Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/55
Pamja
Pjesa II
Dispozitat e përgjithëshme
Neni 2
Ekzekutimi i kërkesave dhe obligimeve
Të gjitha organizatat buxhetore gjatë udhëheqjes të çfarëdo aktiviteti ose gjatë
ndërmarrjes së ndonjë veprimi që në menyrë direkte ose indirekte përfshin ose ndikon në
përdorimin e fondeve publike ose burimeve publike, duhet të veprojnë në mënyrë të saktë dhe
në përputhje të plotë me dispozitat e këtij ligji. Asnjë obligim që shfaqet si pasues i një
dokumenti, marrëveshje apo rregulloreje nuk do të zbatohet ndaj një organizate buxhetore,
fondi publik ose burimi publik nëse, dokumenti, marrëveshja ose rregulloreja e tillë e cila e
paraqet obligimin në fjalë është përpiluar, pranuar apo përmbyllur në një mënyrë që dështon ti
përmbushë kërkesat e parashtruara në dispozitat e këtij ligji.
Neni 3
Thesari
3.1 Thesari do të krijohet brenda Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, dhe është
përgjegjës për menaxhimin e Fondit të Konsoliduar të Kosovës si dhe për ushtrimin e të gjitha
përgjegjësive që i janë caktuar në bazë të këtij ligji.
3.2 Thesarit do të udhëhiqet nga Drejtori, i cili emërohet nga PSSP-ja me këshillën dhe
lejen e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. PSSP-ja mund që të shkarkojë Drejtorin përkatës
me këshillën dhe lejen e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave në çdo kohë, duke - apo pa - e
deklaruar arsyen për një shkarkim të tillë.
3.3 Drejtori i Thesarit do të asistohet nga Zavendës Drejtori, i cili emërohet nga Ministri i
Ekonomisë dhe Financave me këshillën dhe lejen e Qeverisë. Ministri i Ekonomisë dhe
Financave mund të shkarkojë Zavendës Drejtorin përkatës në çdo kohë me këshillën dhe lejen
e Qeverisë, duke - apo pa - e deklaruar arsyen për një shkarkim të tillë.
3.4 Drejtori dhe Zavendës Drejtori i Thesarit janë të obliguar që të raportojnë para PSSPsë,
Qeverisë dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë
me veprimtarinë e Thesarit dhe implementimin e Buxhetit të Konsolidur të Kosovës.
3.5 Nëse Thesarit synon që të ndërmarrë masa apo që të nxjerrë një vendim mbi një
çështje me rëndësi domethënëse, masa apo vendimi i tillë duhet që paraprakisht të miratohet
apo lejohet me shkrim nga Drejtori dhe Zavendës Drejtori (Fraza “një masë apo vendim me
rëndësi domethënëse” sipas kuptimit të këtij paragrafi nënkupton një masë apo vendim që ka
të bëjë me (i) hartimin apo ndryshimin e procedurave administrative, (ii) transparencën apo
mbikqyrjen e përdorimit të fondeve të donatorëve, (iii) marëdhënjen ndërmjet thesareve
qëndrore dhe lokale, apo (iv) çfarëdo çështje tjetër që klasifikohet si çështje më rëndësi
domethënëse nga PSSP-ja, Qeveria apo Ministri i Ekonomisë dhe Financave).
Neni 4
Departamenti i Buxhetit
Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Buxhetit i cili
është përgjegjës për (i) hartimin e Propozim Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, (ii)
implementimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës si dhe (iii) ushtrimin e të gjitha
përgjegjësive të tjera të cilat i janë caktuar Departamentit të Buxhetit nga ky ligj.
Neni 5
Departamenti i Politikave Ekonomike
Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Politikave
Ekonomike. Departamenti i politikave ekonomike është përgjegjës për përpilimin e
parashikimeve makroekonomike dhe fiskale si dhe përcaktimin e parametrave të përgjithshëm
të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe politikat afat-mesme buxhetore. Pasi që të ketë
kryer funksionet e tij të parashikimit dhe buxhetimit në mënyrë rutinore dhe të kënaqëshme,
Departamenti i Politikave Ekonomike mundet që gjithashtu të bëhen analizat për rrezikun
fiskal dhe plan-veprime nën programe të mëdha ta parashikimit.
Neni 6
Departamenti i Politikave dhe i Analizave Tatimore
Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Politikave dhe
Analizave Tatimore (“Departamenti i Politikave Tatimore). Departamenti i Politikave
Tatimore është përgjegjës për hartimin dhe propozimin e (i) legjislacionit që vendosin taksa,
tarifa dhe detyrime dhe (ii) akteve plotësuese normative të nxjerrura si pasuese të atyre
ligjeve. Departamenti i Politikave Tatimore është përgjegjës për vlerësimin e ndikimit fiskal
të (i) tarifave dhe ngarkesave ekzistuese (ii) ndryshimeve të propozuara për taksat ekzistuese,
tarifave dhe ngarkesave, dhe (iii) taksave të reja të propozuara, tarifave dhe ngarkesave të
reja. Do të jetë gjithashtu përgjegjës për parashikimin dhe mbikqyrjen e të ardhurave tatimore
dhe jo-tatimore si dhe për analizimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me politikat
tatimore.
Neni 7
Departamenti Komunal i Politikave dhe Buxheteve
Departamenti Komunale i Politikave dhe i Buxheteve do të formohet nën Ministrinë për
Ekonomi dhe Financa. Departamenti Komunal i Politikave dhe i Buxheteve do të ushtrojë
pjesërisht përgjegjësitë e Qeverisë të përcaktuara në nenin 5.2 të Rregullores së UNMIK-ut
2001/9. Ky departament do t’u sigurojë mbështetje Komunave më qëllim që tu ndihmojë atyre
në përmbushjen e obligimeve që u janë caktuar atyre sipas këtij ligji.
Neni 8
Njësia e revizionit të brendshëm financiar
Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, do të formohet njësia e revizionit të
brendshëm financiar. Njësia e revizionit të brendshëm financiar do të bëjë revizionimin
financiar të organizatave buxhetore në përputhshmëri me planin e punës që do të përcaktohet
kohë pas kohe nga Ministria për Ekonomi dhe Financa në konslutim me Ministrin e
Ekonomisë dhe Financave.
Neni 9
Departamentet dhe Njësitë e tjera
Ministri i Ekonomisë dhe Financave është i autorizuar që të themelojë departamente apo njësi
të tjera përbrenda Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, nëse është e domosdoshme në mënyrë
të arsyeshme për të ndihmuar Ministrinë në kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive të
caktuara për Ministrinë sipas këtij ligji; me kusht që përgjegjësitë dhe funksionet e caktuara
për secilin departament apo njësi të tillë, nuk do të jenë në konflikt me ndonjë dispozitë të
këtij ligji.
Neni 10
Paratë publike
10.1 Në këtë ligj, paratë publike kanë këtë kuptim:
a. para apo pasuri tjetër financiare nën përkujdesjen apo nën kontrollin e çfarëdo
organizate buxhetore, përfshirë edhe paratë që mbahen nga Qeveria e Kosovës
në dobi të ndonjë personi, organi, organizate apo ndërmarrjeje tjetër që nuk
është organizatë buxhetore; dhe
b. para apo pasuri tjetër financiare që është nën përkujdesjen apo nën kontrollin e
cilitdo personi, organi ose ndërmarrjeje që përkujdeset apo ushtron një kontroll
të tillë për ose në emër të organizatës buxhetore.
10.2 Artikujt që shëndrrohen në para publike pas pranimit të tyre, përfshijnë, por nuk
kufizohen vetëm në, të ardhurat e mbledhura nga organizata buxhetore nga:
a. tatimet, tarifat apo detyrimet e tjera;
b. interesi (kamatat);
c. dividendat apo pagesat e tjera nga njësitë në pronësi të organizatave buxhetore;
d. të ardhurat nga shitja e çfarëdo prone;
e. të ardhurat nga dhënia me qira e çfarëdo prone;
f. të ardhurat nga lejet apo shitja e çfarëdo të drejte tjetër që përfshin një burim
publik, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, të drejtën ndaj brezit frekuencor,
eksplorimin apo eksploatimin e pasurive natyrore si dhe të drejtat mbi pronën
intelektuale;
g. qiratë apo privilegjet e pronarit;
h. të ardhurat nga organizatat buxhetore;
i. gjobat, pagesat rregullative, dëmtimet nga aktet civile, dhe të ardhurat nga
sigurimi; dhe
j. grantet apo donacionet nga organizatat ndërkombëtare, Qeveritë e jashtme apo
çfarëdo burimi tjetër.
Neni 11
Drejtori Ekzekutiv Financiar dhe Zyrtari Çertifikues
11.1 Çdo organizatë buxhetore do të ketë Drejtorin Ekzekutiv Financiar dhe zyrtarin
çertifikues, të cilët do të emërohen nga sekretari i përhershëm i organizatës përkatëse
buxhetore, nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të përhershëm, atëherë nga Drejtori
Ekzekutiv. Asnjë individ nuk mund të shërbejë në më tepër se njërin nga vendpunimet e
lartëpërmendura.
11.2 Sekretari i përhershëm i një organizate buxhetore, ose nëse organizata buxhetore nuk
ka sekretar të përhershëm atëherë, Drejtori Ekzekutiv do t’i sigurojë Ministrisë për Ekonomi
dhe Financa një njoftim me shkrim, ku saktësohen emrat e individëve që janë emëruar të
shërbejnë si Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe Zyrtar Çertefikues, si dhe datat e emrimit të tyre.
11.3 Sekretari Permanent i një organizate buxhetore ose, siç mund të jetë rasti, Shefi
Ekzekutiv, do të punsojë, në pajtim me udhëzimet të bëra nga Regullorja e UNMIK-ut
2001/36 të 22 dhjetorit 2001 “Mbi shërbimin civil të Kosovës” një mbikqyrës financiar dhe
nje zyrtar çertifikues brënda tridhjet (30) ditëve nga dita efektive e këtij ligji. Nje pozitë e tillë
duhet të përmbushet brënda tridhjet (30) ditëve nga dita që është hapur konkursi publik për
një pozitë të tillë. Në rast se koha ka kaluar dhe nuk është përmbishur porti, atëher sekretari
permanent i Ministrisë të Ekonomisë dhe Financave do të ketë të drejtën të emërojë një
individ të shërbejë përkohësisht në postin e lirë.
11.4 Drejtori Financiar dhe Zyrtari Çertefikues do të përgjigjen para sekretarit të
përhershëm të organizatës buxhetore ose nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të
Përhershëm, atëherë para Drejtorit Ekzekutiv.
Neni 12
Kushti i të drejtës për tu zgjedhur
12.1 Asnjë individ nuk lejohet që të shërbejë si drejtor apo zavendës drejtor i Departamentit
të Thesarit ose Departamentit të Buxhetit, ose si Drejtor Financiar apo Zyrtar Certifikues i
çfarëdo organizate buxhetore, nëse individi i tillë, gjatë dhjetë viteve të fundit është:
a. Vendosur nga gjykata me jurisdiksion kompetent të ketë bërë një vepër penale apo
civile që përfshin përgënjeshtrimin, prezantimin e rrejshëm, korupcionin, larjen e parave,
përvetsimin, keqpërdorimin apo keqpërvetsimin e fondeve, ka qenë i përfshirë në mitosje
apo ryshfet sipar ligjeve apo rregulloreve ne fuqi në Kosovë apo ndonjë vend tjetër, apo
sipas konventave ndërkombëtare;
b. përcaktuar nga një gjykatë, organ apo organizatë përgjegjëse për zbatimin e standardeve
të sjelljes profesionale, se ka qenë i angazhuar në sjellje jo-profesionale; apo
c. angazhuar në keqinterpretime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betimi
tjetër, ose dokumenti të vulosuar apo notarizuar.
12.2 Të gjithë individët që mbajnë apo janë duke aplikuar për një post të tillë do të betohen
dhe do të vërtetojnë se ai/ajo kanë të drejtë të zgjedhen dhe se nuk u nënshtrohen përjashtimit
për shkak të ndonjë arsyeje të përshkruar në nenin 12.1.
< 54 |
faqe - 55 - |
56 > |