Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/49
Pamja
KAPITULLI VIII:
DISPOZITAT NDËSHKIMORE
Neni 48
Kundravajtjet
Të gjitha aktet plotësuese normative të nxjerra nga Qeveria në pajtim me këtë ligj do
të përmbajnë dispozita që specifikojnë gjobat që mund të imponohen për kundravajtje. Cdo
dispozitë mbi një gjobë të tillë të akteve plotësuese normative do të sigurojë që një gjobë e
tillë është proporcionale gjer në masën dhe llojin e kundravajtjes relevante dhe deri në masën
e dëmit të shkaktuar interesit nga një kundravajtje e tillë.
KAPITULLI IX:
DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE
Neni 49
AKTET E QEVERISË DHE AKTET MINISTRORE
1. Qeveria nxjerr aktet e parpara me këtë ligj në afatin prej 12 muajsh nga dita e hyrjes
në fuqi të këtij ligji.
2. Ministritë nxjerrin udhëzime të cilat janë të parapara me këtë lgij në afatin
prej 18 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
3. Komunat dhe subjektet përkatëse i harmonizojnë aktet dhe aktivitetet e tyre me
dispozitat e këtij ligji në afatin prej 24 muajve nga dita e hyrjes në fuqi .
4. Deri në nxjerrjen e akteve të parapara me paragrafët 1. 2. dhe 3. të këtij neni,
aplikohen dispozitat e ligjit në fuqi.
Neni 50
E drejta në zbatim
1 Ky Ligj zëvendëson çdo dispozitë të së drejtës së aplikueshme që bie në kundërshtim
me të.
Neni 51
Hyrja në fuqi
Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i kosovës, nënshkrimit nga Kryetari i
Kuvendit dhe shpalljës nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithëshem.
16 Janar 2003
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
______________________
Akademik Nexhat Daci
< 48 |
faqe - 49 - |
50 > |