Jump to content

Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/187

Nga Wikibooks
 
 
   KREU II
   RRUGËT PUBLIKE
   Neni 4
   4.1. Rrugët publike kategorizohen në:
   a) Rrugë magjistrale
   b) Rrugë regjionale,
   c) Rrugë lokale dhe
   d) Rrugë në vendbanime.
   4.2. Statusi i rrugëve magjistrale dhe regjionale nuk është i prekur (i goditur) kur këto rrugë
   kryqëzojnë hapësirët urbane.
   Neni 5
   5.1. Ministria është autoritet për rrugë publike magjistrale e regjionale.
   5.2. Komuna është autoritet për rrugë publike lokale dhe ato në vendbanime.
   5.3. Ministria mban një regjistër i cili përmbanë evidencën e të gjitha rrugëve publike.
   5.4. Ministria është e obliguar të informoj Qeverinë për kryerjen e kategorizimit të rrugëve.
   Neni 6
   6.1. Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale dhe Komuna rrugë lokale mund:
   a) Të caktoj rrugë të veçanta për qëllime të veçanta.
   b) Të ndaj një klasë të veçantë të rrugëve në nënklasë.
   6.2. Sipas shfrytzimit të tyre, rrugët publike mund të jenë të destinuara për pjesëmarrës në
   komunikacionin rrugor ( për automjete motorike, bicikleta, këmbësorë dhe shfrytëzues të
   tjerë), ose vetëm për automjete motorike.
   Neni 7
   7.1. Ministria mund të kategorizoj cilën do rrugë publike ekzistuese ose ndonjë rrugë të
   propozuar publike si rrugë magjistrale ose si rrugë regjionale.
   7.2. Komuna mund të kategorizojë ndonjë rrugë ekzistuese të pakategorizuar si rrugë lokale.
   7.3. Ministria nxjerr akt të veçantë mbi kategorizimin e rrugëve në pajtim me nenin 4 të këtij ligji.
   Neni 8
   8.1. Ministria është përgjegjëse për menaxhim, mirëmbajtje dhe ndërtim të rrugëve magjistrale dhe
   regjionale, ndërsa Komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe ato në vendbanime.
   8.2. Komuna duhet të kërkoj këshilla nga Ministria për menaxhimin,mirëmbajtjen dhe ndërtimin e
   rrugëve lokale dhe atyre të vendbanimeve.
   8.3. Ministria me akte të veçanta përcakton rregullat specifike dhe kompetencat e Departamentit të
   Infrastrukturës rrugore të Ministrisë dhe të Drejtorisë së rrugëve.
   Neni 9
   9.1. Komuna me kërkesë të Ministrisë bënë eksproprijimin e çfardo pjese të tokës, përrua,
   ujëra , kanal, gardh ose mur, marrja dhe përvetsimin i të cilave Ministria mendon se
   është e nevojshme për shfrytëzim, ndërtim, ose mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe
   regjionale.
   9.2. Komuna bënë eksproprimin e çfardo pjese të tokës, përrua, ujëra, kanal, gardh ose mur,
   marrja dhe përvetsimi i të cilave, është e nevojshme për shfrytëzim, ndërtim ose
   mirëmbajtjen e rrugëve lokale.
   9.3. Kur Ministria ose Komuna duhet të eksproprioj ndonjë pjesë të tokës, përrua, ujëra,
   kanal, gardh ose mur në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni,ate duhet ta zbatoj në bazë
   të Ligjit mbi Eksproprijimin.
   Neni 10
   Mirëmbajtja dhe ndërtimi i rrugëve publike do të financohet nga përvetësimet e Buxhetit të
   Konsoliduar të Kosovës. Gjatë përcaktimit të shumave të përvetësimeve në fjalë, Kuvendi do të
   marrë parasysh si vijon”:
   a) tatimet mbi konsumimin e karburanteve
   b) tarifat e regjistrimit të automjeteve
   c) tarifat për përdorimin e rrugëve
   d) tarifat nga koncesionet
   e) donacionet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve
   Neni 11
   Asnjë personi juridik ose fizik nuk i miratohet kërkesa për bartjen e pronësisë në rrugë
   publike ose ndaj një pjese të rrugës publike.
 
 

< 186
faqe
- 187 -

188 >