Jump to content

Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/2

Nga Wikibooks
ka problem me gjetjen e një numri të madh të serbëve që do t'i sillte në
Kosovë. Një anketë e zhvilluar në nëntor të vitit 2004, në kuadër të
hulumtimit të përbashkët të USAID-it, UNDP-së dhe RIINVEST-it, në
shtator-dhjetor 2004, tregoi se 30% të shqiptarëve të Kosovës dhe vetëm
12.3% të serbëve të Kosovës mendojnë të emigrojnë nga Kosova. Pra, janë
shqiptarët ata që duan ta lëshojnë Kosovën dhe jo serbët, ngase pikërisht
shqiptarët janë në pozitë më të vështirë politike dhe sociale. Sa për ilustrim,
ta marrim shembullin e Mitrovicës. Sipas një tjetër raporti të ESI-t, në veri
të Mitrovicës dhe Zveçan jetohet me mesatarisht 95 euro në muaj, 60% të
të cilave sigurohen nga Beogradi dhe 23% nga Prishtina. Ndërkaq, në jug të
Mitrovicës njerëzit jetojnë me 37 euro në muaj, nga të cilat 37% sigurohen
nga Qeveria e Kosovës dhe 40% nga sektori privat.

Serbia nuk do që t'i kthejë serbët atje ku ata do të ishin pakicë, sepse asisoj
nuk do të mund të ushtronte ndikimin politik të tillë çfarë do që ta ketë.
Serbia aspiron që serbët t'i kthejë atje ku ata janë shumicë për ta përforcuar
edhe më shumë këtë shumicë, atje ku ata do të bëheshin shumicë nëpërmjet
kthimit, ose atje ku do të siguronin vazhdimësi territoriale të enklavave
serbe. Shumica dërrmuese e serbëve të Kosovës në të kaluarën jetonin
nëpër qytete, d.m.th. ishin pakicë aty ku banonin. Dhjetëra mijëra serbë të
kthyer në Prishtinë nuk do ta kishin as për së afërmi peshën e disa qindra
serbëve të kthyer në pjesë të caktuara që do të mundësonin lidhjen e
trevave ekzistuese të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë drejt krijimit të
entitetit autonom territorial të serbëve të Kosovës përbrenda Kosovës.
Andaj, përdoret formulimi 'kthim i qëndrueshëm' dhe jo vetëm 'kthim'.
Serbisë iu plotësua dëshira që të ketë të drejtë që serbët t'i kthejë edhe atje
ku ata s'kanë jetuar më parë; pra, jo te prona e tyre dhe në pronën e tyre,
por në vendbanime të reja që do të forconin e zgjeronin enklavat aktuale
drejt bashkimit të tyre. 'Kthimi i qëndrueshëm' nuk është gjë tjetër veçse
rikolonizim. Më 18 prill 2006, në Beograd, Kilian Kleinschmidt, drejtor i
deritanishëm i zyres për kthim të UNMIK-ut, në një konferencë me gazetarë
tha se të zhvendosurit nga Kosova do të mund të kthehen në të ardhmen
në vendet ku ata dëshirojnë. 6.500 familje parashihet që të kthehen në
mënyrë të organizuar si dhe 2.000 familje të tjera në mënyrë individuale.
Gjithsej bëhet fjalë për rreth 35.000 banorë të cilët Serbia planifikon t'i sjellë
në vendet ku serbët tashmë janë shumicë, atje ku ata me këtë kthim do të
bëheshin shumicë, ose atje ku nëpërmjet kthimit do të sigurohej

< 1
faqe
- 2 -

3 >