Engjëjt e Tiranës kërcejnë Makarena/7
Jump to navigation
Jump to search
A di qeni nder ?! ... | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Një qen të bukur pata, të bukur sa më s’ka; I bardhë, me këmbë të gjata, i zgjuar, marshalla ! Unë s’i kam dashur qentë, tërë bota le ta dijë; po kur e do familja do bëhesh si fëmijë ... Pra, e nderonim qenin, ish krenaria jonë. Ca miq erdhën vizitë, një mbrëmje, natën, vonë. Qenushi u gëzua, nga kjo vizitë pasdarke Dhe hipi përmbi stufë tenxheres erë i marrke ... Po ç’desh ai atje, e kishim lënë pa ngrënë ?! Ndaj desha ta ushqej sepse më vinte rëndë. Pra, ia afrova mishin, të ngulur në pirun; por oh, ç’ma kapi gishtin ky qeni firaun ! ... Dhe gjak pikoi gishti, gjak prej zemrës sime; S’e vrava qen mavrinë, shpëtoi për një qime ... Pa ma mjekuan gishtin fëmijët tim, për tmerr; pastaj foli dhe miku : - Nuk ditka qeni nder ! | ||||
|