Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/22
Pamja
.
Kapitulli 2
Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit
.
Nëni 4
Themelimi i ART-it
(1) Autoriteti Regullator i Telekomunikacionit (“ART”) që këtu themelohet si
autoritet i pavarur, jo-profitabil brënda Ministrisë, do të zbatojë politikat e IPVQsë
dhe Ministrisë, gjithmon në pajtim me këtë ligj si dhe në pajtim me të gjitha
legjislacionet të nxjera për implementimin e ktij ligji.
(2) ART-i do të promovojë dhe lehtësojë ofrimin e shërbimeve të mjaftueshme
dhe të kënaqshme vendore dhe ndërkombëtare të telekomunikacionit, si dhe të
shërbimeve të tjera, të përfshiera në rregulloret për transmetim, duke marrë
parasysh që sidoqoftë promovimet dhe lehtësimet e tilla të mos shtrihen edhe në
shërbimet pa pagesë.
(3) ART-i do të udhëhiqet sipas këtij ligji, dhe do të hulumtojë nëvojën për
promovimin e shërbimeve univerzale në pajtueshmëri me parimet e parashtruara
në kapitullin 8 të këtij ligji.
(4) ART-ja është ka kompetencat për nxjerjen e rregullave administrative dhe
udhëzime për implementimin e këtij ligji.
.
Nëni 5
Fondet, buxheti, revizioni dhe raportimi
(1) Ministria do të propozojë dhe Kuvendi do të miratojë shumën e buxhetit
fillestarë të ART-it dhe do të ndajë fonde të mjaftueshme nga Buxheti i Konsoliduar i
Kosovës që të financojë themelimin e ART-it dhe vitin e parë të veprimtarisë së tij.
(2) Mëtutje, ART-i do të jetë i vetë-financuar, duke mbuluar shpenzimet e
arsyeshme dhe përkrahjen adekuatë administrative dhe teknike, shumë kjo e cila nuk
do të jetë më e vogël se shuma e ndarë vitin paraprak, përveç nëse kuvendi vendos
ndryshe.
(3) Veprimet e ART-it do të financohen nga paratë të cilat do të mbledhen përmes
aplikimit transparent të tarifave rregullative në pajtim me këtë ligj, duke përfshirë, por
duke mos u kufizuar vetëm në:
(a) autorizimet;
(b) liçensimet;
(c) dhënjen e numrave, dhe
(d) akordimin e të drejtës për përdorim të spektrit frekuencor.
(4) Të gjithëa fondet e mbledhura nga ART-i, do të depozitohen në një llogari të
krijuar enkas për përdorimin e tij në Autoritetin e Bankave dhe Pagesave të Kosovës
(BPK). ART-i do të përdorë standarde të kontabilitetit për të gjithëa llogaritë e saja
në pajtim me ligjet e Kosovës. Teprica e krijuar nga taksat, liçensimet dhe autorizimet
që e kalojnë shumën e buxhetit të miratuar nga Kuvendi për ART-in, do të derdhet në
Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
(5) ART-i do të emërojë një auditor të kualifikuar të jashtëm, që të bëjë
revizionimin e llogarive të tij në pajtim me ligjet e Kosovës.
(6) ART-i do t’i dorëzojë buxhetin për shqyrtim apo miratim Kuvendit, jo më pak
se 2 muaj para fillimit të secilit vit fiskal.
(7) Jo më vonë se 6 muaj pas mbylljes së secilit vit fiskal, ART-i do të pregatisë
dhe do t’i dorëzojë Kuvendit një raport vjetor që përmban detaje financiare, që i
përkasin aktiviteteve të ART-it për vitin paraprak. Një version elektronik i atij
raporti, do të publikohet në faqen zyrtare të ART-it në internët.
(8) Ministria do t’i ofrojë ART-it përkrahjen administrative të nëvojëshme për të
filluar punën e tij zyrtare, duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në,
shfrytëzimin e zyrave, shërbimeve komunale, paisjeve të zyrës, shërbimeve të
telekomunikacionit, personëlit administrativ, si dhe përkrahje në financa dhe
kontabilitet.
.
Nëni 6
Veprimet e bordit
(1) Autoriteti ligjor i ART-it, do të mbesë në bordin e tij. Vendimet e bordit do të
mirren në mënyrë transparente, të pavarura nga ndikimet politike, industriale apo nga
ndikimet tjera.
(2) Bordi do të përbëhet nga pesë (5) anëtar.
(3) Anëtarët e Bordit Rregullativ do të paguhen në pajtim me skemën aplikative të
pagave për anëtarët e Kuvendit, e cila do të pasqyrohet në buxhetin fillestar të ART-it
dhe do t’i prezentohet Kuvendit për miratim.
(4) Ministri i Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit në konsultim me
Kryeministrin, do të emërojë një anëtarë të bordit që të jetë kryesuesi i atij bordi.
Kryesuesi, do të udhëheqë takimet dhe aktivitetet e bordit, do të merr përgjegjësinë
për administrimin e ART-it, si dhe do të mbikqyrë zgjedhjen, punësimin, përfundimin
e kontratave si dhe administrimin e përgjithëshëm të të punësuarve.
(5) Secili anëtar i bordit rregullator do të shërbejë me një mandat prej 5 vitesh nga
data e emrimit të tij. Numri i emërimeve për një anëtar do të jetë vetem dy mandate.
Për t’u siguruar që mandatët e jo më shumë se 2 anëtarëve të skadojnë brenda një viti
kalendarik, mandatët e anëtarëve fillestarë mund të shtyhen.
(6) Shumica e anëtarëve ekzistues të bordit, do të formojnë bazën për udhëheqjen
e punëve të bordit. Secili anëtar, duke përfshirë edhe kryesuesin, do të kenë të drejtë
në vetëm një votë, me votimin nga shumica e anëtarëve për një punë, do të ndërmerret
çfarëdo lloj aktiviteti. Në rast se vie deri te votimi i barabartë ndërmjet anëtarëve,
kryesuesi do të jap votën përfundimtare e cila do të jetë vendimmarrëse.
(7) Bordi do të takohet aq shpesh sa është e nëvojshme, mirëpo jo më pak se një
herë gjatë secilit muaj kalendarik, me qëllim të ushtrimit të aktiviteteve të tij.
Takimet e bordit do të jenë të hapura për publikun, përveç nëse nuk vendoset ndryshe
nga bordi ose në bazë të udhëzimeve të tija administrative ose në baza të rastësishme.
(8) Bordi është i autorizuar të adoptojë politika me shkrim të cilat përcaktojnë
detyrat dhe funksionët e caktuara për personëlin e ART-it.
(9) Përmbledhjet e të gjithëa takimeve të ART-it, do të jenë të hapura për
shqyrtim publik.
.
Nëni 7
Kualifikimi, konfirmimi, dorëheqja
dhe largimi i anëtarëve
.
(1) Anëtarët e bordit rregullator, me rekomandim të Ministrsë së Transportit,
Postës dhe Telekomunikacionit, i propozon Qeveria dhe do të emërohen nga
Kuvendi.
(2) Lista e personave të emëruar për të qenë pjestarë të bordit të parë, do t’i
dorëzohet Kuvendit për shqyrtim jo më vonë se 30 ditë pas ditës së hyrjes në fuqi
të këtij ligji.
(3) Anëtarët e bordit duhet të kenë kualifikimin superior shkollor dhe njohuri
të specializuara për telekomunikacion nga fusha e politikës, frekuencave,
interkonëksionit, tarifave, jurisprudences, ekonomisë, standardizimeve apo të kenë
së paku 10 vjetë përvojë punë në sektorin e telekomunikacionit.
(4) Anëtarët e bordit do të punojnë për ART-in me orar të plotë dhe nuk do
të marë pjesë në asnjë aktivitet tjetër komercial pa marë parasysh nëse antari mer
apo jo kompensim për një aktivitet të tillë. Si kusht për pranimin e pozitës, nëse
ndonjë anëtar punon për ndonjë zyrë, atëherë atij do ti duhet që të kërkojë
dorëheqje nga një zyrë e tillë apo çfarëdo vendpunimi tjetër. Gjithëashtu, nga një
anëtar do të kërkohet që të ndalë çfarëdo aktiviteti afarist privat apo aktivitete dhe
interesa tjera financiare në ndërmarrjet që janë nën jurisdiksionin e bordit, si dhe
përndryshe të pajtohet me dispozitat mbi standardet e sjelljes të ART-it.
(5) Me dy të tretat e votave të anëtarëve, bordi do të largojë një anëtar në
bazë të jo -kompetencës profesionale apo sjelljeve të këqija. Bazat specifike për
largimin apo dorëheqjen e detyrueshme të një anëtari do të përfshijnë, por nuk do
të kufizohen vetëm në kriteret vijue:
(a) vdekja;
(b) paaftësia psiqike apo fizike
(c) diskualifikim sipas dispozitave të këtij ligji
(d) falimentimi apo paaftësia paguese
(e) mungesa e paarsyestuar në tri mbledhje zyrtare apo të zakonshme të
njëpasnjëshme të ART-it
(f) dënim për kundravajtje apo vepër penale
(g) interes personal, bashkëshortor apo interes të drejtpërdrejtë familjar në
ndonjë liçensë të lëshuar sipas këtij ligji; dhe/apo,
(h) pëfitime financiare nga çfarëdo paisje e telekomunikacionit apo cilido
furnizues apo ofrues i shërbimeve.
(6) Çdo shakrkim nga detyra në pajtim me nenin 7 (5) do të jetë objekt i
shqyrtimit nga Kuvendi.
(7) Nëse një anëtar i bordit dëshiron që të tërhiqet nga bordi, ai duhet që 3 muaj
më parë të dërgojë një njoftim për dorëheqje tek kryesuesi i bordit.
< 21 |
faqe - 22 - |
23 > |