Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/25
Pamja
.
Kapitulli 6
Akordimi i të drejtës për përdorimin e radio frekuencave
.
Nëni 28
Frekuencat që janë subjekt i liçensave
(1) Spektret e radio frekuencave të cilat janë akorduar për nëvojat e mbrojtjes të
Kosovës si dhe emergjencës, apo për mbrojtjen nga fatëkeqësitë natyrore apo
fatëkeqsi të tjera janë pushtet i rezervuara për PSSP -në. Në bazë të kësaj ART-i nuk
do të ketë autoritet që të akordojë të drejtën për përdorimin e spektrit frekuencor të
rezervuar për PSSP-në.
(2) Ofruesit e shërbimeve që dëshirojnë të përdorin frekunëcat që i janë akorduar
IPVQ-së nga PSSP-ja, do të marrin të drejtën për përdorimin e frekuencave të tilla
nga ART-i para fillimit të ofrimit të shërbimeve. ART-i do të akordojë të drejtën për
përdorimin e radio frekuencave sipas këtij ligji dhe legjislacionëve tjera përkatëse.
(4) ART-i do të parashkruajë radio frekuencat për të cilat nuk do të ketë nëvojë të
mirret e drejta për përdorim nga ART-i dhe do ti vërë këto informata në dispozicion të
publikut.
Nëni 29
Procesi i aplikimit dhe standardet
(1) ART-i do të përcaktoj kushte e procedura precise jo-diskriminuese me shkrim
për procedurat e kërkimit, procesimit dhe akordimit të së drejtës për përdorimin e
radio frekuencave.
(2) ART-i do të rrefuzojë akordimin e të drejtës për shfrytëzim të radio frekuencave në rast që
përcakton se:
(a) kërkesa e aplikantit nuk është teknikisht e arritshme;
(b) akordimi i të drejtës do të ishte në kundërshtim me dispozitat e këtij
ligji;
(c) akordimi i të drejtës për shfrytëzim të radio frekuencave nuk do të
lejonte shfrytëzimin efektiv të spektrit të radio frekuencave apo të
veprimit/punës së paisjeve tjera të telekomunikiacionit;
(d) aplikanti ka thyer kushtet e këtij ligji apo nuk ka përmbushur obligimin
për pagimin e tarifave për shfrytëzimin e radio frekuencave;
(e) nëse me akordimin e të drejtave për shfrytëzimin e radio frekuencave,
një sinjal nga paisja e radios do të shkaktonte pengesa të papranueshme
në radio pajisjet e tjera, në pranuesit e tjerë apo sistemet elektrike apo
elektronike.
.
Nëni 30
Kërkesat për publikim
(1) Pas pranimit të ndonjë aplikacioni për shfrytëzimin e radio frekuencës apo
radio frekuencave për ofrimin e shërbimeve publike të telekomunikacionit në Kosovë,
ART-i duhet të publikojë informata në të cilat deklarohet pranimi i një aplikacioni dhe
qëllimin për të cilin aplikanti do të përdorë frekuencën, mirëpo nuk do të publikojë
informata lidhur me aplikantin. Publikimi gjithështu duhet të ftojë aplikantët e tjerë
që të dorëzojnë aplikacionë për atë frekuencë jo më vonë se 60 ditë pas datës së
publikimit.
(2) Nëse gjatë periudhës 60 ditëshe të përshkruar në paragrafin (1) të këtij nëni,
ART-i nuk pranon aplikacionë të tjera, apo nëse ART-i pranon aplikacionë të tjera
dhe është e mundshme për ART-in që të bëjë akordimin e radio frekuencave të gjithë
aplikantëve njëkohësisht, ART-i do të akordojë të drejtën për shfrytëzim të frekuencës
së specifikuar në pajtim me kushtet e këtij ligji.
(4) Nëse gjatë periudhës prej 60 ditësh të përshkruar në paragrafin (1) të këtij
nëni, ART-i pranon një apo më shumë aplikacionë apo aplikantë plotësues dhe
radio frekuencat nuk mund t’u ndahen të gjithë aplikantëve njëkohësisht,
ART-i duhet t’i refuzojë të gjithë aplikantët dhe të shpallë një tender publik
për akordimin e të drejtave për shfrytëzimin e radio frekuencave jo më vonë se
30 ditë pas ditës së aplikimit të parë (origjinal), dhe do të akordojë të drejtën
për shfrytëzim të radio frekuencës sipas procedurës të specifikuar nga ART-i
që kanë të bëjnë me tenderin publik dhe ankandin.
.
Nëni 31
Përmbajtja e dokumentit për akordimin e të drejtës
për shfrytëzimin e radio frekuencave
.
Dokumenti për akordimin e të drejtës për shfrytëzim e një apo më shumë
radiofrekuencave do të përbëhet pos tjerash, nga komponëntet në vijim:
(a) Informatat që kanë të bëjnë me pranuesin e të drejtës;
(b) Informatat që kanë të bëjnë me radio frekuencat e akorduara;
(c) Informatat e lidhura me fushën e mbulimit të akorduar;
(d) Informatat lidhur me periudhën e vlefshmërisë së të drejtës së
akorduar; apo
(e) Çfarëdo informata shtesë apo kushte plotësuese që kërkohen nga ARTi.
.
Nëni 32
Kohëzgjatja, zgjatja e afatit dhe skadimi
(1) Akordimi i të drejtës për përdorimin e radio frekuencave do të lëshohet nga
ART-i për një periudhë të caktuar e cila nuk mund të kalojë 15 vite, e cila do të jetë
subjekt i pagimit të një tarife vjetore si dhe çertifikatën e pajtueshmërisë me kushtet e
përgjithëshme të së drejtës.
(2) Me kërkesën e pranuesit të së drejtës për përdorimin e radio frekuencave,
ART-i do zgjasë periudhën kohore, si dhe të gjithëa kushtet e mëparëshme do të
vazhdojnë të jenë të vlefëshme. Aplikacionët për zgjatjen e se drejtës për përdorimin e
radio frekuencave do të dokumentohet në ART jo më vonë se 30 ditë para sakdimit të
së drejtës.
(3) E drejta për përdorimin e radio frekuencave do të skadojë:
(a) në fund të përiudhës kohore për të cilën është akorduar e drejta për
përdorim, përveç nëse ripërtrihet;
(b) nëse pranuesi i së drejtës pushon së ekzistuari;
(c) nëse pranuesi i së drejtës dështon që të fillojë përdorimin e radio
frekuencave jo më vonë se 1 vit pas pranimit të së drejtës;
(d) me revokimin e së drejtës për përdorimin e radio frekuencave sipas
dispozitave të këtij ligji
(4) Veprimet e ndërmarrura nga ART-i që kanë të bëjnë me zgjatjen dhe skadimin
do të bëhen publike.
(5) Si kusht për vazhdimin e vlefshmërisë së çfarëdo të drejte për përdorimin e
radio frekuencave, pranuesi do të raportojë në ART çfarëdo ndryshime në statusin e tij
ligjor, civil apo tatimor, apo fillimin e çfarëdo procedure të falimentimit apo
procedure ligjore, vullnëtarisht apo jo-vullnëtarisht, kundrejt pranuesit jo më vonë se
30 ditë.
.
Nëni 33
Radio frekuencat për sigurimin e shërbimeve
publike radio mobile
.
(1) ART-i mund të përfshijë një të drejtë për përdorimin e radio frekuencave në
liçensë për sigurimin e shërbimebe publike radio mobile, në pajtim me politikat e
caktuara nga Ministria.
(2) Në rast se një e drejtë për përdorimin e radio frekuencave përfshihet në liçensë
për sigurimin e shërbimeve, të gjithëa kushtet tjera që i përkasin transferimit,
ndryshimit, revokimit dhe skadimit sipas këtij kapitulli do të jenë aplikative.
Nëni 34
Transferi, ndryshimi apo revokimi
(1) Pranuesit e të drejtës për shfrytëzim të radio frekuencave mund t’i transferojnë
ato të drejta personave të tjerë juridik apo fizik, me kusht që kushtet e përshkruara në
të drejtën fillestare të akorduar të përmbushen më tutje dhe gjithëashtu që ART-i të
japë pëlqimin me shkrim për atë transferim.
(2) ART mund të ndryshojë të drejtën e akorduar për shfrytëzimin e radio
frekuencave nëse:
(a) ndarja e spektreve të radio frekuencave ka ndryshuar apo janë paraqitur
nëvojat urgjente publike të cilat nuk munden të përmbushen në mënyra
tjera;
(b) akordimi i tillë është i nëvojëshem për shkak të shfrytëzimit më efikas
të spektrit të radio frekuencave dhe për të mirën publike;
(c) nuk është e mundëshme që në mënyra të tjera t’i shmanget radio
pengesave të dëmshme;
(d) një akordim i tillë kërkohet nga dekretet ligjore ndërkombëtare të cilat
Kosova është e detyruar ti zbatojë.
(3) Në rastet e cekura në paragrafin (2) të këtij nëni, ART-i duhet të lëshojë të
drejtën e re për shfrytëzimin e radio frekuencave.
(4) Në rastet e specifikuara në paragrafin (2) të këtij nëni, ART mund të bëjë
revokimin e të drejtës së akorduar për shfrytëzimin e radio frekuencave.
(5) Në ato raste ku ART-i ka bërë ndryshime apo ka revokuar të drejtën e
akorduar për shfrytëzimin e radio frekuencave, pranuesit e së drejtës mund të
aplikojnë për frekuenca ekuivalente, vetëm nëse ndryshimet apo revokimi nuk kanë
qenë për fajin e tyre. Në rast se nuk është e mundshme që t’i lëshohet e drejta për
shfrytëzimin e frekuencave ekuivalente, marrësi i të drejtës ka të drejtë të kërkojë
kompensim për këtë.
(6) ART duhet të revokojë të drejtën e akorduar për shfrytëzimin e radio
frekuencave me kërkesën e mbajtësit të së drejtës, me kusht që mbajtësi i së drejtës të
ketë përmbushur obligimet e së drejtës së akorduar dhe të gjtha obligimet e tjera
përkatëse ligjore.
(7) ART duhet të revokojë një të drejtë të akorduar për shfrytëzimin e radio
frekuencave nëse përcakton që:
(a) aplikacioni për të drejtën për shfrytëzim të radio frekuencave
përmbante informata të rrejshme, mashtruese apo të pasakta;
(b) mbajtësi i së drejtës nuk përmbushë më kushtet e të drejtës së
akorduar;
(c) tarifa për shfrytëzimin e radio frekuencave nuk është paguar dhe
paralajmërimet për mospagesë janë dorëzuar; apo
(d) nëse sinjali prej radio paisjes shkakton ndërhyrje (pengesa) të papranueshme
ndaj radio paisjeve të tjera, pranuesve apo sistemeve elektrike apo elektronike.
(8) Veprimet e ndërmarra nga ART-i sa ka të bëjë me transferimet, ndryshimet
dhe revokimet do të vihen në dispozicion të publikut.
.
Nëni 35
Tarifa dhe pagesa për marrjen e së drejtës
(1) Një tarifë vjetore do të paguhet nga pranuesi në ART për të drejtën për
përdorimin e radio frekuencave.
(2) Një tarifë nuk do të kërkohet për të drejtën e shfrytëzimin të radio frekuencave
që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës dhe mbrojtjen ndaj fatkeqësive natyrore apo
fatkeqësive tjera si dhe për përdoruesit amatorë të radiove sipas këtij ligji.
(3) ART do të përcaktojë në këtë nën tarifën që do të vendoset duke marrë
parasyshë në mes tjerash:
(a) hapësirën e shtrirjes;
(b) dendësinë ë popullatës në hapësirën e shtrirjes;
(c) radio frekuencat apo gjerësinë e spektrit të radio frekuencave; apo
(d) llojin e radiokomunikimeve që do t’i mbulojë e drejta e akorduar.
.
Nëni 36
Tenderi shtesë për shërbime mobile
Përkundër kushteve të tjera të këtij nëni, ART në koordinim të ngushtë me PSSP-në
do të lëshojë të drejtën për shfrytëzim të radio frekuencës për GSM radio shërbimet
mobile publike për transmetim në pajtim me procedurat që i përkasin tenderit publik
dhe auksionit. Ministria do të pregatisë dokumentat e tenderit ndërsa ART-i do të
implementojë tenderin. Jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ART-i
do t’i ofrojë liçensë çfarëdo ofruesi të shërbimeve mobile i cili për momentin nuk
është duke ofruar shërbime mobile në tregun e Kosovës, përmes të ndonjë tenderi
konkurrues ndërkombëtarë, në pajtim me këtë ligj dhe ligjet e tjera aplikative.
< 24 |
faqe - 25 - |
26 > |