Jump to content

E mira dhe e keqja/14

Nga Wikibooks

Shkaqet e largimit të begative


Faqe 13
faqe
- 14 -

Faqe 15
All-llahu xh.sh. na mëson edhe një shkak tjetër, i cili shkakton largimin e begatisë, duke na thënë:
" و لا تحاضون علي طعام المسكين"
“...Dhe nuk keni inkurajuar njëri-tjetrin për t’i ushqyer skamnorët...”[1]

Pra, nuk keni inkurajuar njëri- tjetrin për t’i ushqyer skamnorët, ata që nuk kanë ushqim të bollshëm. Disa njerëz mendojnë se skamnor, është ai person, i cili nuk posedon asgjë mbi vete. Por jo, skamnor është edhe ai, i cili nuk ka aq sa i nevojitet. Këtë e vërteton thënia e All-llahut të Lartëmadhëruar:

" أما السفينة فكانت لمساكين يعملون في البحر"
“Ndërsa, sa i përket anijes, ajo u takonte disa skamnorëve që punonin në det”[2]

Pra, skamor është ai, i cili nuk posedon mjete për jetesë, aq sa ai ka nevojë. Sepse All-llahu, ata njerëz i quan të skamur edhe pse, ata kishin në dispozicion një anije.

Nga shkaqet e tjera të largimit të pasurisë është edhe amullia mes njerëzve, nganjëherë mosinkurajimi, dhe jo vetëm kaq, por ndonjëherë propagandohet që të skamurve të mos t’u ndihmohet, qoftë edhe me ushqim (kafshata buke). Kush kërkon ushqim, nuk është gënjeshtar për atë që kërkon, sepse një nevojtar që kërkon prej teje para, mund të jetë prej tyre që grumbullon para për t’u pasuruar, kur ai të kërkon rroba, mund të mos ketë nevojë për to, por i do ato për t’i shitur. Ndërsa ai, i cili të kërkon bukë për të ngrënë, padyshim se është i uritur, sepse nuk ka për të ngrënë, prandaj edhe kërkon bukë, prandaj ne kësaj i themi: kërkesë e drejtë, e jo e gënjeshtërt. Ndërsa ata, që pengojnë për t’i ushqyer skamnorët, kanë bërë krim dhe mëkat të madh, pasi ata bëhen shkaktarë që skamnorëve të mos u jepet ushqim.

Për këtë, All-llahu xh.sh., thotë:

" و تأكلون التراث أكلا لما و تحبون المال حبا جما"
“...Kurse trashëgiminë e hanit me ëndje. (Mjerisht) edhe pasurinë e donit për së tepërmi.” [3]

Edhe kjo sjellje, gjithashtu, konsiderohet një prej atyre që të largojnë nga begatia (nimeti). Të hani trashëgiminë në mënyrë të padrejtë! Si mund të hahet ajo, që i është përcaktuar dikujt tjetër. T’a hani hakun e tjetërkujt, ndërkohë që ata janë të vegjël! Ose të ëndërrosh që të marrësh një pjesë të trashëgimisë së tyre, sepse ju keni qenë i rritur, në kohën kur pronari i pasurisë ka ndërruar jetë. Dhe të kesh guxim që të manipulosh, pa u frikësuar fare, se do të zbulohesh një ditë prej njerëzve të tjerë. Duke qenë se të ishte dhënë mundësia të mbizotëroje në këtë situatë, ti e keqpërdore, dhe arrite të përvetësosh një “pasuri” të ndaluar. All-llahu do të dënojë në këtë botë, sepse Ai do t’a largojë begatinë prej teje, ndërsa llogarinë (ndëshkimin) e plotë do t’a marrësh në ahiret.

Referencat
  1. Kur’an, 89 / 18
  2. Kur’an, 18 / 79
  3. Kur’an, 89 / 19-20

Faqe 13
faqe
- 14 -

Faqe 15