Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/58
Pamja
Pjesa V
Ligjet e rishqyrtuara dhe të plotësuara të përvetësimeve dhe buxhetet
Neni 22
Ligjet e rishqyrtuara të përvetësimeve dhe buxheteve
22.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të përgatisë amandamente për Buxhetin e
Konsoliduar të Kosovës dhe për ligjin mbi përvetësimet, që do të hyjnë në fuqi nëse ai/ajo ka
mjaft arësye për të besuar se:
(a) arkëtimet apo shpenzimet për vitin fiskal, do të jenë materialisht më të ulëta
apo më të larta se ato që parashihen në ligjin e tillë për përvetësimet apo
buxhetet; apo
(b) Kuvendi me siguri do të ndryshojë apo anulojë një ligj ekzistues, apo do të
miratojë një ligj të ri, dhe veprimet e tilla pritet që të ngrisin apo të reduktojnë
arkëtimet apo shpenzimet për vitin aktual fiskal.
22.2 Procedura për përgatitjen e amendamenteve për një ligj vjetor mbi përvetësimet dhe
Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës do të jetë e njëjtë me atë që është propozuar në Pjesën IV
të këtij ligjit; sidoqoftë, me kusht që dispozitat e vendosura në Pjesën IV, të cilat caktojnë
datat e sakta në të cilat veprimet e caktuara duhet të ndërmirren, do të injorohen. Duke marrë
parasysh, që amendamentet e tilla të zbatohet vetëm për pjesën e mbetur të vitit fiskal,
projektligji i rishqyrtuar do të sigurojë këtë.
Neni 23
Miratimi i ligjeve apo rregulloreve të reja që kanë nevojë për përvetësime
Kur, Qeveria është duke hartuar një projektligj për ta dorëzuar në Kuvend apo kur UNMIK-u
pëprilon një rregullore, dhe ligji apo Rregulloreja e tillë kërkon shpenzimin e parave publike
në vitin fiskal në të cilin ligji apo rregulloreja e tillë hyn në fuqi, Qeveria apo UNMIK-u, siç
është rasti, do të përgatisin një raport që tregojn vendin nga do të mirren fondet për
shpenzimet e tilla shtesë, nga:
(a) paratë publike të pa-përvetësuara që aktualisht ndodhen në Fondin e
Konsoliduar të Kosovës;
(b) të hyrat që priten gjatë pjesës së mbetur të vitit fiskal në të cilin Rregulloreja
apo ligji i tillë miratohet; dhe/apo
(c) paratë publike që janë përvetsuar aktualisht, por që do të jenë të papërvetësuara
pas anulimit të një pjese të përvetësimit aktual.
< 57 |
faqe - 58 - |
59 > |