Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/23
Pamja
.
Kapitulli 3
Autoriteti dhe parimet e veprimtarisë së ART-it
.
Nëni 8
Politikat operative dhe standardet e mirësjelljes
(1) Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të
adoptojë rregullat e veta operative, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në,
punësime dhe politika të punësimit të cilat janë jo-diskriminuese dhe që bazohen
në përshkrime të shkruara punë. Të gjithëa rregullat administrative që adoptohen
nga ART-i, do të vihen në dispozicion për inspektim nga publiku.
(2) Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të
adoptojë standarde të mirësjelljes për anëtarët dhe personëlin, standarde këto që
do të sigurojnë që ata i kryejnë detyrat e tyre me ndershmëri dhe mirë, duke
evituar konfliktetet e interesit. Standardet e tilla të mirësjelljes do të përfshijnë
dispozita të veçanta mbi;
(a) përvetësimin e çfarëdo përfitimi, nga çfarëdo pajisje e
telekomunikacionit apo pranimin e çfarëdo të ardhurash financiare nga
cilido furnizues apo ofrues i shërbimeve, duke përfshirë, por duke mos u
kufizuar në, para të gatshme, aksionë, pasuri të patundëshme, dhurata,
udhëtime apo shërbime personale;
(b) pronësi në, apo autoritet për të ushtruar kontroll apo menaxhuar
veprimtarinë e cilitdo furnizues të pajisjeve të telekomunikacionit apo
ofruesi të shërbimeve, duke përfshirë PTK-në apo nënvarësve të saj ose
cilit do pasues në interes.
(3) Kufizimet e paragrafit (2) (b) nuk do të zbatohen për aksionët që investohen
dhe që mbahen në formë të skemës së pensionëve apo fondit të ndërsjelltë të
ndërmjetësuar, duke marë parasysh sidoçoftë që vlera e aksionëve të tilla të mos
kalojë 5 përqind të kapitalit të tregut, dhe duke marë parasysh që aksionët e tilla të
bëhen publike në formë të një deklaratë zyrtare në kohën e vendosjes së tyre apo
mbrenda 15 ditëve pas transakcionit të tillë.
.
Nëni 9
Vendosja dhe mbledhja e tarifave
(1) ART-ja do të caktoj taksat administrative për shërbimet e telekomunikacionit
në pajtim me këtë ligj dhe ligjislacione të tjera relevante . ART-i do të publikojë
skemën e saj të tarifave në faqen e saj zyrtare në internët, dhe do ta vërë një kopje
në dispozicion në zyrat e ART-it për inspektim nga publiku.
(2) ART-i do të nxjerrë lista të tarifave siç vijon:
(a) Jo më vonë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të
zbatojë një listë të tarifave që do të vendosen për procesimin e
aplikacionëve, regjistrimin, liçensimin, lëshimin e të drejtës për
përdorimin e burimeve të caktuara të frekuencave, si dhe lëshimin e
numrave dhe bllokave të numrave;
(b) Jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të
zbatojë një listë të tarifave që do të vendosen në lidhje me tenderët publik
dhe ankandet.
(c) Jo më vonë se 90 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i do të
zbatojë një listë të tarifave të cilat do të vendosen për kundravajtje, gjoba
dhe dënime. Gjobat dhe dënimet do të përcaktohen në EURO dhe këtë do
ta bëj Ministria.
(3) Lista e tarifave për secilën katëgori të shërbimeve do të zbatohet në mënyrë të
barabartë për të gjithëë ofruesit e shërbimeve.
(4) ART-i ka të drejtë që të ndryshojë listën e tarifave. Rritjet apo zvoglimet e
tarifave do të zbatohen në mënyrë të njejtë për secilën katëgori aplikative. ART-i
do të publikojë në faqen e saj zyrtare në internët të gjithëa ndryshimet e tilla të
propozuara jo më vonë se 3 muaj para datës së hyrjes në fuqi të ndryshimeve të
tilla.
(5) ART-i do të caktojë rregulla të brendëshme për të siguruar që, pikëpamjet
e publikut dhe sektorit privat të mirren në konsideratë, sa ka të bëjë me të gjithëa
tarifat dhe rritjet e tarifave.
(6) ART-i do të caktojë dënime për pagimin e vonshëm të tarifave të përshkruara
në këtë nën, dënime këto që do të jenë 25 përqind e tarifës që nuk është paguar me
kohë.
.
Nëni 10
Seancat publike
(1) ART-i mund të organizojë seanca publike mbi të gjithëa çështjet e
rëndësishme të telekomunikacionit, ose me vetëiniciativë ose pas kërkesës me
shkrim nga Ministri.
(2) ART-i mund të organizojë senaca që kanë të bëjnë me autoritetin e saj
rregullativ, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në, vendosjen e tarifave dhe
shkeljeve të kornizës rregullative nga ofruesit e shërbimeve
(3) Seancat e mbajtura nga ART-i, do të jenë publike, përveç nëse ART-i vendos
ndryshe, për shkak të trajtimit të ndonjë çështje me karakter konfidencial në nje
seancë të tillë.
(4) ART-i do të adoptojë rregulla dhe procedura specifike për të qeverisur seancat
publike. ART-i, do të vë në dispozcion të publikut procedurat e saj për organizmin
e seancave.
(5) Të dhëna gjithëpërfshirëse me shkrim do të regjitstrohen gjatë seancave të
mbajtura nga ART-i.
.
Nëni 11
Ankesat, zgjidhja e konflikteve dhe e drejta për të apeluar
(1) Jo më vonë se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ART-i do të adoptojë
procedura për tu përgjegjur me efektshmëri komenteve apo ankesave nga palët e
ndikuara, personat me interes legjitim dhe publikut në përgjithësi.
(2) Aty kur kërkohet në këtë ligj apo në legjislacionin tjeter përkatës, ART-i do të
zgjidhë konfliktet ndërmjet pjesëmarrësve në aktivitetet e telekomunikacionit,
duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në konfliktet ndërmjet ofruesve të
shërbimeve, shfrytëzuesve dhe pronarëve të tokës dhe pajisjeve (ndërtesave).
(3) ART-i do ti fillojë procedurat e tilla për zgjidhjen e konflikteve, ose me
kërkesën e njërës palë në konflikt sipas paragrafit (1) të këtij nëni, ose me
vetëiniciativë.
(4) Me pranimin e një kërkese nga një palë për të filluar procedurat për zgjidhjen
e konflikteve, ART-i nuk do të ketë më shumë se 6 javë për të mbledhur informata
më qëllim të marrjes së vendimit për pranimin apo refuzimin e një kërkese të tillë.
(5) Në rast se ART-i e refuzon kërkesën për fillimin e procedurave për zgjidhjen e
konflikteve, palët do të njoftohen me shkrim, së bashku me arsyet për një refuzim
të tillë.
(6) Në rast se ART-i pranon kërkesën për të zgjidhur konfliktin, ART-i do të
mbajë një mbledhje me palët konfiktuoze, do të mbajë një seancë të dëgjimit me
qëllim të parashtrimit të të gjithëa fakteve përkatëse pastaj dhe të lëshojë
vendimin, duke e pranuar ose refuzuar ankesën.
(7) Vendimet e ART-it do të bazohen në ligjin aplikativ apo rregulloret,
gjithëmonë duke ndjekur principin e mbrojtjes së interesit të shfrytëzuesve,
promovimit të risive dhe zhvillimit të sektorit të telekomunikacionit, dhe
mbrojtjen e konkurencës.
(8) Aktet dhe vendimet zyrtare të ART-it do të shqyrtohen nga gjyqet dhe do të
jenë subjekt i çfarëdo apelimi nga palët e pakënaqura përmes procedurave
administrative gjyqësore, siç përshkruhet në ligjin në Kosovë.
.
Nëni 12
E drejta për të mbledhur dhe mbajtur informata
(1) ART do të mbledhë dhe do të mbajë informata, duke përfshirë, mirëpo duke
mos u kufizuar vetëm në: statistika, financa, raporte të punësimit dhe raporte mbi
veprimin e rrjetës, apo raporte të tjera të cilat i nëvojiten për të ushtruar përgjegjësitë e
tij sipas këtij ligji apo çfarëdo legjislacioni tjetër përkatës.
(2) ART do të mbledhë të dhëna personale vetëm në pajtim me ligjin e Kosovës.
(3) Gjatë trajtimit të informatave të mbledhura ART-i do t’i ruaj fshehtësitë
afariste dhe informatat e tjera konfidenciale.
.
Nëni 13
Shënimet zyrtare
(1) Në bazë të autoritetit të tij për të mbledhur dhe mbajtur informata, ART-i do të
krijojë dhe mbaje regjistra zyrtarë të ofruesve të shërbimeve, personave që u janë
akorduar radio frekuenca si dhe personave që u janë dhënë blloqe numrash sipas
sistemit vendor të numërimit.
(2) Regjistrat zyrtarë do të administrohen sipas një baze (program) të ndërsjelltë
kompjuterike të të dhënave.
(3) Të dhënat në vijim duhet të përfshihen nga ART-i në regjistrin e ofruesve të
shërbimeve:
(a) emri i plotë dhe titulli i ofruesit të shërbimeve;
(b) statusi ligjor dhe numri i tatimpaguesit;
(c) emri i plotë dhe numri identifikues personal i zyrtarit përgjegjës;
(d) numri i regjistrimit në regjistrin afarist të Kosovës;
(e) adresa apo adresa e zyrës kryesore;
(f) informata lidhur me autorizimin dhe/apo liçensën e lëshuar;
(g) data e skadimit të afatit të autorizimit dhe/apo liçensës së lëshuar.
(h) lloji i shërbimeve të telekomunikacionit që do të ofrohen;
(i) informata tjera relevante në autorizim dhe/apo liçensë;
(j) informata mbi klasifikimin e ofruesit të shërbimeve sa ka të bëjë me fuqinë
e tij në treg; dhe,
(k) informata që kanë të bëjnë me pagimin nga ofruesi i shërbimeve të
tarifave, dënimeve dhe apo gjobave të vendosura nga ART-i.
(4) Të dhënat në vijim duhet të përfshihen nga ART-i në regjistrin e personave të
cilëve u janë akorduar burime të spektrit frekuencor:
(a) emri i plotë dhe titulli i personit;
(b) statusi ligjor dhe numri i tatimpaguesit;
(c) emri i plotë dhe numri personal identifikues i zyrtarit përgjegjës;
(d) numri i regjistrimit në regjistrin afarist të Kosovës;
(e) adresa apo adresa e zyrës kryesore;
(f) informata lidhur me akordimin e radio frekuencës;
(g) data e skadimit të afatit të liçensës;
(h) lloji i shërbimeve të telekomunikacionit që do të ofrohen;
(i) informata tjera lidhur me caktimin e frekuencave personit përkatës;
dhe,
(j) informata lidhur me pagimin e tarifave, dënimeve apo gjobave të
vendosura nga ART-i nga personi në fjalë.
(5) Të dhënat në vijim duhet të përfshihen në regjistrin zyrtar të personave të
cilëve u janë dhënë blloqe të numrave sipas planit të Kosovës të numërimit:
(a) emri i plotë dhe titulli i personit;
(b) statusi ligjor dhe numri i tatimpaguesit;
(c) emri i plotë dhe numri personal identifikues i zyrtarit përgjegjës;
(d) numri i regjistrimit në regjistrin afarist të Kosovës;
(e) adresa apo adresa e zyrës kryesore;
(f) informata lidhur me dhënjen e blloqeve të numrave;
(g) data e skadimit të afatit të liçensës;
(h) lloji i shërbimeve të telekomunikacionit që do të ofrohen;
(i) informata tjera lidhur me caktimin e frekuencave personit përkatës;
dhe,
(j) informata lidhur me pagimin e tarifave, dënimeve nga personi në fjalë apo gjobave të
vendosura nga ART -i.
(6) ART-i gjithëashtu mund të marrë informata të specifikuara në paragrafin 5 të
këtij nëni përmes një lidhjeje direkte të kompjuterizuar.
(7) ART-i do të dorëzojë një raport vjetor në Kuvend, mbi punën e ART-it gjatë
vitit paraprak. ART-i do të publikojë raportin në faqen e tij zyrtare në internët, si dhe
do të vërë një kopje në dispozicion në zyrat e saj për inspektim nga publiku.
.
Nëni 14
Hetimet dhe kundravajtjet
(1) ART-i mund te hetojë çfarëdo fakte, kushte, veprimtari, apo çështje të cilat ai
mendon se është e nëvojshme të përcaktohet nëse ndonjë person ka shkelur apo do të
shkelë këtë ligj, ligje tjera aplikative, apo çfarëdo vendimi të marrë në bazë të tyre,
apo për të ushtruar çfarëdo përgjegjësie tjetër të ligjshme të ART-it.
(2) Gjatë ushtrimit të hetimeve të tilla, një anëtar i bordit të ART-it apo cilido
zyrtar i caktuar nga bordi, do të ketë të drejtë që të ftojë dëshmitarë apo t’i detyrojë
ata që të jenë të pranishëm, të marrë prova dhe dhe të kërkojë prodhimin e librave,
letrave, kontratave, marrëveshjeve dhe shënimeve të tjera të nëvojshme për hetimin.
(3) Në rast se ndonje person dështon që tu bindet urdhërave të ART-it, ART-i
mund të kërkojë ndihmën e çfarëdo gjykatë me jurisdiksionin kompetent apo
institucioni për zbatimin e ligjit për të siguruar pajtueshmërinë e personave në fjalë
me të.
(4) Një kompani, organizatë apo njësi tjetër ligjore do të jetë e detyruar nga ky ligj
nëse ka vepruar, ka marrë një vendim apo ka dështuar që të veprojë ku është dashur të
veprojë, si rezultat i një vendimi të marrë apo veprimi të kryer (çoftë me qëllim, me
pamaturi apo me nëglizhencë) nga një drejtor, sekretar, menaxher, anëtar i bordit apo
zyrtar tjetër i asaj kompanie, organizatë apo njësie.
.
Nëni 15
Zbatimi
(1) ART-i do të emërojë inspektorë për të verifikuar ekzekutimin ligjor të
kushteve të liçensës dhe që të deyrojnë shfrytëzimin ligjor të burimeve të spektrit
frekuencor, duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në:
a) Ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit;
b) Pirgjet, kanalet dhe lidhjet e brendëshme.
(2) ART-i do të lëshojë identifikime zyrtare për inspektorët dhe do t’u sigurojë
udhëzime me shkrim për ushtrimin e inspektimit. Inspektorët mund të marrin
mendime nga ekspertët si dhe këshilla teknike që do t’u ndihmojnë në misionin e tyre.
(3) Ofruesit e shërbimeve duhet të ofrojnë dokumente, planë dhe çasje në objekte
sipas kërkesës së inspektorëve që kanë urdhëresa me shkrim për ushtrimin e
inspektimit.
(4) ART-i mund të lëshojë urdhëra të shkruara për bllokimin dhe blombimin
(plumbimin) e paisjeve dhe/apo objekteve që nuk kanë liçensë, kur ajo ka skaduar apo
kur inspektorët kanë dëshmi të dokumentuar që kushtet e liçensës nuk janë
përmbushur. Urdhërat e ART-it për bllokim do të implementohen nga inpektorët e tij
dhe autoritetet e Kosovës për zbatimin e ligjit.
(5) Kur inspektorët kanë dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se i liçensuari ka
bërë kundërvajtje ndaj këtij ligji, ndaj kushteve të liçensës dhe/apo rregullave të
miratuara, ART-i mund:
a) të vendosë gjoba dhe lëshojë urdhëra me shkrim për të përmirësuar veprimet e
gabueshme brenda një periudhe të caktuar kohore;
b) suspendojë apo revokojë autorizimet e përgjithëshme apo liçensën individuale.
.
Nëni 16
Masat për barrierat e hyrjes në treg
(1) Jo më vonë se 9 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ART-i duhet t’i dorëzojë
Kuvendit një raport në të cilin identifikohen dhe lehtësohen lëvizjet e barrierave për
hyrje në treg për sipërmarrësit dhe biznëset e tjera të vogla për ofrimin e shërbimeve
të telekomunikacionit.
(2) Raporti duhet të marrë parasysh mendimet dhe brengat e sektorit privat, që do
të mund të kërkohen ose përmes një procedure formale publike, në formë të një
kërkese me shkrim për dorëzimin e komenteve, ose që të dyjat. Në veçanti, ky
shqyrtim do të përqëndrohet në çështjet në vijim:
a) mundësinë, kualitetin dhe çmimet e lidhjeve të huazuara, ndërlidhjeve, duke
përfshirë elementete e pa-ndërlidhura të rrjetës dhe informatat themelore të
parapaguesit që janë të përshtatëshme për regjistrat telefonik dhe faqet e
verdha;
b) sigurimin e mallrave dhe shërbimeve nga PTK-ja, bazuar në konkurencë.
c) barrierat për adoptimin e tregtimit elektronik, dukë përfshirë këtu, mirëpo
duke mos u kufizuar vetëm në:
(i). nënshkrimet elektronike;
(ii). infrastrukturën kyçe publike
(iii). emërimin dhe adresimin në internët.
(iv).aspektin teknik dhe financiar të portave ndërkombëtare, që sigurojnë
ndërlidhjen dhe orientimin e trafikut telefonik brenda dhe jashtë
Kosovës.
(3) ART-i do të ndërmarrë një shqyrtim të ri të atyre lëndëve të përmendura në
paragrafin (2) të këtij nëni dhe t’i raportojë Kuvendit jo më vonë se 1 vit pas shqyrtimit
të parë, dhe pastaj do të bëjë këtë raportim në baza vjetore.
.
Nëni 17
Përputhshmëria me BE-në
(1) Jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ART-i duhet t’i
dorëzojë Kuvendit një raport në të cilin identifikohen pengesat teknike që të
mund të arrihet përputhshmëri e plotë me udhëzimet dhe vendimet e BE-së sa
ka të bëjë me zhvillimin e një tregu të hapur dhe konkurrues të
telekomunikacionit. Ky shqyrtim do të përqëndrohet veçanërisht në çështjet
teknike në vijim:
(a) radio frekuencat;
(b) plani i numërimit: adoptimi i përgjegjësive të numërimit të
kornizës së ONP, veçanërisht të numrit të zakonshëm hyrës
ndërkombëtar (00) dhe numrat pa tarifë (emergjenca dhe shërbimet
tjera me vlerë të shtuar të rrjetës);
(c) tregëtimi elektronik: adoptimi i Udhëzimit të BE-së për themelimin
e një kornize të përbashkët për nënshkrimet elektronike dhe
rrjedhjen ndërkufitare të informatave;
(d) emërimi dhe adresimi në internët: krijimi i një sfere (domaini) të
nivelit më të lartë me qëllim të lehtësimit të shfrytëzimin afarist të
internëtit në Kosovë; dhe,
(e) lidhjet me ofruesit ndërkombëtar të shërbimeve: adoptimi i
procedurave publike dhe dokumenteve të referencës
(2) ART-i do të bëj një rishqyrtimin të ri të lëndëve të cekura në paragrafin 1 të
këtij nëni dhe t’i raportojë Kuvendit jo më vonë se 1 vit pas shqyrtimit të parë, dhe pas
asaj do të raportojë në baza vjetore.
< 22 |
faqe - 23 - |
24 > |