Jump to content

E mira dhe e keqja/3

Nga Wikibooks

Ç’kuptojmë me fjalën zhvillim


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4

Unë habitem, kur dëgjoj disa që thonë se një kafshë ka evoluar në rrethin e vet dhe ka arritur këtë e atë. Ose ata që thonë se, një kafshë i ka qimet e veta më të shpeshta, kur jeton në vende të ftohta, apo se e posedon ngjyrën e vet në varësi të ambientit (bimëve, gurëve, rërës, etj.) ku ajo (kafsha) jeton, me qëllim që të fshihet nga armiqtë e saj, ose se ka ndonjë karakteristikë tjetër të evoluar!

Të gjitha këto janë dhunti prej All-llahut xh.sh., që Ai ia jep atij që do, për t’a mbrojtur jetën e tij nga zhdukja. Por, ç’është e vërteta, kafsha vetë nuk është e pajisur me mendje apo me logjikë. Ajo, gjithashtu, nuk e ka mundësinë e zhvillimit dhe të përparimit të jetës së vet, pasi i Lartësuari me këtë dhunti (me mendje) e ka pajisur vetëm njeriun dhe askënd tjetër. Ai i shpalosi njeriut disa prej sekreteve të universit, që ai të mund t’a transformojë tokën dhe të mund të ndërtojë civilizim.

Sikur mendja e njeriut të mos ishte në gjendje të kuptonte dhe të mësonte prej civilizimeve të mëparshme, dhe të mos zhvillohej më shumë se paraardhësit e tij, ai do të ishte në një gjendje të ndryshme (nga gjendja në të cilën është sot), dhe padyshim se nuk do të arrinte kurrë t’i kuptonte sekretet e All-llahut të Lartëmadhëruar në univers.

Kur ne shohim se e bukura ndikon pozitivisht dhe se, gjithashtu, është shkaktare e përparimit njerëzor në këtë jetë, dhe është shembull për ndërtimin e planetit tokë, atëherë sistemi ynë arsimor, jep efekt diametralisht të kundërt, kur ne i “mësojmë” fëmijët tanë të “korrin” suksese pa mësuar, pa u munduar, me gënjeshtra, apo me mësime plotësuese nëpër kurse, apo në forma të tjera, gjë që e shkatërron shkencën dhe punën njëkohësisht. Ne kështu ndihmojmë shkatërrimin e ndërtimit të deritanishëm, që kemi në planetin tokë, pasi që All-llahu xh.sh. na e ka mundësuar këtë ngritje dhe përparim!

Këtu, kemi një çështje, e cila kohë pas kohe tërheq vëmendjen tonë. Ajo që na bën përshtypje është të ushtruarit e kafshëve. Disa njerëz, pasi u kanë ushtruar kafshëve disa lëvizjeve, mundohen të na lënë të kuptojmë se edhe ato mendojnë apo logjikojnë. Atyre iu themi: ajo që ju pretendoni nuk është e vërtetë. Lëvizjet e tyre mbështeten në instiketet e tyre. Kur një kafshë ushtrohet të bëjë disa lëvizje, ajo instiktivisht e kupton se po shpërblehet. Prandaj, ajo i përsërit të njëjtat lëvizje, sepse ajo ushqehet pas bërjes së tyre. Por, nëse refuzon që t’i bëjë ato lëvizje, (instruktori i vet e godet dhe kafsha) instiktivisht e kupton se është duke u dënuar pasi ky dënim i shkakton dhembje.

Pra, ajo vepron ashtu siç i kërkohet, sepse në të kundërtën do të dënohet me privim të ushqimit, ose nga frika e dhembjeve që i shkaktohen. Ajo e di tani instiktivisht, e jo nga logjika e saj, se nëse do t’a bëjë atë (lëvizjen e caktuar), asaj do t’i jepet ushqim. Sikur të bazohej në mendjen e saj, ajo do t’ia përcillte këtë dituri këlyshëve të saj. Por, në të vërtetë ajo nuk di t’a bëjë këtë. Ne nuk kemi dëgjuar që një luan, një majmun apo një kalë, t’ia ketë përcjellë lëvizjet e veta, që i ka mësuar në cirk, këlyshëve të tij.

All-llahu i Lartëmadhëruar e ka caktuar me këtë detyrë Ademin, para se të krijohej. Këtë i Lartësuari, na i mësoi në Kur’an, kur Ai na tha:

" و اذ قال ربك للملائكة اني جاعل في الأرض خليفة "[1]

“ (Përkujtoje kohën) Kur Zoti yt u tha melekëve: Unë do t’a vë (krijoj) në tokë zëvendësin...

Referencat
  1. Kur’an, 2 / 30

Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4