Engjëjt e Tiranës kërcejnë Makarena/2
Jump to navigation
Jump to search
Sikur ha një ëmbëlsirë | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Fabulat, mos m’i shaj, o Petrika, me atë gjuhë mashkullore; A nuk e ndjen, o të raftë pika, se në to ka frymë të lartë hyjnore ?! Ka frymë nga Bibla e Kurani, brenda Urtësi e Popullit aty gëlon; Lexon, e të mendosh ta paska ënda, po bëj kujdes, gjithë Bota aty vlon ! Mua shamë, unë jam prej mishi; Në të butë Djalli hyn më lehtë Tërë të dobëtit ai i tundoi, i grishi, mendo, se ku të çon ai i shkretë ! ... Mos më pandeh, or mik, një fabulist dhe ... aq ! S’bie më poshtë se një Profet i mirë ! Veset e mbarë njerëzimit i zgërlaq, që Bota veten ta pastrojë sikur ha një ëmbëlsirë ... | ||||
|