E mira dhe e keqja/20
Këmbëngulja për pasuri të hajrit | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Njerëzit në jetën e tyre, këmbëngulin gjithnjë për pasuri të mirë. Kemi shumë njerëz që habiten, kur shohin se si All-llahu xh.sh., i jep krenari dhe pasuri edhe pabesimtarit?!
All-llahu xh.sh. na bën me dije se njerëz të tillë nuk i pëlqejnë. Nganjëherë, i furnizon pabesimtarët për t’ua shtuar mëkatet dhe mohimin. Sikur t’ua ndërpriste begatitë, mbase ata do të kthjelleshin dhe do të pendoheshin. Për shkak të hidhërimit të lartë ndaj tyre, Ai ia lehtëson atyre përparimin në botë. Le t’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim, se ç’thotë për pabesimtarët:
Në këtë ajet kur’anor, All-llahu i Lartëmadhëruar e këshillon Muhammdein s.a.v.s., e kur këshillohet ai, kjo do të thotë se kjo këshillë vlen për të gjithë besimtarët muslimanë. I Lartësuari thotë: mjerë ai, i cili mendon vetëm për shtimin e pasurisë dhe fëmijëve, sepse ato janë dhuratë dhe vullnet i All-llahut. Mos mendoni se e mira qëndron në to! Nëse ti vëren atë se çka u jepet të tjerëve, mos e lakmo atë, sepse ti nuk e di që ajo mund të jetë shkak i dënimit të tyre. Pasuria dhe fëmijët e bëjnë njeriun të mendojë se ato janë begati për të, por nuk është thënë se ato janë dhuruese begatish, nëse njeriu nuk e përkujton All-llahun xh.sh. Njeriu frikësohet të ndahet nga kjo botë, për shkak të pasurisë dhe fëmijëve. Ai, i cili nuk e beson ahiretin, mendon se ka vetëm jetën e kësaj bote. Nëse i ikin ato (pasuria dhe fëmijët), për të është katastrofa më e madhe, por edhe ky nëse u ikën atyre, edhe kjo gjithashtu, do të ishte një katastrofë e madhe për të. Sikur ai të besonte në All-llahun xh.sh. dhe në Ditën e Gjykimit, do të ishte i bindur se edhe sikur atij t’i iknin të mirat e kësaj bote, ai do të gjente të mira të shumta, nga All-llahu xh.sh., në ahiret. Verseti kur’anor na lë të kuptojmë, se pasuria përmban në vete ngazëllimin (mahnitjen), gjithashtu, edhe fëmijët përmbajnë në vete ngazëllimin. Ai, i cili ka pasuri, ngazëllehet me pasurinë që e ka. Gjithashtu, edhe ai që ka fëmijë, mahnitet me fëmijët që ka. Nëse, All-llahu xh.sh., mundëson që një njeri t’i ketë të dyja këto të mira, ai do të ngazëllehej akoma më tepër. All-llahu i Lartësuar dëshiron të na tregojë se grumbullimi i pasurisë, dhe shtimi i fëmijëve nuk duhet t’i habitë njerëzit, pasi kur All-llahu xh.sh., i dhuron pabesimtarit pasuri dhe fëmijë, nuk e bën këtë për t’a nderuar atë, por për t’a dënuar me to, në këtë botë dhe në botën tjetër. Skllavi i pasurisë edhe pse ka arritur pasuri të madhe, gjithmonë jeton me frikë. Imani i tij ka humbur, sepse ai i frikësohet skamjes. Për këtë arsye, ai bëhet koprac, edhe me veten, edhe me fëmijët e tij. Ai është i kujdesshëm për secilën qindarkë që shpenzon. Do të shohim se, gjithnjë, ai është duke u frikësuar (se mos varfërohet), edhe pse posedon pasuri të majme. Ai nuk ia plotëson dëshirat vetes, nga frika se po i harxhohet ajo (pasuria), apo se po e humbet atë! Ai, gjithnjë, është i stresuar, prej ankthit për t’i ruajtur ato. Ai është në gjendje të bëjë gjithçka, edhe sikur të mëkatonte apo gabonte, vetëm në emër të ruajtjes së pasurisë së tij. Ai drithërohet prej çfarëdo ndodhie, nga frika e humbjes së pasurisë së tij. Në pamje të jashtme, njerëzve u duket se ai po i gëzohet pasurisë së tij, por në realitet, ai jeton një jetë plot ankth dhe frikë brenda qenies së tij. E keqja e parë, që i shkakton vetvetes njeriu i robëruar pas pasurisë së tij, është se ai i harron shokët e tij dhe All-llahun xh.sh. Ai i thyen zemrat e të tjerëve dhe i mashtron njerëzit, duke ua marrë të pafuqishmëve të drejtat e tyre. Nga kjo, sa thamë më sipër, kuptohet se të dhënurit e pasurisë një jobesimtari, nuk duhet të merret si dashuri ndaj tij, por All-llahu ua jep atyre, që gradualisht t’a bëjë ralitet fjalën e Tij (dënimin e tyre). Ky i harron këta mohues, për shkak të mosbesimit dhe joimanit të tyre ndaj programin të Tij, prandaj atyre u jep dhe ua shton pasurinë, derisa të bëhen adhurues të pasurisë së tyre dhe t’a harrojnë adhurimin e All-llahut xh.sh. Kështu, pasuria e tyre, do të vazhdojnë të bëhet shkak, që ata t’a injorojnë adhurimin e Tij, derisa të vijë koha, që ata do të ndërrojnë jetë (vdekja), e atyre t’iu merret shpirti, duke qenë pabesimtarë (qafirë). Atëherë, çfarë do të ndodhë në Ditën e Gjykimit? Lexojeni thënien e All-llahut xh.sh., i Cili thotë:
A mos vallë, floriri dhe pasuria e tyre, ishte e mirë për ta? Apo, ishte e keqe dhe e dëmshme? | ||||
|