi pasur parasysh dhe, me sa ka qenë e mundur, jemi përpjekur ta përfillim e ta përdorim për të shkuar diçka më tej apo, në mos tjetër, për të ecur në një drejtim disi të ndryshëm prej saj.
       Në radhë të parë, kemi mëtuar që baza e nisjes të jetë sa më e thjeshtë dhe të mos e tëhuajësojë lexuesin. Gjithashtu, është pasur parasysh që ky tekst yni t'u shërbejë lexuesve dhe mësimdhënësve të shqipes: ai mund të përdoret nga mësues të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare dhe arbëreshe, pra, për t'u mësuar lexim e shkrim shqiptarëve dhe arbëreshëve e për t,i bërë ata të zotërojnë normën e sotme letrare të shqipes së njësuar Sigurisht, secili mësues, mbi bazën e një libri të tillë, mund të ndërtojë rzjë "strategji " të vetën, duke e shtuar a duke e pakësuar vëllimin e lëndës, në përputhje me nivelin e nxënësve të tij. P. sh., me ata që nuk japë fillestarë, mund ta kalojë më shpejt (ose edhe ta tejkalojë) pjesën e parë hyrëse dhe të fillojë aty ku iu intereson më shumë atyre, p.sh., në pjesët ku jepet gramatika. Përkundrazi, me fillestarët dhe, sidomos, me të huajt që nuk kanë asnjë njolruri për shqipen, mësuesi është mirë të ndalet sa më shuinë e sa më mirë në pjesën hyrëse, ta përdorë të gjithë lëndën që jepet aty dhe ushtrimet e sjella si modele të foluri, në mënyrë që, pastaj, kur të vijë tek mësimet e organizuara sipas një strukture të caktuar, të ketë arritur në një sasi pak a shumë të mjaftueshme fjalësh dhe formash të shqipes ose në një farë familjarizimi të nxënësve me fonetikën dhe me shkrimin e gjuhës shqipe.
       Por ky libër mund të përdoret edhe pa mësues. Ai i ka të gjitha lehtësitë dhe shkallëzimin e nevojshëm e metodik të lëndës në mënyrë të atillë, që të mund të kuptohet e të zhatohet pa vështirësi edhe nga ata që nuk kanë mundësi të gjejnë një mësues.
       Libri nis me një sasi mësimesh hyrëse, të thjeshta dhe kryesisht të tilla që të bëjnë një paraqitje të parë sa për të fituar një numër shprehish themelore të shqipes letrare, pastaj vjen pjesa e mirëfilltë e tekstit prej 30 mësimesh, ku jepen, zakonisht, një tekst kryesor me një temë të jetës së përditshme shqiptare, pastaj bëhen pyetje për ushtrime të foluri mbi bazën e atij teksti dhe jepet shpjegimi i fjalëve dhe i shprehjeve të përdorura në të. Tekstet janë zgjedhur enkas në mënyrë të atillë që aty të ngërthehen edhe dukuritë gramatikore që do të shpjegohen në sythat përkatës kushtuar gramatikës, po edhe me, fjalë e shprehje shumë të përdorshme që vijnë duke u shtuar shkallë- shkallë, krahas njohurive gramatikore përkatëse që përmbahen në secilin mësim. Për herë të parë në librin tonë, krahas ushtrimeve mirëfilli gramatikore e të strukturës gjuhësore, kemi dhënë edhe ushtrime për lexim e recitime. Në mënyrë të veçantë kemi gërshetuar at ushtrimet gramatikore me ushtrimet e të folurit dhe me leximin letrar, duke mos lënë mënjanë edhe të mësuarit përmendsh të ndonjë fragmenti a vjershe të bukur nga poezia shqiptare e traditës dhe nga ajo e sotme. Kështu, orbita e librit tonë, shkon në një theksim të dukshëm të profilit gjuhë dhe qytetërim shqiptar, sidomos gjuhë shqipe dhe letërsi shqiptare, duke u ngjallur lexuesve dashurinë për fjalën artistike shqipe dhe, pastaj, nëpërmjet pjesëve antologjike që jepen në fund të librit, të arrijnë që, jo vetëm ta kuptojnë, po edhe ta dashurojnë e ta dëshirojnë poezinë shqiptare dhe përgjithësisht fjalën e shkruar e të folur shqipe.
       Sigurisht, qoftë mësuesi, qoftë nxënësi autodidakt, janë të lirë edhe të mos i përmbahen ndjekjes së lëndës sipas asaj renditjeje që i kemi bërë ne. Madje ne, enkas, çdo mësim, qysh nga ata të hyrjes, e kemi konceptuar si një njësi pak a shumë më vete: një tekst dhe shpjegimet përkatëse leksiko frazeologjike dhe gramatikore, si dhe ushtrime e modele strukturash a mënyra të thëni karakteristike për shqipen e sotme. Me një paraqitje të tillë,pra, një folës jofcllestar, që mund të ketë mësuar më parë shqip me një tjetër metodë, ose që e di shqipen, por dëshiron të bëjë thellimin e saj, mund të kalojë lirisht në pjesët që i interesojnë më shumë, pa qenë nevoja të kalojë secilin nga mësimet e këtij libri. Ndokush, për të njëjtat (ose të tjera) arsye mund të bëjë një kalim më të shpejtë të pjesës hyrëse dhe të ndalet më gjerë në ato mësime që i duken më të nevojshme. Secili mësim është pajisur edhe me listën e fjalëve të përdorura për herë të parë, duke i ndarë ato sipas pjesëve të ndryshme të ligjëratës (emra, mbiemra, përemra, folje, ndjafolje dhe pjesë të tjera të pandryshueshme), gjë që shërben edhe për një fornzim të përgjithshëm e për të pasur një njohje jo vetëm të kuptimit, po edhe të kategorive gramatikore të fjalëve përkatëse.
       Me qëllim që t'ua lehtësojmë të kuptuarit e fjalëve dhe të kuptimeve atyre që shqipen nuk e kanë gjuhë amtare ose që kanë ndryshime dialektore të ndjeshme nga shqipja e sotme letrare, e kemi parë të arsyeshme që, në fund, të japim një tregues të fjalëve të përdorura në tekste e ushtrime të përkthyera në katër gjuhë të huaja: anglisht, gjermanisht,frëngjisht, italisht. Kështu, besojmë se libri do të shërbejë, në radhë të parë për shqiptarët dhe arbëreshët në vendet e ndryshme të Evropës e të Amerikës, ku ata edhe janë, në fakt, në takim me gjuhë të tilla si gjermanishtja, italishtja, frëngjishtja dhe anglishtja. Ndërkaq, nëpërmjet përkthimit në këto gjuhë të fjalëve dhe termave gramatikore të përdorura, lënda bëhet e kuptueshme edhe nga një log bukur më i gjerë lexuesish të huaj, që dëshirojnë ta mësojnë gjuhën shqipe.
       Ky libër, natyrisht, nuk është një gramatikë e shqipes, ndonëse aty jepen, në fakt, njohuritë kryesore rreth sistemit fonetik e morfosintaksor të shqipes. Më tepër se një gramatikë, në hartimin e këtij libri ne kemi mëtuar një metodë me karakter të theksuar praktik dhe që të japë jo aq përshkrimin e strukturës sesa vetë modelet e gjalla të përdorimit të gjuhës shqipe letrare. Kemi dashur të japin, pra, një udhë drejt gjuhës letrare shqipe, qoftë për ata që nisen nga një dialekt i shqipes ose nga një gjendje sado e larguar prej saj, qoftë për ata që shqipen nuk e kanë gjuhë amtare; për të gjithë, synimi ynë ka qenë që nëpërmjet këtij libri të mund të marrin gjithçka që i duhet një njeriu për të lexuar e kuptuar dhe për të folur shqip. Synimi ynë ka qenë, kështu, i kufizuar por i qartë: t'u mësojmë atyre që dëshirojnë se si lexohet dhe flitet shqipja e sotme letrare. Këtë qëllim mund ta arrijnë pa shumë vështirësi si ata që nisen nga një dialekt ose nëndialekt i shqipes në diasporë a në "diasporën e diasporës" për të shkuar tek gjuha letrare e njësuar, si ata që, siç e përmendëm, shqipen do ta mësojnë si gjuhë të huaj. Për këtë arsye, ndonjëherë, kemi dhënë edhe ndonjë shënim rreth formave gramatikore që sot janë jashtë normës letrare të shqipes, por që gjenden nëpër të folme të ndryshme të shqipes si në trojet kompakte ballkanike, ashtu edhe në ato të diasporave shqiptare, si p.sh., paskorja e gegërishtes, format pa rotacizëm, fjalët me zanore a hundore në vend të ë-së etj. Mbi këtë bazë të njëjtë e të përbashkët mund ta nxënë gjuhën letrare shqipe si shqiptarët e arbëreshët, të cilëve edhe u drejtohet në radhë të parë ky libër, ashtu edhe të huajt e dashamirësit e Shqipërisë e të shqiptarëve kudo në botë.
       Libri është pajisur, gjithashtu, me tabela të plota të lakimit të emrave, të togjeve emër + mbiemër, të përemrave dhe me paradigma të plota të zgjedhimit të foljeve, me tregues të lidhëzave e të ndajfoljeve më kryesore etj., si dhe me një numër tekstesh të zgjedhura nga letërsia shqiptare e arbëreshe, me disa fragmente nga stile të ndryshme të shqipes, si nga gjuha e mjeteve të komunikimit masiv (radio, televizion, shtyp) dhe nga stili i marrëdhënieve botore e ai zyrtar Libri mbyllet me një fjalorth të fjalëve dhe shprehjeve të përdorura dhe të tjera që mendojmë se janë shumë të përdorshme dhe, si të tilla, të domosdoshme për t'u ditur nga ata që duan të lexojnë e të flasin shqip. Fjalorthi është dhënë në katër gjuhë të mëdha: anglisht, gjermanisht, frëngjisht e italisht.
       Në fund të librit kemi vënë dhe një bibliografi të gramatikave e metodave të shqipes që i kemi shfrytëzuar qoftë edhe pjesërisht, por që mund t'i shërbejnë lexuesit për t'u thelluar në gjuhën shqipe nëpëmjet një krahasimi e përqasjeje të tyre me librin tonë. Sidoqoftë, përfundojmë duke i rrëfyer lexuesit tonë të nderuar se ky do të jetë një nga librat dhe jo i vetmi libër për të mësuar gjuhën shqipe.
       I jemi shumë mirënjohës zotit Fatmir Toçit, drejtor i Shtëpisë botuese "TOENA ", që na nxiti ta ndërmerrnim hartimin e këtij libri dhe që, ashtu si edhe për shumë raste të tjera, e realizoi botimin e tij, duke i blatuar gjuhës shqipe një ndihmesë të re. U shpehim mirënjohjen tonë dhe redaktorit, As. Prof: Rahmi Memushajt dhe recensentit, Prof. Dr Xhevat Lloshi, si dhe të gjitë atyre që ndihmuan për çfarëdo procesi, qoftë edhe teknik, të realizimit të këtij libri.
       Me rastin e ribotimit të këtij libri, u bënë edhe disa pëtmirësime të pjesshme: së pari, u mënjanuan disa gabime drejtshkrimore që na ishin përvjedhur në shtyp si dhe u hoq ndonjë shembull a fjalë që, nga përvoja e përdorimit të librit gjatë këtyre pesë a gjashtë vjetëve, u pa se ishin të tepërt apo, ndonjëherë, të rimarrë e të panevojshëm. U bë edhe ndonjë krehje a thjeshtim i disa teksteve, kur një gjë e tillë nuk prekte as brendinë as të dhënat gramatikore përkatëse.
       Gjatë kohës që ky libër po përdoret, si nga ne vetë, ashtu edhe nga shumë të njohur e miq tanët: studiues e mësimdhërnës arbëreshë e shqiptarë, po edhe nga drejtues të kurseve të ndryshme për t'u mësuar shqipen të huajve që vijnë me punë në Shqipëri ose në vende të ndryshme para se të ndërmarrin udhëtime në Shqipëri, kemi marrë edhe vlerësime e vërejtje dashamirëse, si dhe është botuar ndonjë recension në faqet e shtypit shkencor a në periodikun letrar. E ndjejmë për detyrë t'i falenderojmë të gjithë për sa kanë shprehur dhe t'i sigurojmë se përmirësimet e bëra me rastin e këtij ribotimi, si dhe ndryshime e shtesa të mëtejshme që presint t'i bëjmë këtij libri në të ardhshmen, kanë pasur si shtyesë pozitive edhe vërejtjet e vlerësimet e tyre.
       Autorët
       Tiranë, gusht 2001