E mira dhe e keqja/4
Ç’kuptim ka fjala Hilafe[1] | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Përderisa All-llahu i Lartësuar ia dha njeriut hilafetin në tokë, Ai i nënshtroi të gjitha llojet e krijesave të botës në shërbim të tij, dhe që të veprojnë për të. Materia e kësaj bote ndahet në katër lloje:
1. Materie e ngurtë (inorganike) 2. Materie bimore 3. Materie shtazore 4. Materie njerëzore Lloji i materies së ngurtë, ashtu siç i themi ne, nuk posedon as ndjenja, e as nuk e ka aftësinë e lëvizjes. Kjo gjë shihet që në shikim të parë. Kjo lloj materie mbaron (së qeni e tillë, pra inorganike, pa jetë) me fillimin e shkallës bimore, e cila shfaqet dhe fillon të zhvillohet. Ne shohim që barishtet merxhanë - koralet[2] jetojnë në detëra. Ato japin shenjat e para të zhvillimit primitiv të botës bimore. Bimët kanë cilësinë e rritjes, zhvillimit dhe frymëmarrjes e të tjera, por nuk e kanë cilësinë e ndjenjës dhe të lëvizjes. Kjo lloj materie përfundon (së qeni e tillë, pra bimore) me fillimin e shkallës së parë shtazore. Kemi disa bimë, që kur i prekim, japin shenja gjallërie, dhe ato lëvizin. Një prej këtyre bimëve është ajo, që ne e quajmë zonja e turpëruar, ose ka edhe bimë të tjera, që ekzistojnë nëpër vendet tropikale, që kur ne i prekim, i lëvizin degët e tyre. Shtazët e fillojnë jetën e llojit të tyre me anën e lëvizjeve dhe ky lloj (pra, lloji shtazor) përfundon (kur fillon lloji i materies njerëzore, pra tek) të logjikuarit. Për këtë, lloji më i lartë i kafshëve, arrin deri tek të menduarit primitiv, sikurse që janë majmunët, që imitojnë lëvizje të caktuara. Ndërsa njeriu, fillon nga të menduarit primitiv. Kjo e dallon nga krijesat e tjera të All-llahut. Njeriu është ai, i cili i mundëson vetes përparim. Çdo gjeneratë i zgjeron kapacitetet e saj (mendore) prej civilizimeve të mëhershme, duke ia dorëzuar (këto njohuri) gjeneratës tjetër të mëpasme. Kështu, sa më shumë që përparojmë në kohë, do të kemi ndryshime (distanca) më të shpejta. Duke kaluar nga një gjeneratë në tjetrën, na deponohet një trashëgimi madhore prej civilizimeve të mëparshme, me anën e së cilës ne ndërtojmë zhvillimin dhe përparimin tonë. I Lartësuari All-llah, ka vendosur bazat e së bukurës në univers. Pa këto baza, jeta nuk mund të paramendohet. Mbi këtë bazë është ngritur jeta, e cila nuk mund të mendohet pa punë. Për këtë arsye, i Dërguari All-llahut s.a.v.s., thotë: “Njeriu ha ushqim të mirë, atëherë kur ha nga puna e duarve të tij. Pejgamberi i All-llahut, Davudi a.s. , ka ngrënë nga puna e duarve të tij” Islami nuk lejon që dikush të shpërblehet pa punë. Kjo ndalesë shkon deri aty, sa që një proverb popullor thotë: Nëse nuk ka punë, ngarkoni njerëzit të hapin puse, që të tjerët t’i mbyllin ato. | ||||
|