Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/54
Appearance
Pjesa I Përkufizimet Neni 1 Përkufizimet e përgjithëshme Fjalët dhe shprehjet më poshtë, të shënuara në këtë ligj, do të kenë kuptimin e përshkruar në vijim, përveç nëse kontesti kërkon ndryshe: “Fondet e akorduara” ka kuptimin që është përshkruar në nenin 32.1; “Përvetësimet” domethënë “identifikimi i shumës maksimume në një Ligj për Përvetësimet, që mund të vihet në dispozicion gjat vitit fiskal për shpenzime nga një organizatë buxhetore për një qëllim të caktuar ose shpenzime kategorike”; “Ligji mbi përvetësimet” nënkupton ligjin që miratohet nga Kuvendi dhe që i jep kompetenca organizatave buxhetore për të shpenzuar fondet publike, deri në një kufi të caktuar dhe për qëllime të caktuara, gjatë vitit fiskal; “Kuvendi” ka kuptimin e institucionit ligjvënës të Vetë-qeverisjes, i themeluar sipas neneve 1.5(a) dhe 9.1.1. të Rregullorës së UNMIK-ut 2001/9 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohëshme në Kosovë” dhe cilido Kuvendi pasues apo Autoriteti Qëndror Legjistlativ; “Revizori i Përgjithshëm” nënkupton postin e Revizorit të Përgjithshëm të Kosovës të krijuar si pasues të Rregullores së UNMIK-ut 2002/__ ; “BPK” nënkupton Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës apo çdo institucion tjetër pasardhës të tij; “Komisioni Buxhetor” nënkupton komisionin buxhetor të Kuvendit të përshkruar nga neni 9.1.11 i Rregullores 2001/9 “Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetë-qeverisjen e Përkohëshme në Kosovë”; “Departamenti Buxhetor” nënkupton departamentin që do të themelohet si pasues i nenit 4 të këtij ligji; “Organizatë Buxhetore” do të thotë një autoritet publik, organ apo ndërmarrje që pranon një përvetësim; “Programi i Organizatës Buxhetore” apo “programi” do të thotë një aktivitet apo të një grup aktivitetesh të organizatës buxhetore që kanë për qëllim të kontribuojnë në një varg të caktuar të synimeve të identifikuara publike; “Zyrtari Çertifikues” domethënë “individi në një organizatë buxhetore që është i punësuar në bazë të nenit 11 të këtij ligji”; “Drejtori Ekzekutiv Financiar” nënkupton, personin brenda organizatës buxhetore i cili është emëruar në këtë detyrë në përputhje me nenin 11 të këtij ligji; “Të ardhurat e dedikuara ” do të thotë paratë publike: (a) që i janë dhënë organizatës buxhetore për një qëllim apo qëllime të caktuara; (b) që mblidhen në përputhshmëri me një ligj apo Rregullore të UNMIK-ut që përcakton se sa të holla duhet të shpenzohen; (c) të pranuara nga komuna dhe të përshkruara në nenin 58; apo (d) të pranuara nga një organizate buxhetore në rrethanat e sqaruara në nenin 29.1(a). “Njësitë e përcaktuara” nënkupton njësitë në Listën A të këtij ligji; “Drejtori i Thesarit” nënkupton personin e identifikuar në nenin 3 të këtij ligji; “KEF” nënkupton Këshillin Ekonomik dhe Fiskal të përshkruar në nenin 8.1(c), (r) dhe (x) të Rregullores 2001/9 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë; “Rregullat financiare” do të thotë rregullat e lëshuara nga Drejtori i Thesarit dhe të miratuara nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave në përputhje me këtë ligj; “Viti fiskal” do të thotë periudhën prej 1 Janarit të një viti deri më 31 Dhjetor të të njëjtit vit; “Grantet e përgjithshme operative” do të thotë një shumë të përvetësuar në dobi të një Komune, që të shpenzohet nga komuna për qëllime të përgjithëshme publike; “Qeveria ” nënkupton Organin Ekzekutiv të IPVQ-së të themeluar në përputhje me nenet 1.5(c) dhe 9.3.1 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/9 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohëshme në Kosovë” dhe cilëndo Qeveri pasuese apo Autoritet Qëndror Ekzekutiv; “Komisioni i Granteve” ka kuptimin e përshkruar në nenin 59; “Udhëheqësi i Organizatës Buxhetore” nënkupton individin i cili mban pozitën më të lartë në një organizatë buxhetore; “Buxheti i Konsliduar i Kosovës” do të thotë buxhetin gjithpërfshirës të Kosovës për të gjitha organizatat buxhetore, që është konsoliduar në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare për financat Qeveritare; “Fondi i Konsoliduar i Kosovës” nënkupton fondin që fillimisht është krijuar si pasues i Rregullores së UNMIK-ut 1999/16, me ndryshime, ose llogaritë apo grupin e konsoliduar të llogarive që është saktësuar më hollësisht në Regjistrin Llogaritar të Thesarit; me kusht që ky term të mos përfshijë ndonjë grant apo donacion nga një organizatë ndërkombëtare apo qeveri e huaj, kur granti dhe donacioni i tillë është lëndë e një kushti që nuk do të përfshihet në Fondin e Konsoliduar të Kosovës; “Komuna” do të thotë njësinë territioriale të vetë-qeverisjës lokale në Kosovë që vepron nën autoritetin e Rregullorës UNMIK 2000/45 të 11 Gushtit, dhe cilëndo njësi pasuese e vetëqeverisjes lokale në Kosovë; “Llogaritë zyrtare bankare” do të thotë llogaritë apo nën-llogaritë bankare që janë krijuar nga drejtori i thesarit në BPK ose në një bankë tjetër të liçencuar në Kosovë me qëllim të pranimit të parave publike; “Person” do të thotë çdo person fizik apo juridik; “Autoritet Publik” do të thotë secilën nga vijueset: një autoritetet qëndror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, Ministri, department, autoritetet publik ose autoritet tjetër që vepron në bazë të një ligji, Rregulloreje të UNMIK-ut, udhëzimi administrativ, akti plotësues normativ që zbaton një ligj apo ndonjë kompetence tjetër ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike apo gjyqësore; “Grant Publik” do të thotë një shumë të siguruar nga një organizatë buxhetore për një person, organ, organizate, apo ndërmarrje që është në përputhshmëri me synimet e organizatës buxhetore që e akordon atë grant; “Paratë Publike” ka kuptimin e saktësuar në nenin 10; “Organizatë Buxhetore nën Kompetencat e Rezervuara” nënkupton organizatat buxhetore që janë saktësuar në Listën 1 të Rregullores së UNMIK -ut Nr.2002/23; “Administrata Tatimore” nënkupton Administratën Tatimore të Kosovës e cila përmendet në nenin 55 të këtij ligji; “Thesari” nënkupton thesarin e përshkruar në nenin 3 të këtij ligji; “Ndërmarrje” nënkupton çfardo partneriteti, ndërmarrje të përbashkët, ndërmarrje, person juridik ose ndonjë organizatë apo institucion tjetër;
< 53 |
faqe - 54 - |
55 > |