Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/3

Nga Wikibooks
vazhdimësia territoriale e enklavave.Kurse, më 6 qershor 2006, u nënshkrua
'Protokoli për Kthimin Vullnetar dhe të Qëndrueshëm' ('Protocol on
Voluntary and Sustainable Return') ndërmjet IPVQ-ve të përfaqësuara nga
Dardan Gashi, Delegacionit të Grupit Punues për Dialog të Drejtpërdrejtë
të udhëhequr prej Milorad Todoroviqit dhe UNMIK-ut të përfaqësuar prej
PSSP-së së atëhershëm, Soren Jessen-Petersen. Në nenin II, pika 5, thuhet që
serbët kanë të drejtë të kthehen edhe aty ku ata zgjedhin, e jo vetëm në
vendet ku ata kanë jetuar më parë. Përveç kësaj është e rëndësishme të
thuhet që në krejt dokumentin, ashtu siç edhe në të gjitha dokumentet tjera
që kanë të bëjnë me kthimin e serbëve që kanë ikur nga Kosova, përdoret
shprehja 'persona të zhvendosur së brendshmi' (IDP - Internally Displaced
Persons). Sipas fjalorit standard të Komisionerit të Lartë për Refugjatë në
Kombet e Bashkuara (UNHCR), kjo shprehje përdoret ekskluzivisht për ata
persona, të cilët, për shkak të konflikteve të armatosura apo katastrofave
natyrore detyrohen ta ndërrojnë vendbanimin, por pa e ndërruar shtetin.
Pra, ata janë të zhvendosur, përkundër refugjatit, i cili është person, i cili, për
shkak të arsyeve të lartpërmendura vendqëndrimin e ndërron prej shtetit
të tij, në një shtet tjetër. Serbët e ikur në Serbi, pra trajtohen vetëm si
persona të zhvendosur së brendshmi, ngaqë, Rezoluta 1244 ruan
sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën.

Më 21 shkurt 2006, Qendra Koordinuese e Serbisë për Kosovën (QKSK),
publikoi lajmin se udhëheqësja e kësaj Qendre, Sanda Rashkoviq-Iviq dhe
Ministri për Investime Kapitale, Velimir Iliq, kanë nënshkruar protokolin e
vlefshëm 115 milionë dinarë për ndihmë personave të zhvendosur nga
Kosova. 95 milionë dinarë janë ndarë për ndërtimin e 70 shtëpive ndërmjet
Badocit të Ri dhe Graçanicës për serbët e ikur më 17 mars të vitit 2004.
Tashmë dy shtëpi veç janë ndërtuar në fshatin Badoc i Ri. Ndërkaq, 20
milionë dinarë do të përdoren për infrastrukturën e nevojshme për
furnizimin me ujë të Badocit të Ri.Të gjitha shtëpitë e djegura gjatë 17 e 18
marsit të vitit 2004, i ka rindërtuar Qeveria e Kosovës me paratë e buxhetit
të Kosovës. Nuk ka arsye që të ndërtohen shtëpi atje. Beogradi po ndërton
shtëpi shtesë, sepse do që ta krijojë një zinxhir të fshatrave serbe ndërmjet
Artanës dhe Graçanicës, dhe kësisoj të lidhen fuqishëm territoret në
Anamoravë me fshatrat e banuara me serbë në pjesën qendrore të Kosovës.
Nga Artana përmes fshatrave Izvor e Dragoc krijohet lidhja me fshatrat
Hanroc, Shishare, Shashkoc, Okosnicë, Badoc e Graçanicë. Me krijimin e

< 2
faqe
- 3 -

4 >