Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/45
Appearance
KAPITULLI III: MASAT PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
PJESA 5: Masat përkrahëse Neni 25 Etiketa mjedisore 1. Prodhuesit të produktit të destinuar për konsum të përgjithshëm, në shenjë përkrahjeje, mund ti akordohet, etiketa mjedisore, nëse prodhimi, tregtimi, konsumi dhe depozitimi përfundimtar i produktit shkakton ndjëshëm më pak çrregullim mjedisor. 2. Kushtet dhe procedurat për akordimin, fitimin, dhe të drejtën për përdorim të etiketës mjedisore, caktohen nga Ministri përgjegjës për mjedis. Neni 26 Mirënjohjet dhe Shpërblimet 1. Mirënjohjet dhe Shpërblimet për arritjet në fushën e mbrojtjes së mjedisit jepen për: (a) zgjidhjet dhe arritjet teknologjike; (b) projektet hulumtuese dhe zhvillimore; (c) arritjet në fushën e vetëdijsimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor (d) kontributet nga organizatat, shoqatat profesionale, organizata të tjera joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit dhe individët; (a) parandalimin e efekteve negative të çrregullimeve mjedisore, (b) prodhimin e produkteve ekologjike, (c) kontribute te veqanta në zhvillimin e qëndrueshëm, ekoefikasitet dhe racionalizime mjedisore. 2. Proçeduren, mënyrën dhe kushtet për ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve, me akt të veqantë, e përcakton Ministri. 3. Ministria organizon dhe përkrah fushatat e ndërgje gjësimit dhe edukimit publik lidhur me rendësinë e mbrojtjes së mjedisit. PJESA 6: Masat e veçanta për mbrojtjen e mjedisit Neni 27 Planet e intervenimit në rast të akcidentit ekologjik 1. Për rastet e akcidenteve të mundshme ekologjike ose rastet e rrezikimeve të jashtëzakonshme të mjedisit, rrezikimit të shëndetit dhe jetës së njerëzve, Qeveria, në propozim të ministrive përgjegjëse nxjerr Planet e intervenimit. 2. Planet e intervenimit nga paragrafi 1. i këtij neni, përmbajnë: (a) llojet e rrezikshmërisë si pasojë e akcidentit ekologjik, (b) proçedurat dhe masat për zbutjen dhe eliminimin e pasojave të drejtëpërdrejta të dëmshme për mjedis, (c) autoritetet publike për zbatimin e masave të caktuara , (d) përgjegjësitë dhe autorizimet lidhur me zbatim të masave dhe (e) mënyren e harmonizimit me masat intervente të cilat zbatohen në bazë të ligjeve tjera. 3. Ministri përgjegjës për mjedis, ka përgjegjësinë për nxjerrjen e në propozim plani që do të jetë objekt shqyrtimi dhe miratimi nga Qeveria, duke përfshirë këto në vijim: (a) Metodologjinë e hartimit të Analizës së rrezikut nga aksidenti ekologjik përkatësisht rrezikut nga ndotja e mjedisit, masat përgaditore për aksident të mundëshem ekologjik si dhe masat e evitimit të pasojave nga aksidentet me përmasa të mëdha; (b) Mënyren e mbajtjës së shenimeve për llojin dhe sasinë e materieve të rrezikshme në prodhim, shfrytëzim, qarkullim, transport, magazinim dhe deponim si dhe afatet për dergimin e shenimeve, dhe (c) Mënyren dhe kriteriumet për kategorizimin e materieve të rrezikshme. 4. Persona apo ndermarrje që marin pjesë në biznes, prodhim, transport, përdorim, përpunim dhe/ose deponimin e mbeturinave të rezikshme apo substancave të rezikshme do të jenë të detyruar të zhvillojnë dhe japin Ministrisë, çdo dy vjet, një document që përfshin: (a) plnin e tyre për intervenim në rast të aksidentit mjedisor; (b) analizë të reziqeve të mundshme për aksident mjedisor; (c) përshkrimin e masave parandaluese dhe masat e planit të tyre rehabilituesnë rast të aksidentit mjedisor; dhe (d) një histori të llojeve dhe shumave të substancave të rezikshme në bazë të kategorisë të substancave të rezikshme. 5. Nëse gjatë akcidentit ekologjik dhe rrethanave tjera të jashtzakonshme pason rreziku nga ndotja ose dëmtimi i mjedisit mematerje të rrezikshme dhe të dëmshme,subjekti fizik ose juridik, me aktivitetin e të cilit është shkaktuar rrezikimi dhe ndotja e mjedisit,është i obliguar që për këtë rast , menjëherë të njohtoj ministrinë përgjegjëse për mjedis,ministrinë përgjegjëse për siguri emërgjente si dhe prodhuesin e tregtuesin e këtyre materieve të rrezikshme. 6. Njoftimi duhet të përmbaj shenimet për rrethanat e akcidentit, vendin, kohën, llojin edhe sasinë e materieve të rrezikshme dhe masat e ndërmarrura. Neni 28 MBROJTJA E AJRIT 1. Qeveria, në propozim të Ministrit dhe duke marë parasysh parimet e përshkruara në nenin 5. do të nxjerë një akt plotësues normativ që themelon nivelet maksimume të lejueshme të shkarkimit dhe shpërndarjes të ndotësve në ajër. Qeveria do të sigurojë që nivelet e themeluara me aktim plotësues normativ janë konform me mundësinë e Kosovës të përballojë këto me një kosto të arsyeshme. Qeveria do të ketë autoritet të ulë maksimumin e lejimit të shpërndarjes dhe shkarkimit që të mund, gradualisht ta sjellë në nivelin e EU-së. 2. Mbrojtja e ajrit zbatohet në nivel vendi, ne bazë të Programit per mbrojtjen e ajrit, n[ pajtim me nenin 8. të këtij ligji, me të cilin, përveq tjerash, përcaktohen proçedurat dhe afatet për arritjen graduale të standardeve teknike dhe normave të vlerave të kufizuara. 3. Subjektet, te cilat disponojnë me burim te ndotjes se ajrit /ndotësit e ajrit /, janë të obliguara qe me masa tekniko-teknologjike dhe me masa tjera , te sigurojnë që shkarkimet dhe shpërndarjet në ajër te jenë në kufinjët e vlerave të përkufizuara dhe përcaktuara me ligj dhe akte tjera. Neni 29 MBROJTJA E UJIT 1. Qeveria, në propozim të Ministrit dhe duke marë parasysh parimet e përshkruara në nenin 5. do të nxjerë një akt plotësues normativ që themelon nivelet maksimume të lejueshme të shkarkimit dhe shpërndarjes të ndotësve në ujë. Qeveria do të sigurojë që nivelet e themeluara me aktim plotësues normativ janë konform me mundësinë e Kosovës të përballojë këto me një kosto të arsyeshme. Qeveria do të ketë autoritet të ulë maksimumin e lejimit të shpërndarjes dhe shkarkimit që të mund, gradualisht ta sjellë në nivelin e EU-së. 2. Duke respektuar standartet dhe rregullat e mbi vlerat e përkufizuara të ndotjës së ujit, ndalohet: (a) shkarkimi në ujëra e materieve toksike dhe jotoksike, të ngurta, të lëngëta, ose të gazta, organizmave të gjallë duke përfshirë edhe orgonizmat e modifikuar gjenetikisht dhe formave të energjisë që shkaktojnë ndryshimin e kthjellësisë, dekantimit, shtresimit dhe aromës ose ndryshime të tjera në cilësinë e ujit; (b) shkarkimi në sistemet publike të kanalizimit, e ujërave tëndotura të cilat përmbajnë substanca mbi vlerat e përkufizuara ose materiale të tilla të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë probleme në sistemet e kanalizimit ose objekteve për pastrimin e ujit; dhe (c) përdorimi i puseve të braktisura si gropa septike për ujra tëndotura. 3. Me qëllim të përcjelljes së gjendjes së ndotëshmerisë së ujrave sipërfaqësore dhe nëntokësore, Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, në kuadër të AKMA dhe nën autoritetin e Ministrisë, bënë hulumtimet sistematike te tyre, në bazë të dispozitave nenligjore, ndërsa për njohurit e ndotjes akcidentale të ujrave, duhet menjëherë ti njohtoi organet e inspekcioneve pranë ministrive kompetente. 4. Akti plotësues normativ i nxjerrë në bazë të paragrafit 1 mund të kërkojë nga ndërmarrjet e mëdha industriale dhe autoritetet publike që shkarkimi dhë ndotja në ujë dhe rjetin e ujit publik, ku është e nevojshme, të instalojnë mjetet e nevojshme masin dhe/ose regjistrojnë llojin dhe kuantitetin e shkarkimit dhe vazhdimisht t’i ofrojnë Ministrisë këto informata. Neni 30 MBROJTJA E TOKËS 1. Qeveria, pasi që ka marë propozimin nga Ministri dhe duke marë parasysh principet e përshkruara në nenin 5, do të nxjerë një akt plotësues normativ që themelon nivelet maksimume të lejueshme të shkarkimit dhe shpërndarjes të ndotësve në tokë. Qeveria do të sigurojë që nivelet e themeluara me aktim plotësues normativ janë konform me mundësinë e Kosovës të përballojë këto me një kosto të arsyeshme. Qeveria do të ketë autoritet të ulë maksimumin e lejimit të shpërndarjes dhe shkarkimit që të mund, gradualisht ta sjellë në nivelin e EU-së. 2. Subjektet juridike dhe fizike që me aktivitetet e tyre bejnë hulumtimin dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore, grumbullimin e mbeturinave, hirit, zgjyrës, ose materialeve tjera, ose që kryen aktivitete tjera të cilat e degradojnë shtresën prodhuese, ose shkaktojnë erozion të tokës apo ndryshim në regjimin e ujit, duhet të riformojnë shtresën sipërfaqësore të tokës,rivendosin regjimin e mëparshem ujor dhe stabilitetin gjeo-mekanik të tokës, gjatë veprimtarisë dhe pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, sipas projektit për mbrojtje dhe rikultivim të miratuar nga Ministri në pajtim me Ministrin përgjegjës për Bujqësi. Neni 31 MBROJTJA NGA ZHURMA 1. Për zbatim të ligjit, Ministria, nxjerr dispozitat me të cilat rregullohet niveli i lejuar i zhurmës në mjedis, metodologjinë e matjës së zhurmës , standardet e paisjeve për matjen e zhurmës, kushtet që duhet plotësuar subjektet e liçencuara për matjen e zhurmës dhe vibrimeve si dhe përmbajtja e dokumentit për burimet e zhurmës që vehen në qarkullim. 2. Komunat, në kuadër të kompetenceve të tyre, nxjerrin aktin dhe ndërmarrin masat për mbrojtjen nga zhurma dhe për këtë qëllim në aktet e tyre të planifikimit hapsinor i caktojnë zonat e vendbanimeve, zonat për pushim dhe rekreacion si dhe sigurojnë matjet sistematike të zhurmës dhe vibrimeve. 3. Dokumentacioni teknik për ndërtimin e objekteve industriale, rrugëve magjistrale, dërtimin e hekurudhave,, aeroporteve dhe burimeve tjera të zhurmës dhe vibrimeve, duhet patjetër të përmbajnë zgjidhje teknike për mbrojtje nga zhurma dhe nga vibrimet dhe ti nënshtrohen vlërësimit të ndikimit në mjedis. Neni 32 Mbrojtja nga rrezatimi jonizues dhe radioaktiviteti 1. Me qëllim të zbulimit të prezences , përcaktimit të rrezikshmërisë , informimit dhe ndërmarrjës së masave mbrojtëse nga rrezatimi jonizues, sipas kushtve dhe procedures së paraparë nga ministritë relevante, behët hulumtimi sistematik dhe monitorimi i përberjës së radionukleideve /materieve radioaktive / në ajër , në tokë, në lumenj dhe liqenj, i të reshurave atmosferke, të bimëve dhe kafshëve, materialit ndërtimor ,ujit të pijës dhe të produkteve ushqimore dhe ate në rrethana të rregullta, në rastet e dyshimit të bazuar dhe në rastet e jashtëzakonshme. 2. Hulumtimet nga paragrafi 1.i këtij neni si dhe monitorimet tjera me rendësi të veqant për vlërsimin e rrezikshmërise radioaktive të popullsisë dhe të mjedisit, e bejnë institucionet e licencuara nga ministritë përgjegjëse. 3. Institucionet e licencuara, të cilat kryejnë hulumtime sistematike të përberjes radioaktive të materieve në mjedis dhe matjet e intenzitetit të rrezatimit, janë të obliguara që raportet nga monitorimet e kryera t’ ia dërgojnë ministrive përgjegjëse. 4. Qeveria me propozim të Ministrit do të nxjerrë akt të veçantë me të cilin do t’i caktoi kriteret dhe masat që duhet ndërrmarë për t,u realizuar mbrojtja nga rrezatimi jonizues dhe radioaktiv.
< 44 |
faqe - 45 - |
46 > |