Jump to content

Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/4

Nga Wikibooks
komunës së Graçanicës, krijohet lidhja me fshatrat e banuara me serbë në
komunën e Fushë Kosovës, Lypjanit dhe Kastriotit. Graçanica lidhet me
Uglarin dhe fshatrat tjera të banuara me serbë në Fushë Kosovë përmes
fshatrave Llapllasellë, Preoc e Çagllavicë si dhe me fshatrat Livaxhë, Skullan,
Lepi e Radevë në komunën e Lypjanit nëpërmjet fshatit Sushicë. Nga fshati
Uglar i cili gjendet në komunën e Fushë Kosovës, përmes fshatit Nakaradë
depërtohet në fshatrat e Kastriotit: Krushec, Caravadicë e Leshkoshiq.

Në hartën 21, të publikuar kah fundi i vitit të kaluar, me rrathë të zinj që
kanë nga një X në mes janë paraqitur zonat e banimit kolektiv në kuadër të
kthimit të organizuar masiv të serbëve sipas planit të Qendrës Koordinuese
të Serbisë për Kosovën (QKSK). Me ngjyrë të verdhë janë shenjuar
vendbanimet ku përkrahet kthimi individual ndërsa me ngjyrë të kuqe ato
për kthim të organizuar e masiv të serbëve në Kosovë.Vërehet se një zonë
e banimit kolektiv është paraparë në afërsi të Graçanicës. Dihet që serbët
nuk e kanë lëshuar Graçanicën as pas mbarimit të luftimeve. Atëherë, kush
po kthehet aty?! Në emër të 'kthimit të qëndrueshëm' po bëhet rikolonizimi
i Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan,
pra jo vetëm te prona e tyre. Në rastin e ndërtimit të banesave kolektive
për kolonët e rinj serbë në Graçanicë, qëllimin e Serbisë po e realizon
Kuvendi Komunal i Prishtinës me në krye Ismet Beqirin. Kuvendi Komunal i
Prishtinës, me datën 21 shkurt të vitit 2006, ka përcaktuar lokacionin prej
përafërsisht 54 ari, për ndërtimin e 'katër objekteve të tërësisë së
përbashkët në fshatin Graçanicë'. Kjo është bërë duke u thirrur në nenin
3.1b) të Rregullores 2000/45, që ka të bëjë me planifikimin urban dhe të
fshatit dhe shfrytëzimin e tokës. Pra, rregullorja për vetëqeverisjen e
komunave përveç për decentralizim, është treguar e përdorshme edhe për
rikolonizimin e Kosovës. Në faksimilin 22 është paraqitur vendimi
kolaboracionist i Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me këtë.

Në anën tjetër, CIMIC raportin javor nr. 1148 të KFOR-it, të datës 8 shkurt
2006, thuhet se numri i shtëpive dhe banesave të blera në veri të Mitrovicës
brenda një viti nga QKSK, e tejkalon numrin 150. Muaj më parë dy
transakcione kanë ndodhur në Kodrën e Minatorëve - njëra e blerë nga
QKSK dhe tjetra nga Kisha Ortodokse. Pesë banesa të njërit nga tre
soliterat i janë shitur QKSK-së që nga tetori i vitit 2005, ndërsa, para disa
muajve, një ndërtesë pesëkatëshe ndërmjet soliterëve i është shitur po

< 3
faqe
- 4 -

5 >