Engjëjt e Tiranës kërcejnë Makarena/6
Jump to navigation
Jump to search
Nuk vij nga Otojaka | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Këtë mbrëmje paqësore behari paske qejf të lavdërohesh ! Së pari : se je qytetar që shtatë breza; Gjyshërit - pasqyrë që të shikohesh, Atdhetarë me mustaqe të zeza ... Babai e nëna, të bukur, të mençur, të pasur ; Lëkurën nëpër plazhet e botës - argasur ... Mos folë më gjatë ! Po vetë ?! Nuk gjen si ti, as të dytë, as të tretë. Ja, tek të kam përpara si kërcu të thatë ! Pse flet veresie, hiç nuk të ka hije ! Po unë të njoh dhëmbë e dhëmballë, a s’jemi rritur tok në një mëhallë ?! Mos kujto se vij nga Otojaka, o të keqen plaka ?! | ||||
|