Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/29

Nga Wikibooks
.
                                       Kapitulli 10	   
     	                 Rrjetat dhe shërbimet e telekomunikacionit	   
.
                                         Nëni 52	   
     	                       Rrjetat e telekomunikacionit	   
     	(1) Rrjetat publike të telekomunikacionit do të krijohen për të ofruar shërbime të	   
     	telekomunikacionit për të gjithë përdoruesit në baza jo-diskriminuese përgjatë gjithë	   
     	Kosovës.	   
     	(2) Të gjithëa rrjetat publike të telekomunikacionit do të ndërlidhen më njëra	   
     	tjetrën dhe më rrjetat tjera ndërkombëtare sipas standardeve ndërkombëtare.	   
     	(2) Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetave të pavarura publike të telekomunikacionit	   
     	do të bëhet nga ofruesit e liçensuar të shërbimeve.	   
.
                                         Nëni 53	   
     	                           Lidhjet (interfejsët)	   
     	(1) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të	   
     	konsiderueshme në treg duhet të ofrojnë lidhje sipas standardeve të përcaktuara nga	   
     	ART-i.	   
     	(2) Nëse një shfrytëzues apo ofrues i shërbimeve kërkon një lidhje të veçantë apo	   
     	qasje të veçantë nga ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit që kanë fuqi të	   
     	konsiderueshme në treg, atëherë ai ofrues duhet të përmbushë atë kërkesë nëse ajo	   
     	është e arsyeshme dhe nëse nuk çon drejt diskriminimit ndërmjet shfrytëzuesve.	   
     	Sipas këtij nëni, çfarëdo rrefuzimi nga ofruesit të shërbimeve duhet të dorëzohet jo më	   
     	vonë se 30 ditë pasi që është bërë kërkesa dhe me të duhet të jenë të bashkangjitura	   
     	edhe arsyet për një refuzim të tillë për lidhje të veçantë.	   
     	(3) Ofruesit e shërbimeve me fuqi të konsiderueshme në treg të cilët ofrojnë qasje	   
     	të veçantë apo lidhje të veçantë duhet t’a bëjnë atë mbi baza të bazuara në çmim.	   
     	ART-i mund t’i marr nën shqyrtim tarifat dhe të përcaktojë formulën financiare për	   
     	sasinë e çmimit apo të imponojë kufizime në tarifa.	   
     	(4) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të	   
     	konsiderueshme në treg duhet të publikojnë dhe t’i ofrojnë ART-it informata lidhur	   
     	me llojet e lidhjeve që kanë në dispozicion, lokacionin e tyre si dhe specifikacionët e	   
     	tyre teknike.	   
     	(5) ART-i mund të urdhërojë cilindo ofrues të shërbimeve që të ofrojë lidhje	   
     	standarde, lidhje të veçanta, qasje të veçantë apo të përcaktojë kushtet për një qasje të	   
     	tillë.	   
     	(6) ART-i do ti publikojë udhëzimet për ofrimin e lidhjeve sipas këtij nëni.	   
.
                                         Nëni 54	   
     	                          Dhënja me qira e lidhjes	   
     	(1) Ofruesit e shërbimeve që kanë fuqi të konsiderueshme në treg për ofrimin e	   
     	lidhjeve me qira duhet të sigurojnë kapacitet të mjaftueshëm të lidhjeve që do të	   
     	përfshijë të gjithëa lidhjet e specifikuara në nënin 53 të këtij ligji, në të gjithëa	   
     	hapësirat gjeografike në të cilat ata ofrojnë shërbime të dhënjes së lidhjeve me qira.	   
     	(2) Çfarëdo marrëveshje ndërmjet ofruesve të shërbimeve që ka të bëjë me	   
     	ofrimin e përbashkët të kapaciteteve apo lidhjeve duhet t’i prezentohet ART-it kur ai e	   
     	kërkon këtë.	   
.
                                         Nëni 55	   
     	                    Shërbimet publike të telefonisë fikse	   
     	(1) Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike do të ofrojnë qasje në:	   
     	(a) ndihmë përmes adresarëve apo shërbime të tjera të informatave lidhur	   
     	me parapaguesit e telefonëve;	   
     	(b) ndihmë përmes operatorit (sekretearisë) duke përfshirë edhe ndihmë në	   
     	vendosjen e lidhjeve (lidhjen ndërmjet dy parapaguesve);	   
     	(c) qasje pa pagesë në numrat e emergjencës, duke përfshirë zjarrëfikësit,	   
     	policinë, ambulancën si dhe shërbimet tjera që gjinden në	   
     	rekomandimet e CEPT-it;	   
     	(2) Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike do t’i furnizojnë	   
     	parapaguesit e tyre me një deklaratë të shërbimeve të cilat ofrohen nga ata, si dhe të	   
     	kushteve në bazë të të cilave ofrohen shërbimet e tilla, duke përfshirë në minimum,	   
     	kohën e lidhjes fillestare, mirëmbajtjen, kompenzimin për pengesa në shërbim, nivelin	   
     	e shërbimeve si dhe procedurat për ankesa.	   
     	(3) ART-i mund të urdhërojë ofruesin e shërbimeve që t’i ndryshojë kushtet e tij	   
     	të përgjithëshme nëse ato nuk janë në pajtim me këtë ligj.	   
     	(4) Të gjithë ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike duhet të përmbushin	   
     	kërkesat për lidhje të nënit 53.	   
     	(5) Ofruesit e shërbimeve të telefonisë publike duhet të përmbushin të gjithëa	   
     	synimet e paraqitura nga ART-i për përmirësimin e kualitetit të shërbimit.	   
     	(6) Kërkesat e këtij nëni nuk do të jenë aplikative edhe për ofruesit e shërbimeve	   
     	publike radio mobile, të shërbimeve me të dhëna duke përfshië në mes tjerash ,	   
     	porositë e shkurtëra SMS (Short message services), GPRS (Global Packet Radio	   
     	Service) dhe pejxhimin.	   
.
                                         Nëni 56	   
     	                     Qasja e hapur në rrjeta të ndryshme	   
     	(1) Të gjithë ofruesit e shërbimeve do të ndihmojnë dhe përmirësojnë	   
     	komunikimet ndërmjet shfrytëzuesve të rrjetave të ndryshme publike të	   
     	telekomunikacionit.	   
     	(2) Ofruesit e shërbimeve do të ofrojnë ndërlidhje të përbashkta të rrjetës të	   
     	bazuara në kërkesat e parashtruara në këtë ligj.	   
     	(3) Informatat konfidenciale të marrura nga ofruesit e shërbimeve përmes procesit	   
     	të definimit të standardeve të ndërlidhjeve të rrjetave dhe lidhjeve duhet të mbrohen.	   
     	(4) Me kërkesën e ofruesit të shërbimeve, ART-i mund të ofrojë lirim të	   
     	pjesërishëm apo të plotë nga obligimi për ndërlidhje të rrjetës në bazë të rrethanave, të	   
     	mangësive hapësinore, teknike apo afariste, si dhe burimeve të kufizuara. Informatat	   
     	mbi çfarëdo përjashtimi të pjesërishëm apo të plotë që sigurohen sipas këtij nëni do	   
     	t’u sigurohen pa pagesë çfarëdo personi që ART-i mendon se ka interes legjitim.	   
     	(5) Gjatë marrjes së vendimit nëse duhet të zbusë obligimin për t’u ndërlidhur me	   
     	ofruesit e huaj të shërbimeve, ART-i duhet të marrë parasysh kushtet e dekreteve	   
     	ligjore ndërkombëtare të cilat janë aplikative në Kosovë, reciprocitetin dhe çfarëdo	   
     	efekti nëgativ në konkurencë që mund të shfaqet nga një vendim i tillë.	   
     	(6) Ofruesit e shërbimeve do të diskutojnë kushtet përfundimtare dhe kushtet	   
     	teknike të ndërlidhjeve të rrjetave të cilat do të finalizohen me një kontratë me shkrim.	   
     	Kjo kontratë duhet të pasqyrojë të gjithëa kërkesat e parashtruara në këtë ligj. Në	   
     	bazë të kërkesës me shkrim nga ART-i, ofruesi i shërbimeve do të furnizojë atë me	   
     	kontratat e kërkuara për ndërlidhje të rrjetave. Kontratat për ndërlidhje të pranuara	   
     	nga ART-i do të bëhen publike, përveç informatave specifike që sipas të dyja palëve	   
     	janë konfidenciale.	   
     	(7) Në rast se ofruesit e shërbimeve dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje mbi	   
     	ndërlidhjen, ART-i duhet që jo më vonë se 6 javë pas kërkesës së cilësdo nga palët, të	   
     	vendosë procedurat, afatët e fundit dhe kushtet, duke përfshirë edhe kapacitetin, në	   
     	pajtim me të cilat ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë ndërlidhje. Ofruesit e	   
     	shërbimeve duhet të përmbushin kushtet e urdhërave me shkrim nga ART-i brenda 30	   
     	ditësh.	   
     	(8) Ofruesit e shërbimeve mund të ndryshojnë ndërmjet veti sa ka të bëjë me	   
     	çmimet, kushtet dhe afatët e fundit që janë të aplikueshme për katëgoritë e ndryshme	   
     	të shfrytëzuesve, me kusht që ndryshimet e tilla të jenë proporcionale me llojin e	   
     	ndërlidhjes së rrjetave. Ofruesi i shërbimeve nuk do të ketë të drejtë që të përdorë lloje	   
     	të ndryshme të shfrytëzuesve në një menyrë e cila do të mund të kufizonte në masë të	   
     	paarësyeshme konkurencën.	   
.
                                         Nëni 57	   
     	                     Qasja e hapur në rrjeta dhe shërbime	   
     	(1) Ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit që kanë fuqi të	   
     	konsiderueshme në treg, duhet të ofrojnë shërbime dhe qasje në rrjetat e tyre në bazë	   
     	të kushteve të publikuara, të bazuara në çmim, transparente dhe objektive të cilat	   
     	mbulojnë të gjithëa aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurimin e qasjes, duke përfshirë,	   
     	mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në, informatat e nëvojshme për sigurimin e qasjes,	   
     	kushtet e ndërlidhjes dhe orarin sigurimit të një qasjeje të tillë.	   
     	(2) Kushtet e specifikuara në paragrafin (1) të këtij nëni duhet të jenë të ngjashme	   
     	për shërbimet e ngjajshme në rrethana të ngjashme, dhe duhet të jenë të njëjta me	   
     	kushtet që ofruesi i shërbimeve i ofron vetës apo ndonjë filiale të sajë apo kompanive	   
     	ndihmëse për shërbime të njëjta.	   
     	(3) Në rast se ofruesi i shërbimeve rrefuzon apo i ndalon konsumatorit qasje në	   
     	rrjet apo shërbime, ofruesi i shërbimeve duhet të informojë ART-in mbi arsyetimet e	   
     	tija teknike për atë refuzim jo më vonë se 10 ditë pasi që kjo të ketë ndodhur.	 



< 28
faqe
- 29 -

30 >