Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/30
Pamja
.
Kapitulli 11
Pajisjet e telekomunikacionit
.
Nëni 58
Radio pajisjet dhe terminalet
(1) Radio paisjet dhe terminalet që janë në përputhje me kushtet e këtij ligji
munden që lirisht të nxirren në treg, të transferohen dhe të përdoren në Kosovë, me
kusht që instalimi dhe mirëmbajtja e tyre të bëhet në mënyrë të duhur.
(2) Ofruesit e shërbimeve do të lejojnë ndërlidhjen e pajisjeve radio apo terminale
me lidhje adekuatë që janë në përputhshmëri me dispozitat e këtij ligji.
(3) Të gjithëa radio pajisjet dhe ato terminale të prodhuara në përputhshmëri me
standardet aplikative të lëshuara nga Instituti Evropian për Vendosjen e Standardeve,
do të konsiderohen si të aplikueshme në Kosovë.
(4) Paragrafi (1) i këtij nëni është i aplikueshëm në masë të barabartë për paisjet
mjekësore dhe mjetet e motorizuara që kanë radio paisje apo terminale që u janë
instaluar si pjesë përbërëse apo pjesë shtesë.
(5) Dispozitat e këtij kapitulli nuk do të vlejnë për:
(a) pranuesit e disejnuar ekskluzivisht për pranimin e kanaleve transmetuese
të radios apo televizionit;
(b) instalimet e kabllove dhe telave për pranimin e kanaleve transmetuese;
(c) paisjet për radio dhe terminale që janë ta mbuluara me ligje specifike apo
rregullore të UNMIK-ut;
(d) paisjet për radio dhe terminale që përdoren ekskluzivisht për ofrimin e
sigurisë dhe emergjencës civile, mbrojtjen si dhe mbrojtjen nga
fatëkeqësitë natyrore apo fatkeqësitë tjera në Kosovë;
(e) radio paisjet e vetë-prodhuara nga pjesë të ndryshme, përveç nëse një
paisje e tillë shitet në treg; ART-i do të krijojë dhe publikojë me shkrim
procedurat të cilat qeverisin përdorimin e pajisjeve të tilla të specializuara.
.
Nëni 59
Kërkesat themelore për radio pajisjet apo terminalet
(1) Të gjithëa radio pajisjet apo terminalet e prodhuara apo të përdorura në
Kosovë:
(a) nuk do të dëmtojën ambientin apo përdoruesin;
(b) nuk do të ndikojnë nëgativisht në shëndetin apo sigurinë; dhe
(c) do të përdorin me efektshmëri brezin frekuencor për radio komunikime
tokësore, ajrore dhe orbitale dhe do të evitojnë ndërhyrjet e dëmshme,
duke përfshirë EMC.
(2) ART-i mund të ndalojë apo të kufizojë tregëtimin, shitjen apo përdorimin e
një pjese të veçantë të radio-pajisjeve nëse rrezikon:
(a) veprimin e shërbimeve radio-drejtuese
(b) shërbimet që kanë për qëllim ofrimin e sigurisë të Kosovës apo
mbrojtjes së Kosovës;
shërbimet që kanë për qëllim mbrotjen nga fatkeqësitë natyrore apo
emergjenca tjera
(c) dëmtim serioz, ndërhyrje të vazhdueshme apo pengesa të shërbimeve
radio-komunikuese
(3) ART-i mund të publikojë një listë të standardeve të pranueshme të radio
pajisjeve dhe terminaleve në faqenë tij zyrtare në internët.
.
Nëni 60
Tregëtimi dhe shfrytëzimi i paisjeve për radio dhe terminale
(1) Radio paisjet dhe terminalet që nuk përmbushin kushtet e këtij ligji dhe
rregulloreve dhe/apo udhëzimeve të lëshuara në pajtim më këtë ligj nuk do të
tregëtohen, të shiten apo të shfrytëzohen në teritorin e Kosovës.
(2) Inspektorët të emëruar në mënyrë specifike nga ART-i për atë qëllim mund të
ndalojnë tregëtimin, shitjen apo shfrytëzimin e paisjeve të cekura në paragrafin një (1)
të këtij nëni apo mund të adoptojnë masa të tjera të miratuara në mënyrë specifike nga
ART-i, që kanë për qëllim ndalimin e tregëtimit, shitjes apo shfrytëzimit të tyre në
territorin e Kosovës.
(3) Nëse paisja për radio dhe terminale që është e etiketuar qartazi apo për të cilën
deklarohet se është në pajtim me kërkesat e këtij ligji i shkakton dëme të
konsiderueshme rrjetës, emiton radio ndërhyrje të dëmshme apo shkakton dëme të
tjera në veprimin e rrjetës, ofruesi i shërbimeve mund t’a përjashtojë atë apo ta nxjerrë
prej përdorimit. Ofruesi i shërbimeve do t’ë njoftojë shfrytëzuesin dhe ART-in për
një përjashtim të tillë të pajisjes pa vonësë, dhe ART mund të konfirmojë apo ndalojë
një përjashtim të tillë.
(4) ART do të përshkruajë procedurat për verifikimin dhe shënjimin/etiketimin e
paisjeve të radio dhe terminaleve në pajtim me paragrafet e këtij neni dhe gjithëashtu
duhet t’i bëjë informatat e tilla publike.
.
Nëni 61
Kërkesat për paisjet elektronike
(1) Të gjithëa paisjet elektrike të telekomunikacionit që shfrytëzohen, tregëtohen
apo prodhohen në Kosovë duhet të përputhen më kushtet në vijim:
(a) mos t’ë dëmtojnë ambientin apo shfrytëzuesin;
(b) mos të ndërhyjnë me shëndetin dhe sigurinë publike;
(c) ndërhyrjet elektromagnëtike të cilat ato shkaktojnë të mos e tejkalojnë
nivelin i cili i lejon paisjet e radios dhe telekomunikacionit si dhe
mjetet e tjera elektrike të veprojnë në mënyrën në të cilën ato janë
disejnuar për të vepruar;
(d) të kenë një nivel adekuat të rezistencës ndaj ndërhyrjeve
elektromagnëtike që u lejon atyre të veprojnë në mënyrën në të cilën
janë disejnuar.
(2) Kushtet e këtij nëni nuk do të vlejnë për:
(a) Enërgjinë elektrike apo rrjetat për prodhimin, transmetimin dhe
shpërndarjen e saj;
(b) sinjalet nga radio transmetuesit; apo
(c) radio paisjet e vetë-punuara nga pjesët të ndryshme, përveç nëse ato
tregëtohen; ART-i do të krijojë dhe publikojë me shkrim procedurat të cilat qeverisin
përdorimin e pajisjeve të tilla të specializuara.
.
Nëni 62
Tregëtimi dhe shfrytëzimi i pajisjeve elektrike
(1) Pajisjet të prodhuara në Kosovë apo të importuara për përdorim në Kosovë
duhet t’i përmbushin kërkesat e këtij ligji. Përmbushja e këtij obligimi do të provohet
me anë të dokumeteve, etiketimit dhe simboleve të specifikuara nga ART-i.
(2) Kur, si rrezultat i ndërhyrjeve elektromagnëtike, paisjet elektrike apo pjesët e
tyre nuk përmbushin më kërkesat e këtij nëni, pronarët e tyre me shpenzimet e tyre,
duhet t’i rregullojnë mjetet elektrike dhe t’i kthejnë ato pajisje në gjendjen në të cilën
ato i përmbushin plotësisht kërkesat e këtij ligji, nëse një gjë e tillë nuk arrin të bëhet,
atëherë ata duhet t’i heqin ato pajisje nga përdorimi në territorin e Kosovës.
(3) Inspektorët e emëruar nga ART-i do të ndalojnë tregëtimin, shitjen apo
shfrytëzimin e çfarëdo mjeti elektrik i cili nuk i përmbush kërkesat e këtij ligji.
(4) Mjetet elektrike të cilat janë disejnuar për qëllime arsimore apo provuese
mund të tejkalojnë nivelin e lejueshëm të prodhimit të ndërhyjeve elektromagnëtike,
me kusht që ato janë të jenë të disejnuara për studimin e fenomenëve elektromagntike
dhe gjithëashtu me kusht që të jenë ndërmarrë masa të arsyeshme me qëllim të
sigurimit që këto mjete të mos ndërhyjnë me mjetet e tjera elektrike në afërsi.
(5) Për paisjet e komplikuara elektrike të cilat nuk i përmbushin kërkesat që janë
të lidhura me kompatibilitetin elektromagnëtik, ART-i mund të lëshojë një liçensë për
punë/veprim e cila është me fushëveprim, kohë dhe hapësirë të kufizuar, me kusht që
të jenë ndërrmarë masa të arsyeshme për të siguruar që këto mjete mos të ndërhyjnë
me mjetet e tjera elektrikë në afërsi.
(6) ART duhet të përshkruajë procedurat për verifikimin dhe etiketimin e paisjeve
elektrike në pajtim me kushtet e këtij nëni dhe duhet t’i bëjnë këto informata publike.
< 29 |
faqe - 30 - |
31 > |