Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/47

Nga Wikibooks
 
 
   KAPITULLI VI:
   INSTITUCIONET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

   Neni 39
                         AGJENCIONI I KOSOVËS PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

   1.    Agjencioni i Kosovës për mbrojtjen e Mjedisit, i themeluar me këtë ligj, është
   institucion që përfshinë Institutin hidrometeorologjik dhe Institutin për mbrojtjen e natyrës
   dhe mjedisit, nën autoritetin e Ministrisë, për kryerjen e punëve administrative, profesionale,
   mbështetëse, shkencore dhe kërkimore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zonave të mbrojtura
   të natyrës, të diversitetit biologjik dhe në fushën hidrometeorologjike.

   2.    Detyrat administrative të AKMM-së janë:

       (a) dhënja e mendimit në procedurën e vlerësimit të raportit mbi ndikimin e
           aktiviteteve në mjedis në miratimin e pëlqimeve mjedisore për lejet e ndërtimeve;

       (b) organizimi i monitorimit të gjendjes së mjedisit ;

       (c) dhënjen e mendimeve në procedurën e miratimeve mjedisore për zona të mbrojtura
           të natyrës;

       (d) organizimin i sistemit informativ për mbrojtjen e mjedisit; dhe

       (e) detyra të tjera caktuara me ligj.

   3.    Detyrat profesionale, mbështetëse, shkencore dhe kërkimore të AKMM-së janë:

       (a) hartimi i propozimit të Strategjisë së Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe
           përcjellja e zbatimit të saj pas miratimit nga Qeveria ;

       (b) përgatitja e Programeve të mbrojtjes së mjedisit nga fusha të veçanta dhe
           përcjellja e zbatimit të tyre pas miratimit nga Qeveria;

       (c) vlerësimin e akteve të planifikimit dhe rregullimit hapësinor;

       (d) përgatitja e raporteve për gjëndjen e mjedisit;

       (e) mbështetje shkencore dhe të tjera për përgatitjen e masave të mbrojtjes së
           mjedisit;

       (f) mbështetje shkencore dhe të tjera për mbrojtjen e diversitetit biologjik, zonat e
           mbrojtura të natyrës dhe masa të tjera mbrojtëse të natyrës;

       (g) përgaditjen e propozimeve për mirënjohje dhe shpërblime në fushën e
           mbrojtjes së ambinetit;

       (h) projekte kërkimore dhe zhvillimi në lidhje me mbrojtjen e mjedisit;

       (i) përgatitje e materialit për mbrojtjen e mjedisit për qëllime edukative dhe
           ngritjes së ndërgjegjes publike për mjedisin;

       (j) monitorim , hulumtimi dhe informimi për atmosferën dhe hidrosferën duke
           përfshirë shërbimin e parashikimit meteorologjik dhe hidrologjik;

       (k) përcjellja e zhvillimit e teknologjive të pastërta lidhur me mjedisin; dhe

       (l) detyra të tjera të caktuara me ligj.

   Neni 40
                           Bordi Këshillues për mbrojtjen e mjedisit

   1.    Kuvendi i Kosovës emëron Bordin Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit (në tekstin e
   mëtejmë:Bordi) për të këshilluar Kuvendin dhe Qeverinë për çështje të mbrojtjes së mjedisit.

   2.    Bordi përbëhet nga shtatë anëtarë të emëruar nga Kuvendi. Anëtarët e Bordit,
   zgjedhen nga ekspertë dhe shkencëtarë të dalluar në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Anëtari i
   Bordit nuk duhet të jetë i punësuar në Ministrinë përgjegjëse për mjedis.

   3.    Bordi është i pavarur nga çdo autoritet tjetër.

   4.    Bordi jep mendime dhe sugjerime për Kuvendin dhe Qeverinë dhe informon publikun
   për çështjet e mëposhtme:

       (a) gjendjen e mjedisit dhe trendet në fushën e mbrojtjes së mjedisit;

       (b) strategjinë dhe politikën për mbrojtjen e mjedisit dhe koordinimin e tyre me
           trendet ndërkombëtare;

       (c) harmonizimin mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit;

       (d) ligjet që rregullojnë mbrojtjen e mjedisit;

       (e) veprimtarinë e ministrive përgjegjëse dhe aktivitetet e komunave në fushën e
           mbrojtjes së mjedisit;

       (f) iniciativat publike dhe

       (g) funksione tjera të përcaktuara me ligj.

   Neni 41
                                  Fondi i Kosovës për Mjedisin 

   1.    Do të themelohet fondi i njohur si Fondi i Kosovës për Mjedis (në tekstin e mëtejmë:
   “Fondi”). Fondi do të jetë në zhiro llogari të ndarë mbrenda Fondit të Konsoliduar të Kosovës.

   2.    Mjetet në xhirollogarinë e Fondit do të shfrytëzohen vetëm për përmirsimin e mjedisit,
   miniminzimin e përqëndrimeve me ndotje të rezikshme, dhe promovimin e mbrojtjes të
   mjedisit.

   3.    Fondi do të financohet nga:

       (a) fonde nga publiku i përgjihtshëm specifikisht të adresuara për Fondin në Buxhetit
           e Konsoliduar të Kosovës;

       (b) të hyra nga taksat mjedisore të miratuara nga Kuvendit;

       (c) gjobat, dënimet dhe taksat e autorizuara me këtë ligj dhe të hyrat nga ndotësit;

       (d) çdo grant apo donacion specifikisht të dedikuara për Fondin.

   4.    Fondi nuk do të përdoret për të dhënë ndihma financiare apo kredira për ndonjë
   autoriteti publik, personi apo ndermarrjeje. Fondi do të jetë subjekt i kërkësave të Ligjit për
   menaxhimin publik finaciar dhe standartet e kontabilitet. Çdo blerje e mallrave, shërbimeve,
   punëve apo pronës me para nga Fondi do të (i) përmbahet strikt rregullave dhe akteve
   normative plotësuese të ligjit për furzizim publik dhe (ii) duhet të jenë të lidhura direkt me
   qëllimet e specifikuara ne paragrafin 2 të këtij neni.
 
 

< 46
faqe
- 47 -

48 >