Jump to content

E mira dhe e keqja/27

Nga Wikibooks

E mira dhe e keqja në ahiret


Faqe 26
faqe
- 27 -

Faqe 28
E mirë është ajo që afron tek All-llahu. Çdo gjë, që vepron dhe nuk të afron tek All-llahu xh.sh., dhe për të cilën nuk shpërblehesh në ahiret, nuk është e mirë, sado që të jetë e shtrenjtë dhe sado që të shpaguhet në këtë botë. Çdo vepër, e cila nuk të afron tek All-llahu xh.sh., është e kotë, ndërsa jeta jote në këtë botë është e kufizuar, dhe dije se shumë shpejt do të përgjigjesh për të. Nëse ke investuar tërë jetën tënde sipas programit të All-llahut xh.sh., ke për të korrur sukses, por nëse ke investuar gabimisht në mëkate, dhe nuk e ke përfillur programin e All-llahut të Lartëmadhëruar, do të jesh humbës, dhe sigurisht që do të ndëshkohesh.

Për këtë, i Lartësuari xh.sh., thotë:

" فمن زحزح عن النار و أدخل الجنة فقد فاز "
“...kush do t’i largohej zjarrit (xhehennemit), dhe do të hynte në xhennet, ai ka arritur fitore ...”[1]

Pra, sukses është vetëm atëherë, kur ke arritur të shpëtosh nga zjarri (xhehennemi). Ashtu siç thamë edhe më parë, jeta e kësaj bote nuk është qëllimi i fundit, por kjo është dera provuese (laboratori), që të shpie deri tek qëllimi. Ky është programi i mirë, dhe programi i keq në univers, ashtu si e ka paraparë i Larëmadhëruari. Kështu e kanë shpjeguar edhe shumë hadithe[2] , njëri prej të cilëve thotë:

(Do të vazhdojë të qëndrojë robi në seancë të Ditës së Gjykimit, derisa nuk do të përfundojnë së pyeturi atë për katër cilësi të tij: rininë ku e ka kaluar, jetën si e ka përfunduar, pasurinë si e ka fituar dhe ku e ka shpenzuar, dhe çfarë ka bërë me punën e vet.)

Nëse i kthehemi Kur’anit Kerim, do të shohim se, punët e mira duhen bërë shpejt, sepse aty është mirësia e All-llahut.

Le t’a lexojmë thënien e All-llahut të Lartëmadhëruar:

" و ما تقدموا لأنفسكم من خير تجدوه عند الله "

“...e çfarëdo të mirë t’a bëni për veten tuaj, do t’a gjeni atë tek All-llahu...”[3]

Nëse lexojmë suren Ali Imran, për të parë se çfarë na thuhet dhe çfarë na mëson ajo, do të shohim se, i Lartësuari na tregon rrugën, në të cilën duhet të drejtohemi, na tregon se si t’a falënderojmë, se si të afrohemi Atij dhe si t’a njohim mirësinë e Tij.

Kështu, në Kur’an, thuhet:

" بيدك الخير أنك علي كل شيء قدير"

“...e mira është në dorën Tënde, vërtetë Ti, për çdo gjë, je i Plotëfuqishëm.” [4]

Pra, e mira në tërësi është vetëm e All-llahut; prandaj e mira nuk mund të jetë në duart e dikujt tjetër, por veçse në duart e All-llahut xh.sh.

Le t’a lexojmë edhe thënien tjetër:

" و ما عند الله خير للأبرار "

“...dhe mirësitë, që gjenden tek All-llahu, janë për Ebrarët.” [5]

Përderisa arritëm deri te ky rezultat, atëherë duhet të jemi të bindur, pa asnjë mëdyshje, se e mira është plotësisht në duart e All-llahut xh.sh. Veprat tona të mira janë ato, të cilat kanë pëlqimin e All-llahut. Çdo orë që kalon, duhet të jetë orë, në të cilën i kemi shërbyer të mirës, që ka pëlqimin e All-llahut xh.sh. Dije se ajo orë, në të cilën ti nuk i shërben së mirës, është orë e humbur për ty, nga jeta jote e shtrenjtë. Ke humbur një orë së koti, pa realizuar asgjë, një orë të jetës tënde!! Sado që të zgjasë jeta jote, ajo është e kufizuar, dhe secili moment, që të ka ikur, nuk kthehet më kurrë.

Referencat
  1. Kur’an, 3 / 185
  2. Hadithe- quhen të gjitha fjalët, pëlqimet dhe tradita e Muhammedit s.a.v.s.
  3. Kur’an, 2 / 110
  4. Kur’an, 3 / 26
  5. Kur’an, 3 / 198 – Ebrarët, janë besimtarët e pastër, që në këtë botë janë të dënuar padrejtësisht nga njerëzimi, ose të cilëve u janë bërë shpifje, etj. (All-llahu e di më së miri, Koment i përkthyesit).

Faqe 26
faqe
- 27 -

Faqe 28