Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/186
Appearance
KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Me këtë ligj rregullohet pozita juridike e rrugëve publike, ndërtimi, mirëmbajtja e rrugëve, masat mbrojtëse, qeverisja, financimi dhe mbikëqyrja e rrugëve publike. Neni 2 “Person i Autorizuar ” e ka kuptimin e një personi i cili autorizohet që të ndërmarrë veprime të caktuara në përputhje me atë që përcakton ky ligj; “Rrugë” e ka kuptimin e një sipërfaqeje të tërë të ndonjë drejtimi të përcaktuar për komunikacion; “Ndërtimi” e ka kuptimin e ndërtimit ose rindërtimit të rrugës dhe bërjen e ndonjë pune tjetër të domosdoshme për ta vënë rrugën në gjendje të sigurtë për shfrytzim nga automjetet,por nuk përfshinë mirëmbajtjen; “Vlerësimi mbi efektet në mjedis” e ka kuptimin e një studimi gjithëpërfshirës mbi efektet e mundshme të ndikimit të ndonjë zhvillimi të propozuar të rrugës në mjedis; “Rrugë Lokale ” e ka kuptimin e rrugës publike zyrtarisht të kategorizuar si rrugë lokale, që lidhë hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune; “Mirëmbajtja” e ka kuptimin e mbajtjes dhe riparimit të një rruge ose ndonjë pune tjetër të domosdoshme që ta mbaj rrugën në gjendje të mirë; “Rrugë Magjistrale ” e ka kuptimin e rrugës publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë magjistrale, që lidhë qytetet e mëdha dhe të cilat mund të shërbejnë si lidhje me shtetet fqinje; “Ministria” e ka kuptimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit; “Komuna” e ka kuptimin e përkufizimit të Komunës siç parashihet në Rregullore të UNMIK-ut 2000/45; “Rrugë Publike” e ka kuptimin e rrugës magjistrale, regjionale, lokale dhe rrugës në vendbanime me të drejtë të drejtimit për komunikacion publik; “Autoriteti i Rrugës Publike” e ka kuptimin e autoritetit administrativ përkatës të emëruar nga Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale dhe Komuna për rrugë lokale dhe rrugë në vendbanime; “Rrugë Regjionale ” e ka kuptimin e një rruge publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë regjionale, që lidh dy e më tepër qytete të mëdha; “Rrugë Lidhëse” e ka kuptimin e një rruge që lidh stacionet hekurudhore,aeroportet, terminalet ose hapësirët e banimit me rrugët publike që është e njohur zyrtarisht nga Ministria si e tillë; “Brez Mbrojtës Rrugor ” e ka kuptimin e hapësirës të përcaktuar nga Ministria anash rrugës, ku kufizimet në lidhje me shfrytzimin e saj janë zbatuar me qëllim të përfshirjes të brezit rrugor dhe atij mbrojtës të rrugëve publike; “Rrugë e Pakategorizuar” e ka kuptimin e çdo rruge që nuk është rrugë publike, pronari i së cilës është një qytetar apo grup qytetarësh, dhe nuk është nën përgjegjësinë e Ministrisë, por e cila është jozyrtarisht e shfrytzuar nga këmbësorët , automjetet dhe mjeteve tjera lëvizëse që lëvizin anash në hapësirën e pashënuar; “Zonë Urbane” e ka kuptimin e teritorit nën juridiksionin e Komunës kufijt e së cilës janë caktuar me shenja të rrugëve; dhe “Peshat dhe Dimensionet” e ka kuptimin e parametrave specifik në peshë,gjatësi,gjerësi dhe lartësi të automjeteve. Neni 3 Rruga publike është për përdorim të përgjithshëm dhe sferë interesi për Kosovën.
< 185 |
faqe - 186 - |
187 > |