Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/64
Pamja
Pjesa XI
Komunat
Neni 55
Zbatimi i këtij ligji në komuna
55.1 Çdo komunë do të emërojë një Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe do të krijoj një
Departament të Thesarit dhe një Departament të Buxhetit të cilat do të kenë përgjegjësi dhe
pushtet mbi proceset buxhetore të komunave, përgjegjësi këto të ngjajshme me ato që
ushtrohen nga Thesari dhe Departamenti i Buxhetit i Ministrisë së Financave dhe të
Ekonomisë mbi proceset buxhetore të Qeverisë së Kosovës.
55.2 Komuna mund të bëjë një marrëveshje me shkrim me Ministrin e Financave dhe të
Ekonomisë që Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Thesari dhe Departamenti Buxhetor të
marrin përsipër të gjitha apo një pjesë të përgjegjësive mbi funksionet buxhetore të cilat
komuna është e autorizuar ti ushtrojë sipas këtij ligji.
55.3 Varësisht nga neni 55.4:
(a) procedurat e përgatitjes dhe zbatimit të buxhetit, të parapara në Pjesët IV-VII
të këtij ligji si dhe procedurat e raportimit, kontabilitetit, si dhe procedurat
revizore të përfshira në Pjesën VIII të këtij ligji do të zbatohen (ekzekutohen)
nga komunat sikurse edhe dispozitat në ato Pjesë që kanë të bëjnë me
punojësit, zyrtarët apo organizatat buxhetore do të interpretohen në mënyrë që
kjo pjesë XII të mbulojë gjithashtu edhe zyrtarët përkatës të nivelit komunal,
punojësit dhe autoritetet publike; dhe
(b) çdo përgjegjësi, pushtet apo autoritet i përshkruar apo i imponuara në Pjesët
IV-VIII mbi Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo pushtet që ka
Ministri kundrejt procesit buxhetor të qeverisë së Kosovës, do të interpretohet
si përgjegjësi e njëjtë dhe pushtet i akorduar te Drejtori Ekzekutiv Financiar
Komunal lidhur me procesin buxhetor komunal.
55.4 Kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave e konsideron si të nevojshme, në përputhje
me autoritetin e siguruar nga neni 5.2 i Rregullores së UNMIK-ut 2001/9 dhe nenit 37.3 të
Rregullores së UNMIK-ut 2000/45, Ministri mund të parashtrojë (i) rregullat për përgatitjen e
buxhetit dhe procedurat për zbatimin e tyre në komuna, të cilat dallojnë nga ato që
përshkruhen nga pjesët IV dhe V të këtij ligji, dhe (ii) rregullat mbi raportimin, kontabilitetin
dhe procedurat e revizionimit (kontrollit financiar) të komunave që dallojnë nga ato të
përcaktuara me pjesën VIII të këtij ligji, duke siguruar që rregullat e parashkruara nën
autoritetin e këtij neni të hyjnë në fuqi vetëm pasi të jenë miratuar me shkrim nga komisioni i
granteve.
55.5 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të bëjë një marrëveshje me një komunë për
ti siguruar asaj këshilla ose shërbime, në mënyrë që të sigurohet që fondet komunale nën
fondin e konsoliduar të Kosovës të përdoren me efektshmëri.
Neni 56
Grantet operative që i nënshtrohen këtij ligji
Komuna mund të caktoj dhe të mbledhë tatime ose të pranojë grante të përgjithëshme
operative ose grante specifike operative vetëm nëse ajo adopton (përvetëson) përgatitjen e
buxhetit dhe procedurat e zbatimit dhe raportimit si dhe procedurat kontabël dhe të revizionit
të përshkruara në nenin 55.
Neni 57
Tatimet dhe taksat e mbledhura nga komuna
57.1 Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga komunat siç janë taksat, tatimet apo detyrimet e
caktuara nga komuna janë para publike dhe menjëherë pasi të mblidhen do të depozitohen në
llogarinë adekuate zyrtare bankare nën Fondin e Konsoliduar të Kosovës. Menjëherë pas
krijimit të depozitave të tilla komuna do ta hartojë një shkresë Thesarin, në formularin e
saktësuar në rregullat financiare, duke cekur (i) shumën e përgjithëshme të depozituar, dhe (ii)
informatat e tjera që kërkohen sipas Rregullave Fiskale.
57.2 Përveç shumave të përshkruara nga neni 57.3 dhe neni 57.7, taksat, tatimet ose
detyrimet e pranuara nga Komuna do të dedikohen si të ardhura, dhe do të trajtohen si fonde
të përvetësuara në llogarinë e komunës në Fondin e Konsoliduar të Kosovës.
57.3 Çdo taksë, tatim, ose detyrim i mbledhur nga komuna mbledhja e të cilit nuk është e
autorizuar me ligj apo me rregullore të UNMIK-ut, do të trajtohet si para publike dhe do të
depozitohet nga komuna në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në përputhje me nenin 13 të këtij
ligji. Shumat e përshkruara në këtë nen do të jenë, arkëtim i përgjithshme i Qeverisë dhe nuk do
të dedikohen për një komunë por do të segregohen nga Drejtori i Thesarit dhe do të mbahen në
një llogari të veçantë më qëllim që ti ofrojë komunës mundësi për të plotësuar kërkesat për
kompensim, siç përshkruhet në nenin 57.5. Nëse pas pagimit të të gjitha kompensimeve me kohë
dhe në mënyrë të vlefshme, mbeten ende shuma që janë segreguar, fondet e tilla do të bëhen të
ardhura të përgjithshme.
57.4 Nëse një komunë dështon që të bëjë shpërndarjen e shumës ashtu si përshkruhet nga
neni 57.3, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të përpilojë një vlersim preliminar të
shumave të përshkruara në nenin 57.3 që i ka mbledhur komuna. Ministri i Ekonomisë dhe
Financave do të sigurojë një vlerësim preliminar për revizorin e përgjithshëm, i cili do ta
shqyrtojë vlerësimin e tillë dhe do t’i dërgojë Ministrit vlerësimit përfundimtar duke u bazuar
në dëshmitë që i ka në dispozicion revizori i përgjithshëm. Ministri pastaj do të konsulohet me
komisionin e granteve lidhur me çështjen dhe, nëse, komisioni i granteve e miraton, Ministri
do të zvogëlojë shumën e përgjithshme operative të grantit të ndarë për atë Komunë në masën
e përcaktuar nga vlerësimi përfundimtar.
57.5 Kur një person apo ndërmarrje që ka paguar një taksë, tatim apo detyrim siç është
përshkruar në nenin 57.3 kërkon që t’i ripaguhet shuma e paguar, personi apo ndërmarrje në
fjalë do të parashtrojnë ankesën në fjalë brenda dy (2) viteve pas përfundimit të vitit
kalendarik gjatë të cilit është paguar shuma përkatëse. Komuna përkatëse do ta bartë
përgjegjësinë e vetme ligjore për kompensimin e taksës, tatimit apo detyrimit në fjalë, dhe
asnjë autoritet publik nuk do të ketë asnjë përgjegjësi ligjore lidhur me atë se a është apo nuk
është depozituar taksa, tatimi apo ngarkesa e paautorizuar në Fondin e Konsoliduar të
Kosovës.
57.6 Çdo veprim apo vendim i komunës që ka për qëllim apo efekt ndalimin e ankesave
ligjore për kompensimin e taksave, tatimeve apo detyrimeve të cilat janë imponuar apo
mbledhur ilegalisht, apo ankesat legjitime për kompensimin e dëmeve që janë shkakëtuar nga
imponimi i tarifave apo tatimeve të tilla, aktet apo vendimet e tilla të komunës nuk do të jenë
të vlefshme dhe as nuk do të hyjnë në fuqi.
57.7 Nëse taksat, tatimet apo detyrimet e përshkruara në nenin 57.1 janë mbledhur nga një
komunë e cila sipas mendimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Revizorit të
Përgjithshëm ka dështuar që të miratojë dhe zbatojë procesin buxhetor konform kërkesave të
nenit 55, Ministria për Ekonomi dhe Financa do të sigurojë që taksat, tatimet dhe detyrimet e
tilla të mos akordohen në llogarinë e fondeve të dedikuara për komunën përkatëse për në
Fondin e Konsolidur të Kosovës, por që në vend të kësaj ato të mbahen në një llogari
mirëbesimi, siç parashihet me nenin 16.2 dhe të depozituara në llogarinë e fondeve të
dedikuara të komunës përkatëse vetëm kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave të verifikojë
se komuna ka miratuar dhe zbatuar procesin bugjetor në përpushmëri me nenin 55.
57.8 Komuna që është ndikuar negativisht nga një vendim i Ministrisë për Ekonomi dhe
Financa i marrë në përputhje me nenin 57.7, mund të përpilojë një kërkesë me shkrim dhe ta
dërgojë kërkesën në fjalë tek Komisioni i Granteve për të shqyrtuar faktet dhe rrethanat që
kanë shpier drejt marrjes së vendimit të tillë. Komisioni i Granteve pas pranimit të kërkese të
tillë, mund të shqyrtojë çështjen në fjalë dhe të anulojë apo të mbështesë veprimin e
Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. Nëse anulon vendimin e Ministrisë, atëherë do të
lëshojë një vendim duke udhëzuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që të marë masa
përkatëse, që janë të nevojshme për t’u siguruar se taksat, tatimet dhe ngarkesat e tilla të
akordohen në llogarinë e të ardhurave të dedikuara të komunës përkatëse në Fondin e
Konsoliduar të Kosovës.
Neni 58
Komisioni i Granteve
58.1 Komisioni i granteve do të themelohet jo më vonë se 60 ditë nga dita e hyrjes në fuqi
të këtij ligji. Anëtarët e të njejtit do të jenë Kryeministri, Ministri i Ekonomisë dhe
Financave, një Ministër tjetër të caktuar nga Qeveria, Kryesuesi i Komisionit Buxhetor të
Kuvendit dhe tre përfaqësues të komunave të caktuara nga Asociacioni i Komunave të
Kosovës dhe të miratuara nga Qeveria.
58.2 Komisioni i Granteve do të mbajë mbledhje në baza të rregullta. Mbledhjet do të
organizohen nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave. Mbledhjet e tjera mund të organizohen
bashkarisht nga dy anëtarë të tjerë, duke siguruar sidoqoftë që çdo mbledhje e tillë jo e
rregullt të organizohet së paku shtatë ditë para mbajtjes së saj. Mbledhja e komisionit për
grante do të jetë e vlefshme vetëm nëse (i) katër ose më tepër anëtarë janë të pranishëm (ii)
njëri, ose Ministri i Ekonomisë dhe Financave ose Kryeministri janë të pranishëm. Ministri i
Ekonomisë dhe Financave ose - në mungëse të tij – Kryeministri, do të jetë përgjegjës për
drejtimin e mbledhjeve të komisionit për grante. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të
formojë një sekretariat të përhershëm për të mbështetur komisionin e granteve gjatë
ekzekutimit të përgjegjësive të tij.
58.3 Komision për Grante:
(a) deri me 1Gusht do t’i rekomandojë Ministrisë për Ekonomi dhe Financa shumat që
duhet përvetësuar si grante të përgjithshme operative në Buxhetin e Konsoliduar të
Kosovës për tri vitet e ardhëshme fiskale;
(b) deri me 1 gusht do të krijojë një formulë për shpërndarjen e fondeve të përvetësuara
komunave si grante të përgjithshme operative;
(c) kohë pas kohe do t’i rekomandojë Kuvendit përmes Ministrit të Financave dhe
Ekonomisë se çfarë kompetencash duhet tu jepen Kosmunave, me qëllim të mbledhjes
së tarifave, detyrimeve dhe taksave lokale;
(d) deri me 31 gusht, së bashku me autoritet publike qëndrore përgjegjëse për mbikqyrjen
e programeve të komunave për të cilat janë dhuruar grantet specifike operative (i) do
t’i rekomandojë Ministrit të Financave dhe Ekonomisë shumat që duhet përvetësuar si
grante specifike operative për ato programe; dhe (ii) të krijojë një formulë, duke u
bazuar në kriterie objektive, për ndarjen e fondeve në formë të granteve specifike
operative në komuna.
58.4 Nëse buxheti i konsoliduar i pregatitur nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave
përfshinë një shumë që do të përvetësohet si grant i përgjithshëm operativ, e që nuk është i
njejtë me shumën e rekomanduar nga neni 58.3 (a), Ministri do të përfshijë në dokumentet
buxhetore një asyetimin rreth ndryshimit në fjalë.
Neni 59
Grantet e përgjithshme operative
59.1 Përvetsimi për grantin e përgjithshëm operativ, do të depozitohet në të ardhurat e
dedikuara të komunës përkatëse në Fondin e Konsoliduar të Kosovës në katër kiste, në ditën
e parë të punës to çdo qereku të vitit përkatës fiskal.
59.2 Nëse sipas mendimit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Revizorit të
Përgjithshëm një komunë ka dështuar që të adoptojë dhe implementojë proceset buxhetore në
përputhje me nenin 55, Ministria për Ekonomi dhe Financa mund të depozitojë të gjitha apo
cilëndo nga kestet tremujore të saktësuara në nenin 59.1 në një llogari të mirëbesimit, siç
është përshkruar në nenin 16.2, dhe jo në llogarinë e fondeve të dedikuara të komunës
përkatëse në Fondin e Konsoliduar të Kosovës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund t’i
transferojë fondet e tilla nga një fond i tillë i mirëbesimit në llogarinë e fondeve të dedikuara
të komunës, por kjo mund të bëhet vetëm kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave të ketë
konfirmuar se komuna i ka zbatuar dhe miratuar proceset buxhetore në përputhshmëri me
nenin 55.
59.3 Komuna që ka pasur pasoja negative nga një vendim i Ministrisë për Ekonomi dhe
Financa i marrë në përputhje me nenin 59.2, mund të arkivojë një kërkesë me shkrim dhe ta
dërgojë kërkesën në fjalë tek Komisioni i Granteve për të shqyrtuar faktet dhe rrethanat që
kanë shpier drejt marrjes së vendimit të tillë. Komisioni i Granteve pas pranimit të kërkese të
tillë, mund të shqyrtojë çështjen në fjalë dhe të anulojë apo të mbështesë veprimin e
Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. Nëse anulon vendimin e Ministrisë, atëherë do të
lëshojë një vendim duke udhëzuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që të marë masa
përkatëse, që janë të nevojshme për t’u siguruar se tarifat, tatimet dhe ngarkesat e tilla të
akordohen në llogarinë e të ardhurave të dedikuara të komunës përkatëse në Fondin e
Konsoliduar të Kosovës.
Neni 60
Grantet specifike operative
60.1 Një përvetësim për grantin e përgjithshëm operativ do të depozitohet në llogaritë e të
ardhurave të dedikuara të komunës në fondin e konsoliduar të Kosovës në katër kiste të
barabarta, në ditën e parë të punës të çdo qereku të vitit përkatës fiskal.
60.2 Nëse autoritet publik qëndror i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e një programi të
komunës, për të cilin është siguruar një grant specifik, siguron informata që komuna nuk është
duke iu përmbajtur kushteve që qeverisin përdorimin e një granti të tillë, atëherë autoriteti
qëndror publik do të njoftojë menjëherë Komisionin e Granteve. Komisioni për grante do të
shqyrtojë çështjen, dhe nëse komisoni për grante zbulon se komuna nuk i është përmbajtur
kushteve që qeverisin përdorimin e një granti special operativ, komisioni i granteve do të
njoftojë menjëherë Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë mbi atë zbulim.
60.3 Pas pranimit të njoftimit nga komisioni i granteve se komuna nuk ka përmbushur
kushtet që qeverisin grantet specifike, atëhere Ministria për Ekonomi dhe Financa mund të
depozitoj në llogarinë e mirëbesimit të përshkruara në nenin 16.2; (i), të gjitha apo ndonjë
pjesë të kesteve tremujore të përshkruara në nenin 60.1 dhe (ii) të gjitha ose ndonjë pjesë të
kesteve tremujore të përshkruara në nenin 59.1, në vend që të depozitojnë fondet i tilla në
llogaritë e të ardhurave të dedikuara të komunës në fondin e konsoliduar të Kosovës. Duke
marrë parasysh, sidoqoftë, që para depozitimit të çfardo shume nga kestet tremujore të
specifikuara në nenin 59.1, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të vlerësojë shumën e
grantit specifik operativ i cili është përdorur në kundërshtim me kushtet që qeverisin
përdorimin e tij, dhe duke siguruar më tutje që një vlerësim i tillë do të përmbajë shumën
maksimale të fondeve që Ministria për Ekonomi dhe Financa në përputhje me klauzolën (ii) të
fjalisë paraprake, mund të depozitoj në një llogari specifike të mirëbesimit.
60.4 Nëse autoriteti qendror publik është përgjegjës për mbikqyrjën e programin të
Komunës që është prekur nga veprimet e ndërmarra nga Ministria për Ekonomi dhe Financa
sipas nenit 60.3, vërteton Ministrinë e Financave dhe Ekonmisë që Komuna ka demostruar
kapacitet dhe vullnet që të përputhet me kusthet që qeverisin përdorimin e grantit specifik
operativ, atëherë Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të transferoj fondet nga llogaria
përkatëse e mirëbesimit në llogarinë e komunës për fondet e dedikuara.
60.5 Komuna e cila është afektuar (prekur) nga një veprim i Ministrisë për Ekonomi dhe
Financa i ndërmarrë në përputhje me nenin 60.3, mund ti bëjë komisionit të granteve një
kërkesë me shkrim për shqyrtimin e fakteve dhe rrethanave që kanë pasur si rezultat
ndërmarrjen e një veprimi të tillë. Komisioni i granteve mund që pas pranimit të një kërkese
të tillë, të shqyrtoj dhe të anuloj njoftimin e bërë Ministrisë së Financave sipas nenit 60.2.
Nëse Komisioni i Granteve anulon një njoftim të tillë, atëherë Ministria për Ekonomi dhe
Financa do të transferoj fondet nga llogaria e mirëbesimit në llogarinë e komunës përkatëse.
Neni 61
Caktimi i administratorit financiar komunal nga Ministri
61.1 Varësisht nga neni 61.2, kur Ministri i Ekonomisë dhe Financave vie deri tek
përfundimi se komuna ka dështuar në miratimin e procesit buxhetor që është në përputhje me
kërkesat e parashtruara nga neni 55, Ministri pas konsultimeve me komisionin për grante
mund të caktojë një administrator të përkohshëm financiar në kuadër të Ministrisë për
Ekonomi dhe Financa, i cili do menaxhonte çështjet financiare të komunës.
61.2 Emërimi i tillë i bërë nën autoritetin e nenit 61.1 do të hyjë në fuqi vetëm nëse:
(a) Ministri i Ekonomisë dhe Financave ka pranuar konfirmimin me shkrim nga
Revizori i Përgjithshëm, se proceset buxhetore dhe financiare të miratuara nuk
janë në përputhje me kërkesat e parashtruara nga neni 56; dhe
(b) vendimi për emërim është ratifikuar nga komisioni buxhetor i Kuvendit.
< 63 |
faqe - 64 - |
65 > |