E mira dhe e keqja/10
Mëkati nuk u ndërpre | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Ishte kjo një paraqitje e shpejtë e fillimit të temës sonë mbi të keqen në univers. Ishte All-llahu, i Cili me vullnetin e Tij dëshiroi të na tregojë se e keqja vjen vetëm atëherë kur ndryshohet programi i Tij. Sikur Kabili t’i bindej programit të All-llahut, ai nuk do ta vriste vëllain e tij. Ky ishte fillimi i mëkateve, që barti me vete të këqijat, të cilat nuk u ndalën. Në këtë mënyrë, na transmetohen edhe tregimet e pejgamberëve dhe të dërguarve në Kur’anin Kerim, për Nuhin, Hudin, Salihin, Shuajbin, Lutin, Musain, e të tjerë. Për ta ruajtur rendin në univers, ishte e domosdoshme ndërhyrja e qiellit në shkatërrimin e këtyre popujve. Kështu, në Kur’anin Kerim, na transmetohet:
Por, shtrohet pyetja: si u largua njerëzimi nga rruga e drejtë, ndërkohë që e kish pasur programin hyjnor me vete? Këtë, na e tregon All-llahu i Lartësuar. Ne jemi betuar në emër të veteve tona, duke qenë ende në botën e Dherr-it[6] : Në lidhje me këtë, i Lartësuari thotë:
Largimi nga programi i All-llahut, vjen në dy forma, ose rrugë. Rruga e parë, vjen prej injorimit të programit. Ndodh që të harrohet, apo të devijohet e vërteta e programit, apo kemi të bëjmë edhe me tradhëtira. Dikujt i teket të flasë në emër të All-llahut, ndërkohë që ato, që thotë, nuk janë fjalët e All-llahut. Për shkak të pasioneve njerëzore, grupi që ka harruar se çfarë i është paraqitur prej programit të All-llahut, ndjek dhe pëlqen atë drejtim, ndërsa ata që nuk e kanë harruar programin, e shtrembërojnë drejtimin dhe njollosin programin e vërtetë. Ata, që devijojnë rrugën, sjellin mendime njerëzore, e këto ia atribuojnë thënieve të All-llahut të Lartësuar. Për këtë arsye, i Lartësuari në Kur’anin Kerim, thotë:
Kjo është një injorancë e thellë. Me kalimin e kohës, (ky deformim) bëhet rutinë dhe kështu hyn në zemrat e atyre, të cilët frymëzohen me “programin” e All-llahut xh.sh. Ndërsa rruga e dytë, është të pasuarit e veprimeve të trashëguara nga të parët (baballarët). Prindërit fillojnë të largohen pak nga programi i All-llahut xh.sh., ndërsa fëmijët e tyre ndjekin hapat e prindërve, dhe madje ua tejkalojnë edhe atyre. Kështu vazhdojnë të devijojnë prej rrugës. Këto devijime bëhen shkak për shtimin e pasioneve dhe përfitimeve të kësaj bote. Pastaj, kjo transmetohet nëpër gjenerata dhe shtresohet si trashëgimi e të parëve të tyre, e kështu me radhë. All-llahu i Lartëmadhëruar, na lë t’a kuptojmë këtë, kur Ai thotë:
Pra injoranca ndaj programit, dhe ndjekja e rrugës së baballarëve, janë themelet e mëkateve dhe mosbesimit. Për këtë arsye, dashti All-llahu me vullnetin e Vet, që të na tërheqë vëmendjen për këto dy arsye, të cilat nuk do të jenë të pranueshme në ahiret. Neve na është tërhequr vërejtja, qysh kur kemi qenë në botën e Dherr-es, për arsye që askush të mos të ketë mundësi polemike në Ditën e Gjykimit, duke i përdorur këto dy argumente. | ||||
|