Engjëjt e Tiranës kërcejnë Makarena/3
Appearance
Hiqma samarin, më shih plagët ! | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Një kalë të bukur ka Aliu me lajle - lule përmbi krye; Ka dhe samar kalë - doriu kaluan vite dhe s’iu thye ... Bëra një ditë bisedë me kalin, i thashë se je një kafshë pa halle; Ai mbi gardh përplasi ballin : - Zotni, me mua mjaft u talle ! Si çdo gjallesë përmbi tokë nuk gjen gjëkundi kalë pa halle; Në këtë pikë jemi shokë, jemi së bashku në një valle ... Unë e besova ç’më tha kali, fjalët e tij nuk janë harram : - Hiqma samarin, o lum djali dhe m’i shiko plagët që kam ! | ||||
|