Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/46

Nga Wikibooks
 
 
   KAPITULLI IV.
   MBROJTJA E NATYRËS

   Neni 33
                                  Zonat e mbrojtura të natyrës

   1.    Zonat me vlera të veçanta natyrore, që janë me interes ndërkombëtar, kombëtar,
   regjional dhe komunal për Kosovën, gëzojnë mbrojtje të veçantë me ligj.

   2.    Mbrojtja dhe ruajtja e terësishme e natyrës, shfrytëzimi i qëndrueshëm i vlerave
   natyrore, kategorizimi i zonave me vlera të veçanta sipas Konventave relevante
   ndërkombëtare, proçedurat e vënies nën mbrojtje, mbrojtja e llojeve të rralla e të rrezikuara të
   florës dhe faunës, regjimi i mbrojtjës sipas shkallës së kategorizimit, mënyra e menagjimit të
   tyre, pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje mbi natyrën si dhe mbikëqyrja profesionale e
   zonave me vlera të veçanta të natyrës, rregullohen me ligj të veçantë.

   Neni 34
                                Mbrojtja e diverzitetit biologjik

   1.    Qeveria, pasi të ket marr mendimet e Institutit për natyrë dhe mbrojtjes të mjedisit në
   kuadër të AKMM-së, do të ketë kompetenca për të nxjerr akte normative plotësuese që
   mundësojnë masa të arsyeshme për ruajtjen e diversitetit biologjik në Kosovë. Këto masa do
   të implementohen nga Instituti për natyrë dhe mbrojtje të mjedisit.

   2.    Funkcionet për mbrojtjen ndaj diversietit biologjik nga ana e Institutit për natyrë dhe
   mbrojtje të mjedisit në kuadër të AKMM-së, përfshinë pa kufizim:

       (a) percaktimin e kritereve dhe kushteve per inventarizimin ne baza shkencore
           te lojeve te rralla e te rrezikuara te flores dhe te faunes dhe ekosistemeve
           te ndieshme , te cilave u kanoset shfarosja ,dëmtimi i përhërshem apo
           degradimi;

       (b) identifikimin e problemeve qënesore dhe te prioriteteve ne kujdesin, mbrojtjen
           dhe shfrytëzimin e qendrueshëm te diverzitetit biologjik;

       (c) vlerësimin e gjendjës dhe tendencave të ndryshimit të biodiverzitetit me
           qëllim të hartimit te programit të masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe
           përparimin e biodiverziteti;

       (d) hulumtimin dhe percjelljen permanente te gjendjes se biodiverzitetit, te
           komponenteve te tij gjenetike dhe larmisë se llojeve si dhe të ekosistemit, me
           qëllim të ruajtjes, përtritjes dhe shfrytëzimit në baza ekologjike.
 
 
   KAPITULLI V:
   MONITORIMI DHE INFORMIMI MBI MJEDISIN

   Neni 35
                                     Monitorimi i mjedisit

   1.    Monitorimi i gjëndjes së mjedisit zbatohet në nivel vendi, nga Ministria përmes
   Agjensionit të Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit /AKMM/, e cila siguron vëzhgimin e
   përherëshem të mjedisit, të gjendjës dhe karakteristikave të vlerave të natyrës, në hapësirë dhe
   në kohë të caktuar, vëzhgimin e degradimit me përdorimin e resurseve natyrore si dhe
   ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut.

   2.    Agjensioni është përgjegjës edhe për grumbullimin dhe sistemimin e të dhënave
   bazike dhe indikatorëve tjerë për mjedis, të dhënave nga subjektet përgjegjëse për ndotje dhe
   çrregullim të mjedisit duke përfshirë ujin, ajrin, tokën, diversitetin biologjik, florën dhe
   faunën, elementet klimatike, atmosferën, rrezatimit jonizues dhe jojonizues, si dhe materieve
   të dëmshme e të rrezikshme në mjedis.

   3.    Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i gjendjës së mjedisit përbëjnë informacion
   publik dhe përfshihen në Sistemin Informativ të mbrojtjes së mjedisit. Këto të dhëna publikut
   i bëhen të njohura nëpërmjet mediave publike ose formave tjera të informimit publik.

   4.    Ministri përgjegjës për mjedis, me akt të veçantë, cakton kriteret për përcaktimin e
   stacioneve vëzhguese, sasinë dhe shpeshtësinë e matjeve,klasifikimin e dukurive të cilat
   vëzhgohen, metodologjinë e punës si dhe formën dhe kohën e raportimit të të dhënave.

   Neni 36
                                   MONITORIMIN I SHKARKIMIT, 
                            SHPËRHAPJES DHE REGJISTRIMI I TË DHËNAVE

   1.    Çdo personi, ndërmarrje apo autoritet publik që është përfshirë në aktivitete të
   vazhdueshme që është vendosur se do të shkaktojnë dëm të madh apo kritk mjedisor, mund ,
   deri në momentin që pala e tillë ka marë masa permanente për të siguruar se shkarkimi dhe
   shpërndarja që shkaktojnë dëm më të madh apo kritk mjedisor, janë në pajtim me nivelet
   maksimume të përshkruara në fuqi, Ministria do të kërkojë prej tyre që:

       (a) të sigurojnë organizimin e monitorimit të shkarkimeve vetanake;

       (b) pjesmarje në monitoringun e efekteve që shaktojnë shkarkimet dhe
           shpërndarjet në rajonet të ndikuara direkt;

       (c) të mbajnë të dhëna për ndotjen e mjedisit të cilat duhet të përmbajnë të dhëna
           për energjinë dhe materialet e konsumuara së bashku me natyrën e çrregullimit
           mjedisor; si dhe

       (d) mirmbajë llojet dhe kuantitetin e ndotjes të bërë ose shpërndarë, substancave të
           rezikshme apo mbeturinave të rezikshme, si dhe në natyrën e dëmeve të mëdha
           apo kritike mjedisore.

   2.    Të dhënat e parapara me paragrafin 1. të këtij neni, subjektet përgjegjëse për
   çrregullim mjedisor, janë të obliguar të ia dërgojnë Agjensionit të Kosovës për mjedis.

   3.    Ministri, me akt të veqantë përcakton përmbajtjen dhe metodën e mbajtjes së të
   dhënave, mënyrën e paraqitjes së të dhënave, metodat e mikqyrjes së shpërhapjes, formën dhe
   kohën e raportimit të të dhënavë të monitorimit dhe paisjet e duhura për monitorim.

   Neni 37
                           SISTEMI I INFORMATIV PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

   1.    Me qëllim të vëzhgimit, evidentimit të vlerave natyrore dhe qeverisjen me mjedis,
   Ministria përmes AKMM, krijon, organizon dhe mbanë Sistemin Informativ për Mbrojtjen e
   Mjedisit.

   2.    Sistemi Informativ për Mbrojtjen e Mjedisit , përfshin informacionet pa kufizim, për:

       (a) burimet natyrore ;

       (b) çrregullimet tepër të mëdha apo kritike mjedisore;

       (c) përdorimi i materialeve dhe energjisë;

       (d) substancat e dëmshme dhe të rrezikshme;

       (e) origjina dhe shpërndarja e mbeturinave;
 
       (f) shpërhapja sipas burimeve të tyre;

       (g) përsonat përgjëgjës për çrregullimet tepër të mëdha apo kritike ;

       (h) masa dhe programe rehabilitimi;

       (i) dëmtimet e mjedisit dhe aksidentet ekologjike;

       (j) kushtet shëndetësore dhe ekologjike të popullsisë;

       (k) zonat e mrojtura të natyrës;

       (l) masat e diversitetit biologjik;

       (m) regjistri i tipareve të rëndësishme natyrore;

       (n) tipi dhe deponimi dhe

       (o) çështje të tjera të mjedisit që kanë lidhje me të ose kërkohen nga ky ligj.

   3. Ministria dhe komunat mbajnë të dhëna, të cilat nuk janë pjesë e sistemit informativ
   për mbrojtjen e mjedisit, të cilat përfshijnë pa kufizim:

       (a) gjithë subjektet që ndërmarrin veprimtari të autorizuara dhe veprimtarite e tyre;

       (b) kërkesat për miratim, licensat dhe autorizime të tjera të tilla që kërkohen e
           jepen dhe çdo informacion të mëtejshëm në lidhje me to;

       (c) çfarëdo informacioni tjetër të marrë ose siguruar sipas dispozitave të këtij ligji
           apoakteve plotësuese normative;

       (d) hollësi për gjoba të vendosura sipas këtij ligji dhe akteve plotësuese normative.

   Neni 38
                             Baza e të dhënave të ndotësve - kadastri

   1.    Për caktimin e karakteristikave dhe ndikimit te ndotëshmerisë ne cilësinë e ajrit, te
   ujit dhe tokës e veqanrisht ne zonat e mbrojtura te natyrës dhe pasqyrimit analitik te
   tyre,evidentimit të subjekteve përgjegjëse për ndotje si dhe si dhe mbajtjen e regjistrit të
   materieve të dëmshme dhe të rrezikshme, Ministria mbanë kadastrin e ndotësve në nivel të
   Kosovës.

   2.    Ministria e mjedisit, përcakton dhe nxjerr Udhëzimin për:

       (a) formen dhe përmbajtjen e kadastrit te ndotësve te ajrit, te ujit dhe tokes dhe
           objekteve te natyres, dhe

       (b) regjistrin e materieve të dëmshme dhe materieve te rrezikshme
 
 

< 45
faqe
- 46 -

47 >