Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/57

Nga Wikibooks
 
 
   Pjesa IV
   Përgatitja dhe Përmbajtja e Propozim-Buxhetit Vjetor të Konsoliduar të Kosovës

   Neni 17
   Përgatitja e Propozim-Buxheteve (propozimeve buxhetore) dhe kërkesave për përvetësime
   nga Organizatat Buxhetore

   17.1 Deri më 15 Mars të çdo viti kalendarik, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të
   përpilojë vlerësime dhe parashikime për secilin nga tri vitet e ardhëshme të GDP-së mbi
   ndryshimin e nivelit të qmimeve, të ardhurat qeveritare nga taksat, detyrimet dhe tarifat e
   tjera, fondet nga donatorët për Fondin e Konsoliduar të Kosovës si dhe informatat dhe të
   dhënat e tjera makroekonomike. Gjatë hartimit të vlerësimeve dhe parashikimeve të tilla,
   Ministri do të bashkëpunojë dhe do të konsultohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe
   Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

   17.2 Duke përdorur projektimet/vlerësimet e të ardhurave dhe fondeve që do të akordohen
   në të ardhmen nga donatorët, vlerësime këto që do të përpilohen në përputhshmëri me nenin.

   17.1, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, në konsultim dhe bashkëpunim me KEF-it, FMNnë
   dhe Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, deri më 1 Prill të çdo viti
   kalendarik, do të caktojë kufirin (tavanin) e shpenzimeve të përgjithëshme nga Buxheti i
   Konsoliduar të Kosovës për secilin nga tre vitet vijuese fiskale. Ministri i Ekonomisë dhe
   Financave, deri më 1 Prill të çdo viti kalendarik, do të i’a dorëzojë tavanet e përgjithëshme të
   shpenzimeve PSSP-ës dhe KEF-it. Pas konsultimeve me KFE-in, PSSP-ja mund të ndryshojë
   propozim-tavanin përkatës të përgjithshëm të shpenzimeve dhe do të u’a shprëndajë atë
   anëtarëve të KEF-it.

   17.3 Pasi që PSSP-ja të ketë vendosur tavanet e përgjithëshme të shpenzimeve në
   përputhshmëri me nenin 17.2, PSSP-ja deri më 20 Prill të çdo viti fiskal do të ndajë tavanin e
   përgjithshëm të shpenzimeve për vitin e ardhshëm kalendarik, në tavanin e përgjithshëm të
   shpenzimeve për organizatat buxhetore nën kompetencat e rezervuara ( “ Tavani i
   përgjithshëm i shpenzimeve për organizatat buxhetore nën kompetencat e rezervuara) dhe në
   tavanin e përgjithshëm të shpenzimeve për të gjitha organizatat tjera buxhetore ( Tavani i
   përgjithshëm i shpenzimeve për organizatat jo të rezervuara). PSSP -ja do të bëjë ndarjen e
   tillë pas mbajtjes së konsultimeve me KEF-in.

   17.4 Menjëherë pasi që maksimumi i përgjithshëm i shpenzimeve të jetë ndarë siç kërkohet
   nga neni 17.3: (i) Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të konsultohet me Qeverinë dhe pasi
   që të ketë marrë udhëzime dhe direktiva nga Qeveria, do të përpilojë maksimumet e
   përgjithëshme të shpenzimeve për organizatat buxhetore që nuk janë nën kompetencat e
   rezervuara, dhe (ii) PSSP-ja , pasi që ka marrë këshillën e KEF-it, do të përpilojë
   maksimumin e përgjithshëm të shpenzimeve për sektoret nën kompetencat e rezervuara dhe
   do të i’a sigurojë ato Ministrit të Ekonomisë dhe Financave.

   17.5 Ministri i Ekonomisë dhe Financave më 15 Prill të çdo viti kalendarik do t’u dërgojë
   të gjithë Drejtorëve Financiar të të gjitha organizatave buxhetore një doracak mbi buxhetin i
   cili siguron informata dhe udhëzime mbi metodologjinë dhe formatet të cilat do të përdoren
   nga organizatat buxhetore gjatë përgatitjes së propozim-buxheteve dhe kërkesave të tyre për
   përvetësime për vitin e ardhshëm fiskal, doracaku mbi buxhetin do të përfshijë:

       (a) procedurat që duhet përdorur nga organizatat buxhetore gjatë përgatitjes së
           buxheteve të tyre dhe kërkesave të tyre për përvetësime;
       (b) informatat që nevojiten të parashtrohen në propozim-buxhet dhe në kërkesën
           për përvetësime;
       (c) detaje mbi formatin në të cilin duhet të pregatitet propozim-buxheti dhe
           kërkesa për përvetësime; dhe
       (d) afatin kohor, duke saktësuar datën, e cila nuk mund të jetë më vonë se 15
           Qershori i vitit aktual kalendarik, sipas të cilit organizatat buxhetore duhet të
           përfundojnë dhe dorëzojnë në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa propozimbuxhetet
           dhe kërkesat e tyre për përvetësime.

   17.6 Drejtori Financiar i secilit organizatë buxhetore do të jetë përgjegjës për (i) përgatitjen
   e propozim-buxhetit dhe kërkesave për përvetësime të organizatës përkatëse buxhetore në
   përputhje me informatat dhe udhëzimet e parashtruara në doracakun mbi buxhetin , dhe (ii)
   dorëzimin e propozim-buxhetit dhe kërkesave për përvetësime tek Ministri i Ekonomisë dhe
   Financave, brenda afatit kohor të saktësuar në doracakun mbi buxhetin.

   Neni 18
   Përgatitja dhe rishqyrtimi i përvetësimeve fillestare të propozuara buxhetore

   18.1 Pas skadimit të afatit kohor të saktësuar në doracakun mbi buxhetin, Ministri i
   Ekonomisë dhe Financave do të (i) rishqyrtojë propozim-buxhetet dhe kërkesat për
   përvetësime të dorëzuara nga organizatat buxhetore publike, (ii) këshillohet, nëse Ministri i
   Ekonomisë dhe Financave e sheh të arsyeshme, me një organizatë buxhetore mbi propozimbuxhetin
   e organizatës buxhetore në fjalë dhe kërkesat për përvetësime dhe (iii) përgatisë dhe
   shpërndajë tek çdo udhëheqës i organizatave buxhetore një përvetësim fillesar të propozuar
   buxhetor për një organizatë të tillë buxhetore.

   18.2 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, nëse shihet e arsyeshme, mund të këshillohet më
   një udhëheqës të një organizate buxhetore për të diskutuar dhe tentuar për të zgjidhur çfarëdo
   shqetësimi që ai apo ajo ka rreth propozim-buxhetit fillestar të përgatitur nga Ministria për
   Ekonomi dhe Financa për një organizatë të tillë buxhetore.

   18.3 Gjatë gjithë kohës së përgatitjes së propozimeve fillestare të propozuara buxhetore,
   Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të veprojë në përputhshmëri me maksimumet e
   përgjithëshme të shpenzimeve që vendosen nga nenet 17.3 dhe 17.4.

   Neni 19
   Përgatitja e Dokumenteve Buxhetore

   19.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, pas përgatitjes dhe shpërndarjes së
   përvetësimeve fillestare të propozuara buxhetore dhe pas këshillimit me udhëheqësit e
   organizatave përkatëse buxhetore, lidhur me shqetësimet mbi përvetësimet fillestare të
   propozuara buxhetore përkatëse, do të përgatisë dokumentet vijuese buxhetore për vitin e
   ardhshëm fiskal:

       (a) mesazhin buxhetor të Ministrit; siç është përshkruar në nenin 19.3;
       (b) një mbishikim të buxhetit, siç përshkruhet nga neni 19.4;
       (c) planin mbi të ardhurat dhe shpenzimet, siç është përshkruar në nenin 19.5;
       (d) informatat mbi aktivën dhe detyrimet, siç përshkruhet në nenin 19.6;
       (e) një projektligj vjetor për rregullimin e përfitimeve të njësive të përcaktuara, për
           vitin e ardhshëm fiskal siç përshkruhet në nenin 19.7;
       (f) një projektligj vjetor mbi përvetësimet, siç përshkruhet në nenin 19.8;
       (g) një raport mbi zotimet dhe shpenzimet e planifikuara për të ardhmen, siç është
           përshkruar në nenin 19.9;
       (h) Deklaratën e Misionit dhe Planin për Ekzekutimin e Programit, siç përshkruhet
           në neni 19.10;
       (i) një plan për shpenzimet kapitale, siç përshkruhet në nenin 19.11; dhe
       (j) çfarëdo informata të tjera shtesë, të cilat Ministri i Ekonomisë dhe Financave i
           konsideron të nevojshme dhe adekuate.

   19.2 Parashtrimi i informatave financiare siç janë, faturat, shpenzimet dhe financimi, në
   Buxhetin vjetetor të Konsoliduar të Kosovës dhe formatin (formularët) e dokumentacionit
   duhet të jenë gjithpërfshirëse, transparente dhe në pëputhje me Statistikat Financiare
   Qeveritare dhe klasifikimet e bazave të parave të gatshme që publikohen kohë pas kohe nga
   Fondi Monetar Ndërkombëtar.

   19.3 Mesazhi buxhetor i Ministrit të Ekonomisë dhe Financave për vitin e ardhshëm fiskal
   do të përfshijë:

       (a) një përshkrim të politikave financiare të Kosovës për vitin e ardhshëm fiskal;
       (b) një mbishikim të përgjithshëm të tipareve të rëndësishme të Propozim-Buxhetit
           të Konsoliduar të Kosovës;
       (c) një shpjegim mbi çdo ndërrim të dukshëm në shpenzime apo arkëtime të bërë
           në vitin aktual fiskal; dhe
       (d) një shpjegim mbi çfarëdo ndryshimi të dukshëm të politikës financiare.

   19.4 Mbishikimi i buxhetit do të përfshijë:

       (a) një mbishikim të ambientit makro-ekonomik vendor dhe ndërkombëtar në të
           cilin është pregatitur buxheti dhe rekomandime mbi strategjinë fiskale afatshkurtër
           dhe afat-mesme;
       (b) synimet dhe prioritet e buxhetit duke përfshirë vlerësimet e rëndësishme të
           arkëtimeve dhe shpenzimeve;
       (c) një përmbledhje të synimeve të programeve të organizatave buxhetore për të
           cilat përvetësimet janë propozuar;
       (d) një përshkrim të çfarëdo deficiti apo suficiti buxhetor të vitit aktual fiskal që
           pritet se do të bartet në vitin e ardhshëm fiskal;
       (e) nëse një deficit buxhetor pritet që të bartet në vitin e ardhshëm fiskal, atëherë
           gjithashtu duhet edhe një përshkrim mbi mënyrën e propozuar për financimin e
           një deficiti të tillë; dhe
       (f) një deklaratë eksplicite mbi supozimet ekonomike dhe të të ardhurave
           themelore buxhetore; dhe
       (g) çfarëdo informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i
           Ekonomisë dhe Financave.

   19.5 Plani i arkëtimeve (të hyrave) dhe shpenzimeve do të përfshijë:

       (a) vlerësimet për vitin e ardhshëm fiskal dhe së paku për dy vitet vijuese fiskale,
           vlerësime të:
           (i)   të ardhurave të përgjithëshme të organizatave buxhetore në Kosovë,
                 njëkohësisht duke përshkruar burimin e të ardhurave të tilla;
           (ii)  shpenzimeve të përgjithëshme
           (iii) deficitit të përgjithshëm bugjetor apo suficitit nga viti aktual fiskal që
                 pritet të transferohet në vitin e ardhshëm fiskal, arkëtimeve që priten në
                 të ardhmën nga grantet e zotuara nga Qeveritë e jashtme apo
                 organizatat ndërkombëtare; dhe
            (iv) Të hyrat në të ardhmen nga grantet e zotuara nga Qeveritë e jashtme
                 apo organizatat ndërkombëtare
            (v)  çfarëdo huaje në të ardhmen, duke përfshirë detajet mbi burimet e
                 mundëshme dhe kushtet ne fuqi për fondet që do të huazohen
       (b) një vlersim të të ardhurave të dedikuara që priten të pranohen gjatë vitit të
           ardhshëm fiskal;
       (c) numrin e miratuar të punëtorëve të përhershëm dhe të përkohëshëm të
           organizatave buxhetore që do të paguhen nga përvetësimet në vitin e ardhshëm
           fiskal;
       (d) vlerësimet e shpenzimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm fiskal, lidhur
           me blerjet kapitale (të mëdha) që janë ndërmarrë gjatë viteve të mëparëshme
           fiskale apo që janë propozuar të ndërmirren gjatë vitit të ardhshëm fiskal;
       (e) detajet mbi të gjitha parashikimet për mbledhjen e tarifave të përdorimit
           (tarifës në shfrytëzim) për vitin e ardhshëm fiskal;
       (f) parashikimet detale të të gjitha arkëtimet nga njësitë e përcaktuara gjatë vitit të
           ardhshëm fiskal;
       (g) nën-shpenzimin e vlerësuar, i shprehur në dëftesë pagesat e mëparshme, i çdo
           dispozite të rregullës, vendimit, aktit tjetër nën-normativ ose kontratës që
           përcakton përjashtimin e rëndësishëm të tatimit, zbritjen apo koncesionin;
           shpenzimi i vlerësuar i çdo shume të parashikuar që do t’i ngarkohet
           organizatës buxhetore përgjegjës për zbatimin e programit, qëllimi i të cilit
           është të mbështetet nga dispozitat e tilla;
       (h) nën-shpenzimi i vlerësuar, i shprehur në dëftesë pagesat e mëparshme, i çdo
           dispozite të rregullës, vendimit, aktit tjetër nën-normativ ose kontratës që
           përcakton përjashtimin e rëndësishëm nga tatimi, zbritjen apo koncesionin;
           shpenzimi i vlerësuar i çdo shume të tillë të parashikuar do t’i ngarkohet
           organizatës buxhetore përgjegjës për nxjerrjen, administrimin ose zbatimin e
           rregullave përkatëse, vendimit, aktit nën-normativ ose kontratës në të cilën
           shfaqet dispozita e tillë.
       (i) qmimi i vlerësuar i të hyrave paraprirëse, të të gjitha të ardhurave të
           pambledhura nga taksat dhe zbritjeve nga taksat;
       (j) vlerësimet e çfarëdo shume monetare, të cilat priten të sigurohen nga
           organizatat ndërkombëtare apo Qeveritë e jashtme në dobi të Kosovës, të cilat
           nuk do të përfshihen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës;
       (k) vlerësimet e ndihmave të çfarëdollojshme të siguruara nga organizatat
           ndërkombëtare apo Qeveritë e jashtme në dobi të Kosovës
       (l) çfarëdo informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i
           Ekonomisë dhe Financave.

   19.6 Informatat mbi aktivën dhe detyrimet do të përfshijnë:

       (a) detajet e strategjisë së investimit të Qeverisë së Kosovës për paratë publike që
           do të investohen gjatë vitit të ardhshëm fiskal;
       (b) hollësitë e çdo huamarrje ekzistuese nga organizatat buxhetore dhe çdo
           huamarrje që organizatat buxhetore propozojnë për vitin e ardhshëm financiar,
           të propozura saktësisht dhe hollësisht në (i) informatat mbi aktivën dhe
           pasuritë të përshkruara në nenin 19.6 (b) të këtijë ligji dhe
           (ii) që janë siguruar në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
       (c) hollësitë e shumës së vlerësuar të detyrimeve të paparashikuara të organizatave
           buxhetore, duke identifikuar saktësisht ato që kanë potecial që mund t’i japin
           shkas ngritjes së detyrimeve ekzistuese gjatë vitit të ardhshëm financiar;
       (d) vlerësime të hollësishme të borgjeve shumë-vjeqare
       (e) informata të tjera që konsiderohen të nevojshme nga Ministri i Ekonomisë dhe
           Financave.

   19.7 Ligji i propozuar vjetor mbi rregullimin e përfitimeve të njësive të përcaktuara do të
   përshkruajë përmasat sipas të cilave përfitimet (profitet) e çdo njësie të përcaktuar do të:

       (a) mbahen nga njësia, për përdorim periodik të fondeve për aktivitetet aktuale të
           saj;
       (b) mbahen nga njësia për investime kapitale nga e njëjta; apo
       (c) depozitohen në Fondin e Konsoliduar të Kosovës.

   19.8 Ligji i propozuar vjetor i përvetësimeve do të parashtrojë:

       (a) në rast të përvetësimit për një organizatë buxhetore:
           (i)   programin e organizatës buxhetore për të cilin është bërë përvetësimi;
                 dhe,
           (ii)  kategorinë e shpenzimit përkatës; (kategorizimi i tillë do të bëhet në
                 përputhje me rregullat të cilat qeverisin kategorizimet e tilla, rregulla
                 këto që do të lëshohen nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave);
       (b) në rastin e përvetësimeve për pagesat që kanë të bëjnë me një borxh, siç
           përshkruhet në 46, shumën (nëse ka të tillë) e përvetësuar:
           (i)   për pagesën e interesit (kamatës) apo shumave të tjera që kanë karakter
                 të interesit në hua;
           (ii)  për ripagimin e shumës kryesore të borxhit;
           (iii) për pagimin e gjobave apo shumave të tjera që janë parashikuar për
                 pagesë të vonuar, nëse ka të tille; dhe
           (iv)  për pagesën e çfarëdo shume tjetër që ka të bëjë më borxhin, nëse ka të
                 tillë; dhe
       (c) për përvetësimet e paparashikuara (të rastit) të cilat nuk kalojnë 5% të shumës
           së përgjithëshme të shpenzimeve.

   19.9 Raporti mbi shpenzimet e zotuara dhe të planifikuara për ta ardhmen do të sigurojë:

       (a) detajet e çfarëdo obligimi kontraktues për vitin e ardhshëm dhe vitet e e tjera
           fiskale, të përshkruara në nenin 31.2; dhe
       (b) detajet e të gjitha obligimeve nga programet jo-kontraktore të përshkruara në
           nenin 31.3.

   19.10 Deklarata e Misionit dhe Plani i Ekzekutimit të Programit do të përfshijnë:

       (a) një përkufizim të misionit të secilit organizatë buxhetore.
       (b) një listë të qëllimeve që mund të maten, për të vlerësuar suksesin e një
           organizate buxhetore rreth përmbushjes së misionit të tij.
       (c) një përmbledhje të synimeve të programit, për çdo program madhor në
           buxhetin e propozuar të organizatës buxhetore; dhe
       (d) një deklaratë apo përshkrim të strategjisë së çdo organizate buxhetore për
           arritjen e qëllimeve dhe synimeve të tij, dhe
       (e) për secilin organizatë buxhetore, një listë të rregulloreve të UNMIK-ut,
           udhëzimeve administrative, ligjeve dhe akteve plotësuese normative të cilat
           duhet ti zbatojë organizata e tillë buxhetore.

   19.11 Plani i Shpenzimeve Kapitale do të përfshijë:

       (a) një deklaratë që parashtron një plan afatgjatë për investime në Kosovë, i cili do
           të identifikonte dhe përfshinte nevojat më prioritare me nivele të arsyeshme
           shpenzimesh;
       (b) një program kapital qe përmban projekte për vitin e ardhshëm fiskal dhe për dy
           vitet fiskale në vijim. Aq sa është e mundëshme, dhe duke identifikuar nevojat
           emergjente, programi kapital do të pasqyrojë prioritetet, projektet dhe nivelin e
           shpenzimeve të propozuara nga dokumentet buxhetore, në mënyrë që të
           sigurojë një mekanizëm për planifikim afatgjatë për tu përdorur nga Kuvendi
           dhe organizatat buxhetore;
       (c) një deklaratë të qëllimeve të secilit projekt;
       (d) një deklaratë mbi vendndodhjen, madhësinë dhe kohëzgjatjen e paraparë të
           projektit;
       (e) një vlerësim të shpenzimeve të përgjithshme të projektit, dhe të shpenzimeve
           për secilin vit të zbatimit të projektit;
       (f) burimin dhe llojet e fondeve të propozuara; dhe
       (g) vlerësimet mbi shpenzimet e vazhdueshme operative buxhetore apo kursimet
           që rezultojnë nga projekti, duke përfshirë edhe shpenzimet për personel dhe
           shpenzimet e mirëmbajtjes;

   Neni 20
   Rishqyrtimi i Propozim-Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosovës

   20.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do ti parashtrojë PSSP-së dhe KEF-it Propozim-
   Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës të përgatitur sipas nenit 19 të paktën njëzet e një
   (21) ditë përpara takimit të parë me KEF-in, ku do të shqyrtohet ai buxhet.

   20.2 Në të njëjtën kohë derisa Ministri i Ekonomisë dhe Financave i dorëzon PSSP-së dhe
   KEF-it Propozim-Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës, ai gjithashtu do t’u dërgojë
   udhëheqësve të secilit organizatë buxhetore informata që kanë të bëjnë me përvetësimin e
   propozuar buxhetor, për organizatën përkatëse buxhetore.

   20.3 Nëse një udhëheqës i një organizate buxhetore kundërshton përvetësimin buxhetor për
   organizatën buxhetore të tij/saj në Propozim-Buxhetin vjetor të Konsoliduar të Kosovës ai/ajo
   mund ti dërgojë Ministrit të Ekonomisë dhe Financave një deklaratë me shkrim, duke
   saktësuar detajet për një kundërshtim të tillë: sidoqoftë, me kusht që deklarata e tillë të
   dorëzohet së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para mbajtjes së mbledhjes së parë të KEF-së, në
   të cilën do të shqyrtohet Propozim-Buxheti vjetor i Konsoliduar i Kosovës.

   20.4 Ministri i Ekonomisë dhe Financave do ti dorëzojë PSSP-së dhe KEF-it çfarëdo
   deklarate të pranuar nga ndonjë udhëheqës i një organizate buxhetore, në përputhje me nenin
   20.3 së bashku me përgjegjet me shkrim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Ministria
   për Ekonomi dhe Financa, do ti dorëzojë deklaratat e tilla dhe përgjegjet e tilla, nëse ka, tek
   PSSP-ja dhe KEF-i së paku shtatë (7) ditë pune para mbajtjes mbledhjes së parë të KEF-it në
   të cilën do të shqyrtohet Propozim-Buxheti vjetor i Konsoliduar i Kosovës.

   20.5 Pas shqyrtimit të Propozim-Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosovës të parashtruar
   sipas Nenit 20.1 dhe shkresave dhe përgjigjeve të parashtruara sipas Nenit 20, KEF-i do t’i
   japë Ministrit për Ekonomi dhe Financa një kopje të këshillave që i janë drejtuar PSSP-së mbi
   propozim buxhetin.

   20.6 Duke vepruar në bazë të këshillave të KEF-it, PSSP -ja do të vendosë në ndonjë
   ndryshim në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës që ai e vlerëson të nevojshëm dhe t’ja
   drejtojë Ministrit për Financa dhe Ekonomi.

   20.7 Në përputhje me vendimin e PSSP-së, Ministri i Ekonomisë dhe Financave do ti bëjë
   ndryshimet e përkatëse Propozim-Buxhetit vjetor të Konsoliduar të Kosovës, ligjit vjetor të
   propozuar mbi përvetësimet, ligjit të propozuar vjetor për rregullimin e përfitimeve të njësive
   të përcaktuara dhe dokumenteve të tjera buxhetore, siç kërkohet nga vendimet e tilla të
   mëparëshme. Ministri për Ekonomi dhe Financa pastaj, do t`ia prezantojë këtë dokument të
   modifikuar Qeverisë si dhe PSSP -së dhe KEF-it.

   20.8 Qeveria pastaj formalisht do t’i dorëzojë Kuvendit, Propozim-Buxhetin vjetor të
   Konësoliduar të Kosovës, ligjin vjetor të propozuar për përvetësimet dhe ligjin vjetor të
   propozuar për rregullimin e përfitimeve (profiteve) të njësive të përcaktuara, të pranuara nga
   Ministria për Ekonomi dhe Financa. Qeveria do t’i transferojë dokumentet në fjalë më apo
   para 30 Tetorit të vitit para vitit në të cilin dokumentet përkatëse do të hyjnë në fuqi.

   Neni 21
   Përvetësimet në mungesë të një Ligji Vjetor mbi Përvetësimet

   21.1 Varësisht nga neni 21.2, nëse një Ligj Vjetor mbi Përvetësimet për një vit të caktuar
   fiskal nuk miratohet nga Kuvendi dhe nuk shpallet nga PSSP-ja para fillimit të vitit përkatës
   fiskal, ligji mbi përvetësimet i cili ka qenë në fuqi vitin e mëparshëm, do mbetet në fuqi (do të
   jetë aplikativ), Ligji mbi përvetësimet i cili ka qenë në fuqi vitin e kaluar do të trajtohet
   sikurse:

       (a) është shtyer për të mbuluar muajin e parë të vitit të tillë fiskal, dhe
       (b) ka siguruar një përvetësim për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë
           me (8.33 %) të përvetësimit të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga
           ligji i përvetësimeve.

   21.2 Çdo përvetësim i autorizuar nga neni 21.1,do të pushojë së zbatuari në datën kur një
   Ligj i ri Vjetor i Përvetësimeve hyn në fuqi; dhe të gjitha shpenzimet e bëra nën autoritetin e
   përvetësimeve të autorizuara nga neni 21.1, do të trajtohen si shpenzime të bëra nën
   autoritetin e përvetësimeve të autorizuara nga Ligji i ri i Përvetësimeve.
 
 

< 56
faqe
- 57 -

58 >