Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/65
Pamja
Pjesa XII
Dispozitat penale dhe çështjet përfundimtare
Neni 62
Ndikimi i paligjshëm
62.1 Do të konsiderohet vepër penale, për çdo person apo ndërmarrje që të sigurojë, të
ofrojë, kërkojë, pranojë çfarëdo gjëje me vlerë për dobi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, të
një të punësuari apo ish të punësuari të autoritetit publik apo të ndonjë zyrtari publik apo të
një ish zyrtari publik, plotësisht apo pjesërisht, me qëllim të influencimit në një vendim lidhur
me përdorimin e çfarëdo paraje publike.
62.2 Gjithashtu do të konsiderohet vepër penale për çdo person apo ndërmarrje që të
ndërmarrë çfardo veprimi, ose të shpreh apo të tregojë gatishmëri që të marrë çfarëdo veprimi
me qëllim të frikësimit, të shtrëngimit, të dëmtimit apo të nxitjes (fizike, financiare apo tjetër)
ndaj çfardo personi apo ndërmarrësi tjetër plotësisht apo pjesërisht, me qëllim të ndikimit në
një vendim lidhur me përdorimin e parave publike.
62.3 Çdo person apo ndërmarrje që dënohet për ndonjërën nga veprat penale të saktësuara
në nenin 62.1 ose 62.2 do të paguaj dënimin prej 10,000 deri në 500,000 Euro, gjyqi përkatës
do të përdorë diskrecionin e arsyeshëm me rastin e përcaktimit të shumave të sakta të
dënimeve të tilla, duke marrë parasysh karakterin e saktë të veprës së tillë (përkatëse). Çdo
person apo ndërmarrje e dënuar, gjithashtu, do të ndalohet që për një periudhë prej më së paku
pesë (5) vjetëve të marrë pjesë në çfardo mënyre, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në çfardo
aktiviteti apo procedure që përfshinë përdorimin apo shpenzimin e parave publike apo
burimeve të tjera publike. Nëse një person i tillë i dënuar është nëpunës i një autoriteti publik
apo një zyrtar publik, ai ose ajo do të përjashtohet dhe do ti ndalohet punësimi në institucionet
e shërbimeve publike për një periudhë pesëvjeqare (5).
62.4 Çdo person i dënuar për ndonjërën nga veprat penale të saktësuara në nenin 62.2 do të
burgoset me kohëzgjatje prej një viti apo me dyfishin e kohëzgjatjes së barabartë me
kohëzgjatjen e cila është e zbatueshme sipas ligjeve të përgjithshme penale dhe rregulloreve
në Kosovë për një vepër të tillë penale. Dënimi që është më afat-gjatë do të zbatohet.
62.5 Kur një vepër penale e saktësuar në nenin 62.1 ose nenin 62.2 supozohet se është
kryer nga ose në emër të një ndërmarrje, personi fizik ose personat e përfshirë në ngjarjen e
cila ka shkakëtuar një kundravajtje të tillë, gjithashtu, do të ndiqen penalisht. Gjithashtu, çdo
drejtor apo zyrtar ekzekutiv përgjegjës i një ndërmarrje të tillë, i cili ka ditur apo është dashur
të dijë ngjarjet që kanë paraprirë kundravajtjen e tillë, gjithashtu, do jetë përgjegjës penalisht.
Neni 63
Shkeljet nga zyrtarët apo nëpunësit publik
63.1 Nëse ndonjë zyrtar publik ose nëpunës publik me qëllim dështon, apo më shumë se një
herë dështon me neglizhencë, t’u bindet një apo me tepër herë obligimeve dhe kërkesave të
vendosura nga ky ligj apo një akt normativ ose urdhër të vlefshëm që është lëshuar nën
autoritetin e këtij ligji, zyrtari i tillë publik apo nëpunësi do të përjashtohet dhe do t’i ndalohet
punësimi në shërbimet publike për një periudhë së paku (3) trevjeçare.
63.2 Nëse ndonjë zyrtar publik apo nëpunës publik me qëllim dështon t’u bindet një apo më
tepër obligimeve, apo kërkesave të vendosura nga ky ligj apo nga një akt plotësues normativ
ose urdhër valid i lëshuar nën autoritetin e këtij ligji, personi i tillë do të jetë subjekt i një
dënimi administrativ deri në 10,000 Euro. Nëse një dështim i tillë i qëllimshëm i shkakton
dëme një organizate buxhetore dhe/ose humbje të parave publike, zyrtari i tillë publik apo
shërbyesi civil do të jetë përgjegjës për të gjitha dëmtimet apo humbjet e tilla. Nëse një
dështim i tillë përfshinë sjelljet që konsiderohen si një krim nën ligjet dhe rregulloret e
pergjithshme penale të Kosovës, personi i tillë, gjithashtu, do të jetë subjekt i ndjekjes penale
sipas ligjeve dhe rregulloreve të tilla.
63.3 Nëse ndonjë zyrtar publik apo nëpunës i një organizate buxhetore dështon me
neglizhencë që t’u bindet një apo më tepër obligimeve, apo kërkesave të vendosura nga ky ligj
apo nga një akt normativ ose urdhër i vlefshëm i lëshuar nën autoritetin e këtij ligji, dhe nëse
një dështim i tillë i qëllimshëm i shkakton dëme një organizate buxhetore dhe/ose humbje të
parave publike, zyrtari i tillë publik apo nëpunësi do të jetë përgjegjës për dëmtimet dhe
humbjet e tilla, kur rrethanat përfshijnë neglizhencën ose pakujdesinë.
Neni 64
Suspendimi i zyrtarit publik dhe shërbyesve civil
Nëse një zyrtart publik apo nëpunës bëhet lëndë e një procedure gjyqësore ku janë shfaqur
dyshimet se një zyrtar apo nëpunës i tillë ka qenë i përfshirë në një ngjarje të paligjshme, siç
është përshkruar në nenin 62 ose ka dështuar me qëllim apo për shkak të neglizhencës t’u
bindet një apo disa obligimeve apo kërkesave të vendosura nga ky ligj apo nga një akt apo
urdhër plotësues normativ i lëshuar në mënyrë të vlefshme nën autoritetin e këtij ligji, gjyqi
mund të lëshojë një urdhër me të cilin suspendon një person të tillë nga pozita e tij/saj deri në
kohën kur gjyqi të mbajë një seancë të plotë dhe korrekte lidhur me dyshimet dhe të marë
vendim.
Neni 65
Shkeljet nga personat e tjerë
Nëse një person tjetër përveç zyrtarëve publik apo shërbyesve civil bën shkeljen e dispozitave
të këtij ligjit apo të një akti ose rregullore normative, të lëshuar në mënyrë të vlefshme nën
autoritetin e këtij ligji, personi i tillë do të jetë fajtor për vepër penale dhe do të kërkohet të
paguajë një gjobë nga 10,000 deri në 500,000 Euro, gjyqi përkatës do të përdorë diskrecionin
e arsyeshëm me rastin e përcaktimit të shumë së saktë të dënimeve të tilla, marrë parasysh
karakterin e saktë të veprës së tillë. Nëse një shkelje e tillë i shkakton dëme një organizate
buxhetore ose humbje të parave publike, personi i tillë do të jetë përgjegjës për të gjitha
dëmtimet dhe humbjet e tilla. Nëse shkelja e tillë konsiderohet si një krim sipas ligjeve dhe
rregulloreve të pergjithshme penale të Kosovës, personi i tillë, gjithashtu, do të ndiqet
penalisht sipas ligjeve dhe rregulloreve të tilla.
Neni 66
Hyrja në fuqi
Ky ligj do të hyjë fuqi në ditën e shpalljes nga PSSP-ja
Ligji nr. 2003/2
8 Maj 2003
Kryetari i Kuvendit të Kosovës
______________________
Akademik Nexhat Daci
< 64 |
faqe - 65 - |
66 > |