Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/56
Pamja
Pjesa III
Mbledhja dhe ruajtja e parave publike
Neni 13
Pranimi i parave publike
13.1 Asnjë organizatë buxhetore, person apo ndërmarrje nuk do të pranojë para publike,
përveç nëse autorizohen saktësisht nga një ligj apo ndonjë Rregullore e UNMIK-ut.
13.2 Asnjë person apo ndërmarrje nuk mund të marrë para publike në emër të ndonjë
organizate buxhetore dhe ti mbajë të njejtat në pritje të transferimit të tyre në një organizatë
buxhetore, përveç nëse një person i tillë veçanërisht autorizohet që të bëjë një gjë të tillë nga:
(a) drejtori i Thesarit, me shkrim; apo
(b) një ligj apo Rregullore e UNMIK-ut.
13.3 Të gjitha të ardhurat e organizatës buxhetore duhet të depozitohen në një llogari
zyrtare bankare në pajtim me Rregullat Financiare.
13.4 Personi i cili merr para publike (përfshirë këtu edhe ato para që pas pranimit
shëndrrohen në para publike) duhet që medoemos t’i depozitojë ato me shpejtësi në një llogari
zyrtare bankare brenda dy ditëve të punës, përveç nëse kërkohet ose autorizohet një periudhë
tjetër kohore nga një ligj apo rregullore e UNMIK-ut.
13.5 Asnjë person, nuk do të pranojë para apo pronë nëse ai/ajo është duke u paraqitur
(shtirë) se është me kompeteca zyrtare, përveç nëse saktësisht autorizohet nga një ligj apo
Rregullore e UNMIK-ut.
Neni 14
Investimi i parave publike
14.1 Ministri i Ekonomisë dhe Financave, me miratimin paraprak nga Kuvendi dhe PSSPja
mund të:
(a) vendos kushtet dhe konditat që qeverisin investimin e parave publike; dhe
(b) autorizojë Drejtorin e Thesarit që të:
(i) investojë para publike në instrumentet financiare në një afat jo më të
gjatë se 1 (një) vit; dhe
(ii) likuidoj investimet e këtilla për të implementuar buxhetin ose qëllimet
e tjera legjitime publike.
14.2 I gjithë interesi (kamata) dhe baza kryesore e pranuar nga investimet e bëra me paratë
publike do të depozitohet në Fondin e Konsoliduar të Kosovës.
Neni 15
Shpenzimi i parave publike
15.1 Paratë publike do të përdoren vetëm për qëllime të miratuara publike. Asnjë
organizatë buxhetore, person apo ndërmarrje nuk mund të devijojnë, keqzbatojnë, ekspozojnë
apo të përdorin në mënyrë të pa rregullt paratë publike.
15.2 Shpenzimet e parave publike mund të bëhen vetëm nga fondet e akorduara dhe vetëm
në pajtueshmëri me procesin i cili është vendosur në përputhje me nenin 35, proces ky i
vendosur nga Rregullat Financiare.
Neni 16
Llogaritë në Fondin e Konsoliduar të Kosovës
16.1 Drejtori i Thesarit do të krijojë dhe mirëmbajë llogaritë e Fondit të Konsoliduar të
Kosovës si vijon:
(a) një llogari për fondet që janë në dispozicion për përvetësim në komuna, që do
të kenë formën e granteve të përgjithshme operative (që do të njihen si Llogari
për Grantet e Përgjithëshme Operative), e që do të ndahet në nënllogari për
secilën komunë;
(b) një llogari për fondet që janë në dispozicion për përvetësimin e granteve
operative specifike të komunave (që do të njihen si Llogari për Grante
Specifike Operative). Kjo llogari do të ndahet në nën-llogari për secilën
komunë;
(c) një llogari për të ardhurat e dedikuara të komunave që vijnë nga (i) mbledhja e
tarifave, ngarkesave dhe taksave, dhe (ii) grantet e përgjithshme dhe për
qëllime të caktuara nga donatorët, (që do të njihet si Llogaria për të Ardhurat e
Dedikuara Komunale); kjo llogari do të ndahet në nën-llogari për secilën
komunë;
(d) një llogari për të ardhurat e dedikuara të organizatave buxhetore, përveç
komunave;
(e) llogaritë në mirëbesim, siç janë të përshkruara në nenin 16.2; dhe
(f) llogari të tjera që Drejtori i Thesarit mendon me arësye se janë të nevojshme
për të arritur një qëllim legjitim publik.
16.2 Llogaritë në mirëbesim që përmenden në nenin 16.1(e) do të shfrytëzohen për paratë
publike që një ose më shumë organizata buxhetore i mbajnë në mirëbesim për përfituesit e
njohur apo të panjohur.
< 55 |
faqe - 56 - |
57 > |