Engjëjt e Tiranës kërcejnë Makarena/5
Jump to navigation
Jump to search
T’i thuash derrit - Dajë ... | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
- Më thuaj Dajë ! - i tha Derri një miushi kërthi, po kokëfortë kishte qëlluar i gjori mi. - Të them Derr, siç je, o i uruar ! - ia plasi miu i zemëruar. Ndaj mori Derri inat dhe në govatë nuk i la asnjë thërrime. Miu mbeti keq, u lig, u tret e bëri fir ... Derri inatçor bënte sehir e qeshte si dreq ... Miut i bënë zorrët demonstratë krejt barku iu ngrit kokës në revoltë. Dikur u dorëzua kokëforti mi, i tha Derrit - Dajë ! ... Derri u kënaq. Qeshi : Hi, hi, hi ! Dhe la ca thërrime miu t’i hajë. I mjeri mi, mbeti skllav i tij ... | ||||
|