Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/48
Pamja
KAPITULLI VII:
MBIKQYRJA PROFESIONALE DHE INSPEKTIVE
Neni 42
Mbikqyrja profesionale
Mbikqyrjen në zbatimin e dispozitave të këtij Ligji dhe të akteve tjera të nxjerrura në
bazë të ligjit, e bënë Ministria.
Neni 43
MBIKQYRJA INSPEKTIVE
1. Inspektoriati mjedisor do të jetë instucioni i themeluar brënda Ministrisë. Inspektorati
mjedisor do të jetë përgjegjës për përmbushjen e detyrave specifikish të deleguara për
Inspektoriatin mjedisor me këtë ligj apo akte plotësuese normative të nxjera në mënyrë valide
me këtë ligj.
2. Kryeinspektori dhe inspektorët përgjegjës për mjedis, emërohen nga Ministria dhe
janë të pavarur në kryerjen e përgjegjësive të përcaktuara me ligj.
3. Inspektorët legjitimohen përmes kartës së identifikimit, formën dhe përmbajtjen e së
cilës me akt të veçantë, e cakton Ministri përgjegjës për mjedis.
Neni 44
Autorizimet e Inspektorit të Mjedisit
Qeveria do të nxjerr akte plotësuese normative që themelojnë, deri në masë të
arsyeshme dhe specifike, kompetencat, detyrat dhe përgjegjsitë të inspektorëve mjedisor.
Gjatë nxjerrjës së akteve normative të tilla plotësuese Qeveria do të përfshijë siguri të
nevojshme për të garantuar së inspektorët mjedisor nuk mund ta abuzojnë autoritetitn e tyre
apo të ndërmarrin akcione që tejkalojnë atë të nevojshmet pët të përmbushur detyrat e tyre.
Neni 45
Obligimet e inspektorëve për bashkëveprim
Në rastet kur inspektori i mjedisit në kryerjen e mbikqyrjes inspektive vlerëson se
përveç shkeljes së dispozitave të këtij ligji janë shkelur edhe dispozitat e ligjeve tjera me
rendësi për mbrojtjen e mjedisit është i obliguar që, krahas marrjes së masave për të cila t
është i autorizuar,të njohton edhe organin tjetër kompetent në mënyrë që bashkarishtë të
kryejnë mbikqyrjen dhe të ndërmarrin masat e parapara me ligj.
Neni 46
Autorizimet e inspektorit komunal për mjedis
Në ushtrimin e përgjegjësive të mbikqyrjes inspektive në zbatimin e masave për
mbrojtjen e mjedisit, inspektori komunal për mjedis, është përgjegjës për mbikëqyrjen e
çrregullimeve mjedisore të karakterit lokal, ndikimi i të cilave nuk kalon kufijtë e komunave
dhe të cilat mund të zgjidhen, kontrollohen dhe parandalohen nga vetë komunat.
Neni 47
Procedurat e Ankesës
1. Në proçeduren e ushtrimit të mbikëqyrjës inspektive, në rastet e marrjës së masave për
urdhëresa dhe ndalesa, inspektori i mjedisit, nxjerr vendim.
2. Kundër vendimit të inspektorit komunal për mjedis, ankesa i drejtohet organit
kompetent komunal.
3. Në ankesën kundër vendimit të organit kompetent komunal respektivisht Inspektorit
mjedisor në nivel të Kosovës, vendos Ministria.
4. Për zbatimin e dispozitave të këtij ligji do të aplikohen rregullat e procedures së
përgjithëshme administrative.
< 47 |
faqe - 48 - |
49 > |