Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/188
Appearance
KREU III MIRËMBAJTJA Neni 12 Ministria nxjerr planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore për rrugët magjistrale dhe regjionale, ndërsa Komuna nxjerr planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore për rrugët lokale. Neni 13 13.1. Ministria është përgjegjëse për mirëmbajtjën e shenjave të trafikut në rrugët magjistrale dhe regjionale,ndërsa Komuna është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut në rrugët lokale. 13.2. Ministria është përgjegjëse për mirëmbajtjen e shenjave të trafikut në kryqëzimet e rrugëve magjistrale dhe regjionale me linjat e hekurudhës, ndërsa Komuna është përgjegjëse për mirëmbajtjen e shenjave trafikut në kryqëzimet e rrugëve lokale me linjat e hekurudhës. Neni 14 Ministria për rrugë magjistrale e regjionale, ndërsa komuna për rrugë lokale mund të lidhin kontrata me kompanitë e besueshme të cilat janë lëndë e legjislacionit për prokurim. KREU IV NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKTIMI Neni 15 Ministria nxjerr rregulla mbi kriteret teknike për ndërtimin dhe rekonstruktimin e rrugëve publike. Neni 16 16.1. Ministria nxjerr planin vjetor të ndërtimit dhe të rekonstruktimit të rrugëve magjistrale dhe regjionale, ndërsa Komuna nxjerr planin vjetor të ndërtimit dhe rekonstruktimit të rrugëve lokale. 16.2. Komuna informon Ministrinë mbi programin vjetor të ndërtimit të rrugëve lokale. 16.3. Ministria koordinon programet e ndërtimit dhe rekonstruktimit për Autoritetet e rrugëve publike. Neni 17 17.1. Komuna dhe pronarët e rrugëve të pakategorizuara informojnë Ministrinë lidhur me planin për ndërtim dhe lidhjet e rrugëve të tyre me rrugët magjistrale dhe regjionale. 17.2. Pronarët e rrugëve të pakategorizuara që dëshirojnë të kenë çasje në rrugë magjistrale ose regjionale jashtë hapësirëve urbane duhet të sigurojnë lejën nga Ministria. Neni 18 Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale, dhe Komuna për rrugë lokale, cakton rregulla sipas standardeve për ndërtim dhe rekonstruktim të rrugëve publike. Neni 19 19.1. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë një vlerësim mbi ndikimin në ambient për çfardo propozimi të zhvillimit të rrugës që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës magjistrale ose regjionale. 19.2. Komuna në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë një vlerësim mbi ndikimin në ambient për çfarëdo propozimi të zhvillimit të rrugës që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës lokale. 19.3. Vlerësimi i ndikimit në mjedis përgatitet në pajtim me procedurën e paraparë me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit 19.4. Vlerësimi mbi ndikimin në ambient duhet të përmbaj, por nuk është i kufizuar në informacione të veçanta vijuese: a) një përshkrim të propozimit të ndërtimit të rrugës,duke përmbajtur informacione për pozitën,konstruksionin, masën, karakteristikat fizike dhe kriteret për përdorimin e tokës për ndërtim; b) të dhënat e nevojshme për të identifikuar dhe vlerësuar efektet kryesore që propozimi i ndërtimit të rrugës mund të ketë ndaj ambientit; c) një përshkrim të efekteve të mundshme të rëndësishme për ambientin lidhur me ndërtimin e rrugës së propozuar; dhe f) ku janë identifikuar efekte të kundërta ndaj ambientit, përshkrimi i masave të parashikuara për të penguar,redukuar dhe nëse është e mundshme për të rregulluar këto efekte. 19.5. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë rregullat e detajizuara të një vlerësimi mbi ndikimin në ambient. 19.6. Rregullat mbi vlerësimin e ndikimit në ambient do t’i aprovoj Qeveria. Neni 20 20.1. Ministria është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut mbi rrugët e ndërtuara magjistrale dhe regjionale. 20.2. Komuna është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut mbi rrugët e ndërtuara lokale. 20.3. Ministria dhe Komuna janë përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut që kanë lidhje me kryqëzimet e rrugëve publike me linjat hekurudhore, secila në fushën e kompetencave që kanë për llojin e caktuar të rrugëve.
< 187 |
faqe - 188 - |
189 > |