Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/63
Appearance
Pjesa X Përgjegjësitë e njësive të përcaktuara Neni 47 Përkufizimet Në këtë pjesë: “Drejtor” do të nënkuptojë anëtarin e organit më të lartë qeverisës të një njësie të përcaktuar; dhe “Ministri Përgjegjës” nënkupton Ministrin që sipas një ligji apo Rregullore të UNMIK-ut është caktuar si përgjegjës për mbishikimin e përgjithshëm të njësisë përkatëse të përcaktuar, ose, nëse asnjë Ministër nuk është caktuar, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të jetë përgjegjës. Neni 48 Grantet për njësitë e përcaktuara 48.1 Varësisht nga neni 48.2, organizata buxhetore mund të sigurojë një grant për një njësi të përcaktuar vetëm nëse një përvetësim për organizatën përkatëse buxhetore në mënyrë specifike dhe të saktë e autorizon një grant të tillë, dhe, në raste të tilla, organizata buxhetore do të sigurojë që çfarëdo kushti i vendosur nga përvetësimi në një grant të tillë të respektohet plotësisht. 48.2 Sa ka të bëjë me përvetësimet e propozuar që autorizojnë një grant për një njësi të përcaktuar, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do: (i) të marrë pikëpamjet dhe këshillat e BPK-së mbi grantin e propozuar, (ii) të marrë pikëpamjet dhe këshillat me shkrim nga Departamenti i Buxhetit, Thesari dhe Departamenti i Politikave Ekonomike të Ministrisë lidhur me grantin e propozuar, dhe (iii) të i’a presentojë të gjitha pikëpamjet dhe këshillat e tilla Kuvendit. Gjatë marrjes në konsideratë të rekomandimeve (keshillave) për bërjen e një përvetësimi që autorizon grantin e propozuar, Kuvendi në mes tjerash do të marrë parasysh: (a) nëse njësia e përcaktuar apo qfarëdo akcioni në të shitet gjatë vitit fiskal (i) mundësinë e investimeve kapitale (ii) kushtet dhe konditat operative të cilat do ti viheshin pronarëve të rinj, në mënyrë që të arrihen qëlimet e barabartësisë; (b) planet bisnesore të përgatitura nga njësitë e përcaktuara publike që paraqesin: (i) tarifat e propozuara për konsumatorët, që do të vendon në vitin aktual dhe pesë vitet e ardhëshme fiskale; (ii) kontratat dhe aranzhimet e tjera për ndërrimin e menxhmentit nëse tarifat e propozuara për konsumator nuk zbatohen sipas orarit të caktuar në planet e bisnesit apo që vendosen por nuk zbatohen. Neni 49 Praktika e kontabilitetit 49.1 Viti fiskal i një njësie të përcaktuar do të jetë viti kalendarik. 49.2 Njësia e përcaktuar do të mbajë llogarit dhe regjistra financiar në përputhje me dispozitat e Rregullorës 2001/30 të cilat janë aplikative për organizatat bisnesore, llogaritë dhe regjistrat e tillë do të regjistrojnë në mënyrë të rregullt transakcionet dhe qëndrimet financiare. Njësia e përcaktuar do t’i mbajë llogaritë dhe regjistrat në mënyrë që të: (a) mundësojë përgatitjen e deklaratave financiare që kërkohen nga ky Ligj; dhe (b) lejojë që këto deklarata financiare të revizohen në mënyrë të mirëfilltë dhe të përshtatëshme, ashtu siç parashihet me këtë ligj. 49.3 Njësia e përcaktuar duhet ti mbajë llogaritë dhe regjistrat financiar për së paku 7 vite pas përfundimit të transakcionit për të cilin ato vlejnë. 49.4 Njësia e përcaktuar do t’i vëjë regjistrat në dispozicion në çdo kohë për inspektim apo revizionim nga cilido nga drejtorët e njësisë së tillë të përcaktuar. Neni 50 Raportet e përkohëshme 50.1 Rregullat Financiare mund të përshkruajnë formën dhe klasifikimin që do të përdoret gjatë përgatitjes së raporteve të përkohëshme dhe përfundimtare të njësisë së përcaktuar. 50.2 Secila njësi e përcaktuar do të përgatisë një raport të përkohshëm për periudhat e përshkruara nga neni 50.3, ky raport do të përfshijë: (a) një raport mbi veprimtaritë; dhe (b) deklaratat financiare, përfshirë këtu edhe bilancin, deklaratat mbi profitin dhe humbjet, deklaratën e parave të gatshme në dispozicion dhe aktivën likuide, dhe deklarat e tjera që japin një pasqyrim të drejtë dhe korrekt të statusit financiar të njësisë së përcaktuar. 50.3 Brenda tridhjetë ditëve (30) nga përfundimi i çdo qereku të vitit fiskal, njësia e përcaktuar do të përgatisë dhe do t’i dorëzojë Ministrit përgjegjës dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave një raport të përkohshëm që mbulon vitin fiskal deri në përfundimin e qerekut përkatës të vitit. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mundet, që pas këkresës (aplikimit) nga Ministri përgjegjës të autorizojë edhe një periudhë shtesë deri në tridhjetë (30) ditë për dorëzimin e raportit të përkohshëm pas. 50.4 Ministri Përgjegjës duhet të presentojë raportin e përkohshëm të njësisë së përcaktuar para Kuvendit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve që nga dita kur raporti i është presentuar Ministrit Përgjegjës. Neni 51 Raportet vjetore 51.1 Çdo njësi e përcaktuar duhet të pregatisë një raport vjetor që duhet të përfshijë: (a) një raport mbi veprimtaritë; (b) detajet e çfardo transakcioni të përshkruar nga neni 53 që është ekzekutuar nga njësia e përcaktuar gjatë vitit fiskal; (c) deklaratat financiare nga një revizor i pavarur, përfshirë këtu edhe bilancin, deklaratat mbi profitin dhe humbjet, dhe deklaratat e ngjajshme që japin një pasqyrim të drejtë dhe korrekt të statusit financiar të njësisë së përcaktuar; dhe (d) një plan paraprak menaxhimi, që parashtron detajisht planet e njësisë së përcaktuar për aktivitetet dhe aranzhimet e ardhëshme. 51.2 Raporti vjetor i kërkuar nga neni 51.1 do ti dorëzohet Minstrit Përgjegjës dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë brenda nëntëdhjetë ditësh (90) pas përfundimit të vitit fiskal të njësisë së përcaktuar. 51.3 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mundet që me kërkesën e Ministrit Përgjegjës të autorizojë një kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh shtesë për periudhën kohore të caktuar në nenin 51.2. 51.4 Ministri përgjegjës duhet të presentojë raportin vjetor të njësisë së përcaktuar para Kuvendit brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve që nda dita kur raporti në fjalë i është presentuar Ministrit Përgjegjës. Neni 52 Revizioni nga Revizori i Përgjithshëm Llogaritë, regjistrat dhe deklaratë financiare të çdo njësie të përcaktuar do të kontrollohen nga Revizori i Përgjithshëm. Revizori i Përgjithshëm do të dorëzojë një raport detal mbi rezultatet e një revizionimi të tillë në Kuvend deri më 30 Qershor të çdo viti kalendarik që vijon menjëherë pas vitit përkatës fiskal. Neni 53 Njoftimi i ministrave për ngjarjet e rëndësishme lidhur me njësitë e përcaktuara Nëse menagjerët apo drejtorët e një njësie të përcaktuar, propozojnë që të ndërmirret ndonjera nga veprimet vijuese, çdo drejtor i njësisë së përcaktuar menjëherë do ti sigurojë Ministrit Përgjegjës dhe Ministrit të Financave dhe Ekonomisë detaje me shkrim mbi veprimin e propozuar: (a) formoj ose të marrë pjesë në formimin e një njësie ligjore, kompanie, shoqërie, trusti, sipërmarrje të përbashkët bisnesore pa personalitet juridik, ndonjë marrëveshje të ngjajshme, ose të tjera; (b) të kërkojë, ekspozojë apo të modifikoj karakterin apo përmasat e shtrirjes së çfarëdo interesi të mbajtur nga një organizatë apo shoqatë e përmendur në pikën (a); (c) përvetësimin apo rregullimin e çfarëdo pasurie operative apo të rëndësishme; (d) shuarjen, zgjerimin apo modifikimin e veprimtarive (e) ushtruar interesin pronësor ndaj cilësdo prej organizatave apo shoqatave të përmendura në pikën (a), më lartë, për të nxitur një organizatë të tillë që të ndërmarrë veprimet e saktësuara nën pikat (a)-(d) më lartë; dhe (f) e angazhuar në çfarëdo aktiviteti huamarrës. Neni 54 Informimi i vazhdueshëm i Ministrave 54.1 Drejtorët e një njësie të përcaktuar do t’i sigurojnë Ministrit Përgjegjës dhe Ministrit e Ekonomisë dhe Financave raportet, dokumentet dhe informatat e kërkuara nga cilido nga ata. 54.2 Çfarëdo raporte, dokumente apo informata që kërkohen nga neni 54.1, duhet të vihen në dispozicion sa më shpejtë që është e mundëshme pas kërkesës. Asnjë Drejtor, nuk mund të hezitojë që të plotësojë një kërkesë të tillë, për çfardo arsye.
< 62 |
faqe - 63 - |
64 > |