Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/181
Appearance
Neni 15 Dispozitat ndë shkimore 15.1. Me denim me gjobë në shumë prej 5.000 deri në 20.000 euro dënohet personi që: - prodhon, importon, ripaketon ose vë në qarkullim plehrat artificiale të cilat nuk i përgjigjen cilësisë sipas standardeve të përcaktuara. (neni 5) - merret me prodhimin, importimin, ripaketimin ose shitjen e plehrave artificiale e për këtë nuk është i regjistruar (neni 4) - vënë në qarkullim plehrat artificiale në kundershtim me kushtet e certificates - shet sasinë e plehut artificial për të cilën është lëshuar ndalesa për shitje (neni 9) - shet prodhim të falsifikuar të plehrave artificiale (neni 13) 15.2. Nga pika 1 e këtij neni, përveç dënimit do të shqiptohet edhe masa mbrojtëse e marrjes së përfitimit të arritur me shitjen e plehrave artificiale jo cilësor si dhe marrja e tërë sasisë së plehut artificial nga importi nëse nuk i përgjigjet cilësisë së përcaktuar apo përmban materje të dëmshme. 15.3. Me dënim me gjobë në shumë prej 1.000 deri në 15.000 euro dënohet personi që: - vë në qarkullim plehra artificiale me markë të falsifikuar (neni 12) - vë në qarkullim plehra artificiale pa etiketë në paketim - importon plehra artificial pa certifikatë të cilësisë dhe origjinës (neni 12.2/c). - pengon inspektorin në kryerjen e detyres zyrtare apo i jep inspektorit deklaratë të rrejshme (neni 8) - nuk i ofron ndihmë inspektorit në kryerjen e detyrës (neni 7.2) - vë në qarkullim plehra artificiale me mungesë në peshë (neni 14) Neni 16 Të hyrat e krijuara nga taksat 16.1. Të hyrat e krijuara nga taksat për shërbime dhe gjobat sipas këtij Ligji barten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për ti derdhur në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës
< 180 |
faqe - 181 - |
182 > |