Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/26
Pamja
.
Kapitulli 7
Caktimi i numrave
.
Nëni 37
Caktimi i numrave
(1) ART-i do të pregatisë një plan të numërimit, të caktojë numra dhe blloqe
numrash dhe ti administrojë ato në mënyrë jo-diskriminuese siç është përshkruar në
nënin 66 të këtij ligji.
(2) Asnjë ofrues i shërbimeve nuk do të përdorë një numër apo numra përveç
nëse dhe derisa ART-i ti caktojë numrat e tillë.
(3) ART-i do të përcaktojë procedura të sakta jo-diskriminuese dhe me shkrim
për kërkimin, procesimin dhe caktimin e numrave.
(4) ART-i do të caktojë numra dhe blloqe numrash sipas këtij ligji dhe
legjislacionëve tjera përkatëse.
(5) Aplikacionët për caktimin e numrave do të përmbajnë fakte mbi
përmbushjen e kushteve të specifikuara nga aplikanti, një projektim të nëvojave për 3
vitet pasuese dhe arsyetimin i cili provon se sasia e numrave të ndarë janë përdorur
gjatë periudhës 3 vjeqare.
(6) Ofruesi i shërbimeve mund t’u akordojë numrat të cilat i janë akorduar,
parapaguesve të tij të cilët do të jenë përdoruesit e fundit të numrave.
(7) ART-i gjithëashtu do të publikojë procedurat në pajtim me të cilat mund të
jepen numrat.
(8) ART-i do ti vërë në dispozicion të publikut të gjithëa të dhënat që kanë të
bëjnë me caktimin (akordimin), revokimin dhe skadimin e numrave.
.
Nëni 38
Kohëzgjatja, ndryshimi, vlefshmëria, revokimi dhe skadimi
(1) Caktimi i numrave nga ART-i do të jetë për një periudhë të pacaktuar kohore.
(2) ART-i nëse e konsideron të arësyeshme, mund të ndryshojë caktimin
(akordimin) e numrave.
(3) Caktimi i numrave do të zhvleftësohet nëse pranuesi i shkel kushtet e
caktimit ose nëse pranuesi dështon që të fiksojë tarifat sa ka të bëjë me përdorimin e
numrave të ndarë.
(4) Si kusht për vlefshmërinë e vazhdueshme të çfarëdo numrash të ndarë,
pranuesi do të raportojë tek ART-i çfarëdo ndryshimesh që kanë të bëjnë me sattusin e
tij ligjor, civil apo tatimor, apo fillimin e çfarëdo procedure të falimentimit apo
procedure ligjore, vullnëtarisht apo jo-vullnëtarisht ndaj pranuesit jo më vonë se 30
ditë pasi që ndryshimet e tilla të jenë bërë efektive.
(5) ART-i do të revokojë një caktim të numrave nëse përcakton se:
(a) aplikacioni për caktimin e numrit përmbante informata falso, te rreme,
apo të pasakta;
(b) pranuesi nuk i përmbush më kushtet e specifikuara në këtë ligj;
(c) tarifa për numrat e ndarë apo blloqet e numrave nuk është paguar dhe
paralajmërimi për mospagesën e tillë është dorëzuar më parë; apo,
(d) numrat e ndarë nuk janë duke u përdorur më sipas kushteve të
saktësuara në këtë ligj apo në dokumentin e caktimit.
(6) Numrat e ndarë do të skadojnë:
(a) nëse pranuesi i numrit kërkon atë;
(b) nëse pranuesi i numrit pushon së ekzistuari; apo
(c) me revokimin e numrave të ndarë në pajtim me kushtet e kriteret e
përcaktuara të këtij ligji.
(7) Nëse pranuesi i numrave dështon që të përdorë ndonjërin nga numrat të cilët i
janë ndarë brenda periudhës tri vjeçare pas akordimit të tyre, apo dështon në
përdorimin e blloqeve të numrave të cilët i janë ndarë për më shumë se një vit, këta
numra apo blloqe të numrave të ndara që nuk janë përdorur brenda asaj kohe do të
skadojnë.
.
Nëni 39
Transferimi i numrave të ndarë
(1) Akordimi i numrave nga një ofrues i shërbimeve nuk mund të transferohet,
përveç nëse është përshkruar ndryshë në këtë nën.
(2) Kur parapaguesit në një rrjet të telefonisë fikse dëshirojnë që t’i ndërrojnë
ofruesit e shërbimeve, ata mund ti mbajnë numrat gjeografik të cilët u janë ndarë më
parë, me kusht që këta të mbesin në lokacionin e njëjtë gjeografik.
(3) Kur parapaguesit në një rrjet të telefonisë fikse që mbajnë numra jogjeografik
dëshirojnë që të ndrrojnë ofruesin e shërbimeve, ata mund ta mbajnë
numrin e tyre të mëparshëm, pa marrë parasysh nëse parapaguesi mbetet apo nuk
mbetet në lokacionin e njëjtë gjeografik.
(4) Parapaguesit e identifikuar në paragrafet (1) dhe (2) të këtij nëni që
dëshirojnë ti ndërrojnë ofruesit e shërbimeve mund të ngarkohen me një tarifë nga
ofruesi i tyre aktual i shërbimeve, por ata mund të ngarkohen vetem për ato
shpenzime që kanë të bëjnë drejpërdrejt me ndryshimin e parapagimit.
< 25 |
faqe - 26 - |
27 > |